LIVE UPDATES
Bota

Gjendje e rënduar në Rahovec e Gjakovë nga përmbytjet! REL: Dhjetëra persona të evakuuar, kërkohet ndërhyrje nga qeveria

Familjet e evakuuar nga fshati Brekoc janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër. Në këtë fshat, një lagje të banuar kryesisht me romë, është vërshuar tërësisht për shkak të rritjes së nivelit të Lumit Erenik bëri të ditur Nehat Koqinaj, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.

17 Shtator 2022, 15:31 Nga e.k
Gjendje e rënduar në Rahovec e Gjakovë nga përmbytjet! REL:
Pamje nga përmbytjet

KOSOVË- Për shkak të vërshimeve, nëntë familje me së paku 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë, thanë të shtunën nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Qeveria e Kosovës tha se për shkak të vërshimeve, niveli qendror është në gjendje gatishmërie për të ndihmuar qytetarët.

Familjet e evakuuar nga fshati Brekoc janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër. Në këtë fshat, një lagje të banuar kryesisht me romë, është vërshuar tërësisht për shkak të rritjes së nivelit të Lumit Erenik bëri të ditur Nehat Koqinaj, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.

Duke iu referuar gjendjes në Gjakovë, Koqinaj tha se situata aktualisht është nën kontroll dhe Agjencia ka kërkuar mbështetje edhe nga niveli qendror për sanimin e situatës. Për shkak të reshjeve të shiut, që nisën në orët e para të 17 shtatorit, vërshime janë rapotuar edhe në Rahovec. Autoritetet kanë bërë të ditur se nga vërshimet nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në Gjakovë dhe Rahovec ka disa shtëpi dhe makina të dëmtuara.

“Ka vërshime në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra të Rahovecit. Deri më tani, janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe komunat respektive. Deri më tani nuk kemi ndonjë raport se dikush ka pësuar përveç dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, pra ka dëme në disa rrugë, automjete dhe në disa shtëpi, nëpër bodrume”, tha Elezaj.

Elezaj më vonë tha se kanë nisur pastrimin e disa rrugëve, duke shtuar se edhe një rrugë në Malishevë është bllokuar dhe e njëjta po pastrohet nga mbeturinat.

"Situata ka qenë pak më e rënduar në Gjakovë dhe Rahovec. Në Malishevë ka pasur vetëm një rrugë të bllokuar, tash veçse po bëhen përpjekjet që të pastrohet rruga nga mbeturinat. Ndërkaq, në Gjakovë përveç policisë dhe autoriteteve komunale, janë angazhuar edhe zjarrfikësit. Disa rrugë kanë qenë më të rënduara për shkak të mbledhjes së ujërave. Disa rrugë veçse janë pastruar. Rrugët nacionale nuk kanë qenë të bllokuara asnjëra", tha ai.

Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha për Radion Evropa e Lirë se një pjesë e madhe e fshatrave të kësaj komune janë prekur nga vërshimet.

“Aktualisht gjendja është e qetë, reshjet janë ndërprerë, mirëpo dëme ka të jashtëzakonshme. Jemi në terren duke e inspektuar gjendjen. Ka dëme në ekonomi familjare, dëme në bujqësi, në infrastrukturë publike, në të gjitha”, tha Morina për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës tha se institucionet qendrore janë “në gjendje gatishmërie” që të ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshimet.

“Është ngritur niveli i gatishmërisë dhe nga Prishtina është nisur një njësi me pompa për tërheqje të ujit me kapacitet të madh”, u tha në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, u bë e ditur se Agjencia e Menaxhimit Emergjent – që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme – ka vënë në gatishmëri njësinë për kërkim-shpëtim, “por aktualisht nuk ka nevojë për një veprim të tillë”. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga rrugët e vërshuara të Gjakovës dhe Rahovecit, ku shihen edhe makina pothuajse të mbuluara nga uji.

I gjithë vendi të shtunën është përfshirë nga moti me shi dhe shkarkime rrufesh.

Marrë nga REL

permbytjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës