Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash që është rrëzuar si pasojë e sulmeve.
RUSI- Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Në mesin e të vrarëve është edhe një gjashtëvjeçar, ndërsa tri viktima tjera janë konfirmuar në hapësirat e një blloku banesash që është rrëzuar si pasojë e sulmeve.
Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dëme janë shkaktuar në dhjetëra lokacione në kryeqytetin ukrainas. Sulmet ruse kanë vazhduar pavarësisht kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës, nëse lideri rus, Vladimir Putin nuk pajtohet për armëpushim deri më 8 gusht.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë përmes një postimi në Telegram se dritaret e një spitali për fëmijë në rajonin Shefçenski janë thyer tërësisht. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se Kievi është dëshmitar i një “mëngjesi të tmerrshëm” dhe që ende ka njerëz nën rrënoja.
Sipas tij, presidenti Trump është treguar “shumë i durueshëm” me Putinin, dhe që tani është koha për “presion maksimal ndaj Moskës” përmes sanksioneve. Më herët gjatë korrikut, Trump pati vendosur një ultimatum 50-ditor për Kremlinin që të arrijë një marrëveshje me Kievin, ose në të kundërtën do të përballet me pasoja ekonomike.
Të hënën, Trump e ka zvogëluar ultimatumin në “10 deri në 12 ditë”, duke shprehur pakënaqësinë e tij për veprimet e Putinit në Ukrainë, pas më shumë se tre vjetëve prej kur Moska e ka nisur luftën në këtë shtet.
Trump nuk ka thënë se presidenti rus po e gënjen, por që ka kundërthënie në mes të retorikës së Putinit në bisedat e tyre telefonike, dhe më pas në nisjen e raketave në qytetet ukrainase.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
foto ITALI- Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike t&e...
foto ilustruese GAZA- Të shtënat me armë zjarri izraelite vranë të paktën 30 palestinezë që prisnin ndihmë...
Harris SHBA- Ish-nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris njoftoi se nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornis&eu...
osbe HELSINKI- Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënu...
foto ilustruese RUSI- Ka qenë një nga tërmetet më të forta të regjistruara ndonjëherë, por deri më tani nuk ka...
Foto FRANCË- Franca ka ritheksuar se sektori i verës dhe pijeve alkoolike të përjashtohet nga tarifat e Trump. Ministri...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një marrëveshje të re tregtare me Korenë e Jugut. Trump bëri me di...
mark carney KANADA- Kryeministri Mark Carney ka thënë se Kanadaja planifikon të njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të vendosu...
Foto nga vendi i ngjarjes AZIA- Disa balena u panë të nxjerra nga valët e fuqishme të cunamit që goditën bregun e Japoni...