LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiçit dhe Putinit

30 Maj 2022, 18:18 Nga DOSJA
Analiza e REL: Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes
Putin dhe Vucic

Pas bisedës mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë për marrëveshjen e re të gazit ndërmjet dy vendeve, publiku mësoi më shumë detaje rreth gazit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mësoi se në agjendë ishte edhe Kosova.

Përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës në depon e mallrave rezervë, vendosi të japë detaje përmes një deklarate për media, presidenti i Rusisë e ka paraqitur informacionin në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të Kremlinit.

Serbia është kryesisht e varur nga gazi rus dhe marrëveshja mes dy vendeve skadon më 31 maj. Prandaj, Vuçiqi dhe Putini biseduan në telefon më 29 maj për marrëveshjen e re dhe kushtet për Serbinë, që një prej shteteve të rralla që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës zyrtare, pas pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë, Serbia mbështeti disa rezoluta të OKB-së dhe BE-së, në të cilat dënoi agresionin kundër Ukrainës.

Për këtë shkak, por edhe për faktin që Rusia pezulloi dërgimin e gazit për Bullgarinë fqinje, si dhe për disa vende të tjera, biseda mes Vuçiqit dhe Putinit shtoi interesimin e mediave botërore.

Ja çfarë dihet pas këtij takimi, por edhe ajo që mbeti e panjohur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për media ka thënë se kontrata e re do të nënshkruhet për tre vjet. Marrëveshja do të nënshkruhet me kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom.

Të njëjtën kontratë e rinovuan edhe Hungaria dhe Moldavia. Ndërkohë që Hungaria nënshkroi një marrëveshje 15-vjeçare, Rusia u pajtua me Moldavinë për një kontratë pesëvjeçare.

Nuk dihet se çfarë ka ndikuar në afatin e dakorduar të kontratës së shpallur për Serbinë. Në një deklaratë zyrtare nga Kremlini nuk përmendet afati për të cilin është zgjatur kontrata.

Sipas asaj që ka thënë presidenti i Serbisë, me Putinin nuk ka biseduar për çmimin e gazit për Serbinë. Në nëntor të vitit 2021, Vuçiq u mor vesh me Putinin për një çmim gjashtëmujor prej 270 dollarësh për një mijë metra kub.

Më 29 maj, Vuçiqi tha se pret që çmimi i gazit për Serbinë, sipas formulës së rënë dakord, do të varet nga çmimi i naftës dhe se, madje edhe kur nafta është më e shtrenjta, çmimi i gazit që do të paguajë Serbia do të jetë nga 310 deri në 408 dollarë për një mijë metra kub gaz. Ai tha se tashmë i kishte dërguar një letër Gazpromit për të diskutuar për sasitë.

Përderisa Qeveria hungareze i mban sekrete detajet e marrëveshjes së nënshkruar me Rusinë, Moldavia njoftoi në fund të vitit 2021 se kishte rënë dakord për një çmim prej 450 dollarësh për një mijë metër kub gaz rus.

Në deklaratën e tij, presidenti i Serbisë po ashtu tha se çmimi për Serbinë do të varet nga çmimet në tregun botëror.

Ndryshe nga presidenti i Serbisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka publikuar informacione për bisedën në faqen zyrtare të Kremlinit.

Në komunikatën e shkurtër, në pjesën për gazin, nuk jepen detajet e paraqitura nga Vuçiqi. Aty thuhet se është rënë dakord që Rusia “do të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror pa pengesë”.

Që të dy, Vuçiqi dhe Putini, në deklaratë, gjegjësisht, komunikatë, kanë përmendur se kanë biseduar për situatën në Ukrainë.

Përderisa deklarata zyrtare e Kremlinit nuk përmend asgjë më shumë për këtë temë, Vuçiq u tha gazetarëve, pas bisedimeve me Putinin, se ai ia theksoi Putinit qëndrimin e Serbisë se Beogradi do të donte që “paqja në Ukrainë të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkaq që presidenti rus dha informacione nga këndvështrimi i vet”.

“Më tha se ka një marrëveshje të ofruar, kontratë, me të cilën ata janë njohur, e cila është në tryezë në Moskë, Kiev dhe në qendrat e tjera të Perëndimit”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se kishte dëgjuar disa elemente të marrëveshjes, por se Serbia është një vend i vogël për t’'i zgjidhur ato probleme dhe se “vetëm shpreson se do të vendoset paqja”.

Vuçiqi nuk i shpalosi detajet e marrëveshjes.

Në komunikatën e Kremlinit, këto detaje nuk përmenden.

Në deklaratën e tij, presidenti i Serbisë nuk ka përmendur se është folur edhe Kosova.

Megjithatë, ky informacion bëhet i ditur në komunikatën e Kremlinit, ndonëse pa më shumë detaje.

Bisedimet për këtë temë u bënë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 prill, tërhoqi një paralele midis ish-krahinës së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe pjesëve të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, gjë që, ndryshe nga rasti i Kosovës është dënuar nga shumica në bashkësinë ndërkombëtare.

Në komunikatën e Kremlinit theksohet se të dy burrështetasit diskutuan gjithashtu lidhur me hapat për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik.

“Është rikonfirmuar gatishmëria e ndërsjellë për forcimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, në bazë të lidhjeve tradicionalisht të ngushta mes popujve të të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Kremlinit.

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është paralajmëruar në momentin kur Rusia po përballet me paralajmërimet për pakon e gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia, deri më tash, nuk është harmonizuar me asnjë nga këto pako të sanksioneve.

As Putini dhe as Vuçiqi nuk e kanë komentuar informacionin e publikuar nga disa media në Serbi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vijë në Beograd, më 7 qershor.

Nëse ky informacion konfirmohet, do të ishte vizita e parë e tillë e nivelit të lartë nga një zyrtar rus, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Tri ditë më vonë, sipas mediave gjermane, kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Serbinë./REL/

Sondazh

Poll

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec