Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
32-vjeçari Gershkovich u arrestua në 29 mars të vitit 2023 në qytetin e Yekaterinburgut gjatë një udhëtimi në Rusi për përgatitjen e një reportazhi.
RUSI- Gazetari i gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich vazhdon të jetë i fortë edhe pse ka më shumë se 1 vit që ndodhet i burgosur në Moskë, njoftoi ambasada amerikane pas takimit që pati me të ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy, të enjten.
32-vjeçari Gershkovich u arrestua në 29 mars të vitit 2023 në qytetin e Yekaterinburgut gjatë një udhëtimi në Rusi për përgatitjen e një reportazhi. Autoritetet ruse e arrestuan atë për spiunazh nën akuzat se po përpiqej të mblidhte informacione për një kompani të mbrojtjes ruse, informacione që sipas tyre përbëjnë sekret shtetëror. Vetë gazetari, gazeta “The Wall Street Journal” dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara i kanë hedhur poshtë me forcë akuzat për spiunazh.
“Javën e ardhshme do të mbushet 1 vit që nga dita kur ai u arrestua në mënyrë të paligjshme nga autoritetet ruse. Evani vazhdon të jetë i fortë dhe të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht vështirësive, por është tragjike që ai po pret të dalë para gjyqit dhe të gjykohet për një krim që nuk e ka bërë”, tha ambasada amerikane në një postim në gjuhën ruse në rrjetin Telegram.
Gazetarit Gershkovich deri më tani i janë refuzuar të gjitha kërkesat, në të cilat ai ka kundërshtuar që të mbahet pas hekurave në burgun Lefortovo në Moskë, ndërsa pret gjyqin mbi akuzat për spiunazh, për të cilat parashikohet dënim deri në 20 vjet burg.
Uashingtoni është zotuar se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme” për të kthyer në atdhe gazetarin Gershkovich dhe ish marinsin amerikan Paul Whelan, i dënuar në 2020 për spiunazh. Ai po vuan një dënim prej 16 vitesh burgim në një burg në Rusi. Ai i ka mohuar akuzat për spiunazh.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se gazetari Gershkovich mund të lirohet në këmbim të një rusi që është burgosur jashtë vendit, por deri më tani, nuk është arritur një marrëveshje e tillë.
Marrë nga VOA
avioni GREQI- Greqia miratoi të enjten blerjen e shtatë avionëve zjarrfikës nga Kanadaja për të forcuar mbrojtjen e saj kund&...
Foto Ilustrim RUSI- Autoritetet ruse i kanë udhëzuar të enjten banorët e qarkut Graivoronski në rajonin rus në kufi me Ukrain...
foto ilustruese BRITANI- Numri i fëmijëve që jetojnë në varfëri në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një n...
Arvind Kejriwal DELHI- Politikani i njohur i opozitës dhe kryeministri i Delhi, Arvind Kejriwal është arrestuar nga agjencia e krimit finan...
Foto Ilustrim SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i ...
fotot ilustruese RUSI- Kohët e fundit Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh me dronë kundër Rusisë duke dëmtuar raf...
foto ilustruese RUSI- Agjencia ruse hapësinore Roscosmos ndërpreu nisjen e tre astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të...
Antony Blinken GAZA- Palestina i cilësoi të enjten turnetë rajonale të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken si të...
TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot një seancë të re seancë plenare në procesin e kërkuar nga nj&e...
fotot ilustruese GAZA- Ushtria izraelite thotë se rreth 600 luftëtarë palestinezë janë kapur në spitalin al-Shifa d...