LIVE UPDATES
Bota

Gashi: Ja si po e përcjellim përvojën amerikane në Kosovë

Programi u themelua në vitin 2004, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it). Prej themelimit, mbi 113 të rinj kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursës KAEF.

13 Shtator 2022, 21:42 Nga I.A
Gashi: Ja si po e përcjellim përvojën amerikane në
Qëndrim Gashi

KOSOVË- Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim ose KAEF është një program prestigjioz që ofron bursa në nivel masteri, për të rinjtë nga Kosova për të studiuar në universitetet më të shquara amerikane.

Programi u themelua në vitin 2004, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it). Prej themelimit, mbi 113 të rinj kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursës KAEF.

Këto ditë në SHBA ndodhet Zhvilluesi i Fondeve për KAEF-in, Qëndrim Gashi gjithashtu profesor në universitetin e Prishtinës. Me zotin Gashi bisedoi gazetarja Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, në këto vite të funksionimit të programit si do ta vlerësonit ecurinë e tij?

Qëndrim Gashi: Ky program ngërthen në vete bujarinë e popullit amerikan sepse ai u themelua pikërisht me fondet e USAID-it dhe vlerat amerikane të cilat tenton t’i avancojë, por edhe njohuritë praktike dhe profesionale, të cilat i marrin të rinjtë nga Kosova që vijnë dhe shkollohen në SHBA. Programi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm sepse ata që e kanë mbaruar atë, janë kthyer në Kosovë. Shumica prej tyre tani kontribuojnë në sferën ekonomike, organizatat joqeveritare, ndërkombëtare, dhe fushën e politikës, dhe të gjithë shquhen për arritjet e tyre. Kështu që programi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.

Zëri i Amerikës: Rikthimi në Kosovë është i detyrueshëm në kuadër të programit?

Qëndrim Gashi: Pikërisht. Pas mbarimit të programit duhet të kthehen në Kosovë për dy vite.

Zëri i Amerikës: Nisur nga aplikimet që me siguri duhet të ketë shumë, duke patur parasysh se këta të rinj shkojnë në universitete prestigjioze amerikane, sikurse Harvard University, Duke Universtity apo Geogetown e Columbia Universtity, si funksionon proçesi i përzgjedhjes për të fituar një bursë?

Qëndrim Gashi: Përzgjedhja, e cila bëhet nga disa ekspertë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, bazohet mbi potencialin që këta të rinjë kanë për të qenë të udhëheqës në fushat e tyre. Do me thënë potenciali i tyre që të kontribuojnë në Kosovë në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë. Këto janë parametrat që shihen. Natyrisht, arritjet e tyre profesionale dhe akademike janë elemente të rëndësishme, por i rëndësishëm është potenciali që kanë ata për të qenë aktorë të ndryshimeve në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Për shembull, si e di një i ri që ai u përzgjodh ishte më i miri dhe që ky është një program i bazuar tek meritokracia, si funksiononi ju me transparencën në këtë drejtim?

Qëndrim Gashi: Në këtë rast, programi e ka të konsoliduar praktikën e sjelljes së ekspertëve që vijnë nga jashtë, testet standartizuara që janë transparente, dhe në një farë forme nganjëherë ne e dimë që ia qëllojmë duke e parë rezultatin. Meqenëse rezultati është i shkëlqyeshëm, 100 për qind e atyre që janë përzgjedhur i kanë kryer me sukses të lartë studimet dhe janë kthyer në Kosovë, dhe kontribuojnë, atëherë besoj që jemi të kënaqur të gjithë. Problemi i vetëm është që programi nuk ka aq fonde sa të financojë aq sa ka talente dhe mundësi Kosova.

Zëri i Amerikës: Programi synon të fuqizojë udhëheqësit e ardhshëm të vendit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik të tij. Si i kontribuon programi këtij qëllimi?

Qëndrim Gashi: Programi i kontribuon këtij qëllimi në disa forma. E para, që unë dua ta nënvizoj është një aspekt trivial, por duhet ta ritheksojmë rëndësinë fundamentale që kanë raportet Kosovë-SHBA për Kosovën. Kjo është shumë e rëndësishme. Pasurimet me përvojat dhe njohuritë profesionale janë gjithashtu shumë të rëndësishme për këta të rinj që studiojnë në SHBA. Është edhe një përvojë tjetër, përtej asaj akademike, përvoja e të jetuarit në SHBA që i pajis ata gjithashtu me aftësi që i transferojnë në Kosovë. Dhe me kthimin në Kosovë, ata janë të gjithë pjesë e ndryshimeve që i realizojnë në komunitetin ku ata funksionojnë. Për më shumë, ata nuk janë vetëm aktorë individualë. KAEF-i funksionon edhe me anë të rrjetit të bursistëve (atyre që e kanë mbaruar programin), të cilët organizohen dhe mbajnë ngjarje të ndryshme, kontribuojnë. Para disa muajve, ata kishin zotimin e tyre që secili ta ndihmojë me përvojën dhe kapacitetin që kanë qeverinë e Kosovës pro-bono 40 orë në vit. Do me thënë, ata e transmetojnë edhe këtë shpirtin amerikan të vullnetarizmit. Kjo është shumë e rëndësishme, vlerat amerikane dhe lidhjet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Ju folët për vlerat amerikane.... ju e thatë që të studiosh në universitete amerikane, është një mundësi jo vetëm për dije profesionale, por për të përftuar nga dimensione më të gjera të kulturës amerikane. A ka qenë sfidues për ata që kanë studiuar në SHBA, të vijnë pse jo dhe me qasje që mund të tingëllojnë revolucionare për terrenin atje, që t’i zbatojnë këto vizione të tyre?

Qëndrim Gashi: Absolutisht. Në fakt, unë mund të ndaj përvojën time personale sepse edhe unë i kam mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një programit tjetër, jo KAEF-it. Por, sidoqoftë, me kthimin tim në Kosovë shpesh herë e kam parë që ka njërëz që si mekanizëm mbrojtës, nëse nuk kanë argument, e kam marrë përgjigjen “këtu nuk është Amerikë”. Ne të gjithë e dimë që aty nuk është Amerikë, por dëshirojmë që ta bëjmë Kosovën një vend më të zhvilluar ekonomikisht dhe në nivel të demokracisë. Avantazhi i një programi të strukturuar, është që këta studentë nuk do të jenë të vetmuar pasi të kthehen në Kosovë, por janë pjesë e një rrjeti dhe në këtë mënyrë ata mund t’i kontribuojnë ndryshimit së bashku. Siç e dini, për ne, për shqiptarët në përgjithësi, sfidë nuk është ta gjejmë një shqiptar të suksesshëm, por t’i bëjmë bashkë dy të suksesshëm, dhe ne tentojmë që t’i bëjmë bashkë më shumë se dy të suksesshëm. Prandaj, është shumë e rëndësishme që një program, i cili ka filluar në vitin 2004 të vazhdojë më tej. Fatkeqësisht, tani jemi në fazën kur duhet të fillojmë një epokë të re, ku kërkohet mbështetje nga qeveria e Kosovës, nga qeveria amerikane dhe sektori privat e fondacionet, në mënyrë që të zhvillohet KAEF-i mëtutje.

Zëri i Amerikës: Për thithjen e këtyre dijeve të reja dhe mënyrës amerikane të të bërit të gjërave, ju e shikoni më të vështirë terrenin në sektorin publik, apo atë privat? Ka një mendim të përgjithshëm që është sektori publik ai që është më i vështirë për t’u çarë.

Qëndrim Gashi: E vërtetë, absolutisht sektori publik, për shkak se incentivat e funksionimit brenda janë të tjera. Në sektorin privat, tek e fundit, njësitë matëse të profitit janë mjaft të qarta. Në qoftë se nuk ka sukses, ndryshohet kursi. Kurse në sektorin publik janë të tjera parametra që funksionojnë. Dmth, e vërteta është që në sektorin publik është gjithmonë më vështirë, por megjithatë ka edhe bursistë të KAEF-it të cilët në mënyrë të suksesshme kanë kontribuar, edhe kontribuojnë në sektorin publik në Kosovë.

Marrë nga VOA

qëndrim gashi kaef

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale