LIVE UPDATES
Bota

Gara presidenciale në SHBA, analiza e VOA: Ndikimi i politik i çështjes së Xhorxhias tek fushata e Trump

Ishte hera e parë që një ish-president amerikan fotografohej si i arrestuar. Zoti Trump përballet me 41 akuza sipas së cilave ai mori pjesë në një komplot kriminal për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

25 Gusht 2023, 18:53 Nga a.l
Gara presidenciale në SHBA, analiza e VOA: Ndikimi i politik i
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump, u paraqit të enjten në burgun e Qarkut Fulton të shtetit të Xhorxhias dhe më pas u tha gazetarëve se është i pafajshëm. Aktpadia kundër zotit Trump dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij në këtë shtet përmban 41 akuza për pjesëmarrje në skema për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të shtetit 2020.

Ishte hera e parë që një ish-president amerikan fotografohej si i arrestuar. Zoti Trump përballet me 41 akuza sipas së cilave ai mori pjesë në një komplot kriminal për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Zoti Trump u tha gazetarëve më pas se kundërshtarët e tij po përpiqeshin të sabotonin shanset e tij për të fituar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje. Nuk ka pasur kurrë më parë diçka të tillë në vendin tonë”, tha ish-presidenti Trump.

Ish-Presidenti Trump, i cili është kandidati kryesor për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit 2024, nuk është mbajtur i arrestuar dhe mund të vazhdojë të bëjë fushatë.

“Mund të ketë ndërlikime, veçanërisht pasi mbajtja e proceseve gjyqësore përkon me periudhën e zgjedhjeve”, thotë Elaine Kamarck, studiuese e shkencave politike tek Instituti Brookings.

Zoti Trump përballet me 91 akuza penale në katër raste të ndryshme. Ai akuzohet për mashtrim gjatë fushatës së vitit 2016 në Nju Jork, keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara në Florida dhe akuza se inkurajoi trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol në një gjykatë të Uashingtonit. Por disa analistë thonë se akuzat e Xhorxhias kanë peshën më të madhe.

“Akuza në Xhorxhia është më e rënda për të politikisht. Arsyeja pse e them këtë është sepse e kanë të regjistruar duke folur për mënyrën sesi donte të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve”, thotë Todd Belt, Drejtor i Shkollës së Menaxhimit Politik në Universitetin George Washington.

Në një tubim në Xhorxhia këtë javë, anëtarët e komuniteteve fetare u shprehën kundër thirrjeve për të hequr prokuroren e qarkut Fani Willis nga posti i saj pasi ajo po ndjek penalisht zotin Trump.

“Prokurorja e Qarkut Willis ka treguar guxim, integritet dhe përkushtim të palëkundur për të mbështetur parimet e drejtësisë që qëndrojnë në zemër të sistemit tonë ligjor. Përpjekjet e saj për të hetuar dhe ndjekur penalisht ish-presidentin Donald Trump dërgojnë një mesazh të fuqishëm se përgjegjësia nuk njeh kufij”, thotë Tonya Anderson, kryetare e Grupit Legjislativ të Afrikano-Amerikanëve.

Përballë gjykatës të enjten, dhjetëra mbështetës të ish-presidentit kritikuan akuzat.

“Qeveria jonë, para syve të të gjithëve, e shfrytëzon si armë sistemin e drejtësisë. Kjo është çmenduri”, thotë Anton Williams, mbështetës i ish-presidentit Donald Trump.

Rudy Giuliani, ish-avokati i zotit Trump, i cili është në mesin e 18 të bashkëpandehurve, tha se akuzat ishin të padrejta.

“Ky rast është luftë për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës. Kjo aktakuzë është shtrembërim i drejtësisë”, thotë zoti Giuliani.

Por analistët thonë se numri i madh i të pandehurve mund të jetë një faktor kyç në vërtetimin e çështjes kundër ish presidentit Trump.

Kur akuzon disa të pandehur në një çështje penale, shumë prej tyre mund të vendosin të bëjnë marrëveshje me një nga prokurorët për të ulur dënimin e tyre që do të merrnin në këtë rast. Duke e bërë këtë, ata do të duhet të bien dakord me prokurorin për të ofruar prova që prokurori nuk i ka tashmë”, thotë Todd Belt, Drejtor i Shkollës së Menaxhimit Politik në Universitetin George Washington.

Prokurorja Willis ka kërkuar nga gjykata që gjyqi kundër zotit Trump të fillojë më 23 tetor të këtij viti. Ish presidenti e kundërshtoi datën e gjyqit në një dosje të dorëzuar të enjten pasdite./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!