LIVE UPDATES
Bota

Gara për Kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve ende e paqartë, Kevin McCarthy shumë afër synimit të tij

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në radhë për zevëndësimin e Presidentit të vendit nëse ai nuk mund të përmbush detyrat e tij.

3 Janar 2023, 09:46 Nga I.A
Gara për Kryetarin e ri të Dhomës së Përfaqësuesve
Kevin McCarthy

SHBA- Sesioni i 118-të i Kongresit të Shteteve të Bahkuara nis punën të martën me gjithë vëmendjen e përqendruar tek mundësitë e ligjvënësit Kevin McCarthy për të siguruar votat e mjaftueshme nga kolegët e tij republikanë për t'u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në radhë për zevëndësimin e Presidentit të vendit nëse ai nuk mund të përmbush detyrat e tij.

Ligjvënësi 57 vjeçar nga Kalifornia, Kevin McCarthy, i cili për një kohë të gjatë është përpjekur të marrë kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, të përbërë nga 435 ligjvënës, tani është shumë afër arritjes së synimit të tij, por ende nuk e ka të sigurt shumicën e nevojshme prej 218 votash.

Republikanët fituan një shumicë të ngushtë 222-213 në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar dhe do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët dhe kryetarja në largim Nancy Pelosi. Demokratët, tani kanë një shumicë 51-49 në Senat, ku në dy vitet e fundit kishin numër të barabartë senatorësh me republikanët dhe kishin nevojë për mbështetjen e nënpresidentes Kamala Harris për të miratuar një pjesë të ligjeve, të nevojshme për avancimin e axhendës së Presidentit Joe Biden.

Ligjvënësi konservator McCarthy fitoi 188 vota në grupin e ligjvënësve republikan në nëntor dhe që atëherë ka siguruar më shumë mbështetje në përpjekjen e tij për të arritur shumicën prej 218 votash për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Por një grup i ekstremit të djathtë brenda republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, pesë ose më shumë, janë shprehur kundër kandidaturës së ligjvënësit McCarthy për postin e kryetarit, duke thënë se ai nuk ka treguar përkushtim të mjaftueshëm për kauzën konservatore. Ata janë zotuar të votojnë kundër zotit McCarthy, gjë që do ta linte atë pa shumicën e nevojshme, sepse të gjithë demokratët pritet të votojnë për udhëheqësin e tyre të sapozgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësin Hakeem Jeffries nga shteti i Nju Jorkut.

Gjatë javëve të fundit, McCarthy ka zhvilluar biseda të shumta me grupin e republikanëve që e kundërshton atë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e tyre.

Ai u ka ofruar atyre një sërë ndryshimesh në mënyrën se si funksionon Dhoma e Përfaqësuesve dhe poste në komisionet që shqyrtojnë legjislacione të rëndësishme për vendin. Njëri nga ndryshimet e propozuara do t'i jepte këtij grupi të vogël të ligjvënësve republikanë të drejtën për të thirrur një votim për të rihapur garën për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve nëse ata nuk pajtohen me mënyrën se si zoti McCarthy po i trajton politikat e partisë ose hetimet që pritet të fillojnë kundër Presidentit Joe Biden dhe administratës së tij.

Por, përpjekja e zotit McCarthy për të marrë postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve vazhdon të jetë e paqartë, ndonëse ai nuk ka një rival me mbështetje të mjaftueshme që mund ta sfidojë atë.

Votimi për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e ka tejkaluar raundin e parë në 100 vjet, por kjo mund të ndodh të martën. Zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve bëhet përpara se ligjvënësit të bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar.

Nëse ligjvënësi McCarthy nuk merr 218 votat e nevojshme në raundin e parë, atëherë pritet të zhvillohen raunde të tjera votimi. Nëpunësi i Dhomës së Përfaqësuesve do të vazhdojë të thërrasë me mundim listën me emrat e të 435 ligjvënësve derisa zoti McCarthy, ose dikush tjetër, të arrijë shumicën e nevojshme për të marrë postin e kryetarit të saj.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet