LIVE UPDATES
Bota

G7 paralajmëron shkelësit e rregullave për blerjen e naftës ruse

Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të G7 dhe Bashkimi Evropian njoftuan në fund të vitit 2022 vënien e çmimit tavan prej 60 dollarësh për fuçi për blerjen e naftë ruse, si reagim ndaj agresionit të Moskës mbi Kievin në shkurt të atij viti.

2 Shkurt 2024, 08:40 Nga N.F
G7 paralajmëron shkelësit e rregullave për blerjen e naftës
Foto ilustruese

SHBA- Koalicioni i vendeve që kanë vënë një kufi tavan për çmimin e naftës ruse lëshoi një paralajmërim duke dhënë detaje lidhur me mënyrat sesi tregtarët e shmangin mekanizmin në fjalë dhe mënyrën sesi njerëzit mund t’i raportojnë shkeljet, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të G7 dhe Bashkimi Evropian njoftuan në fund të vitit 2022 vënien e çmimit tavan prej 60 dollarësh për fuçi për blerjen e naftë ruse, si reagim ndaj agresionit të Moskës mbi Kievin në shkurt të atij viti. ​

“Aktivitete të paligjshme mund të ndodhin në shumë entitete dhe sektorë të përfshirë në tregtinë e naftës ruse dhe nënprodukteve të saj”, thuhet në paralajmërimin e publikuar të premten. “Procese të dobëta dhe të pamjaftueshme të zbatimit të rregullave nga entitetet e përfshira mund të çojnë në shkelje të kufirit të caktuar për naftën ruse”.

Tetorin e kaluar, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara filloi të vendosë sanksione ndaj cisternave që dyshoheshin se transportonin naftë të blerë mbi kufirin e çmimit të caktuar prej 60 dollarësh për fuçi. Që nga viti i kaluar janë vënë sanksione ndaj rreth 24 cisternave.

Rregullorja për naftën ruse i ndalon kompanitë perëndimore që të ofrojnë shërbime të tilla si siguracioni, transporti dhe financimet për naftën e shitur mbi kufirin e çmimit tavan. Vënia e kufirit të çmimit të naftës ruse synon që të zvogëlojë aftësitë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë duke reduktuar të ardhurat e saj nga nafta, dhe njëkohësisht të sigurojë furnizimet e duhura për tregjet globale të naftës.

Sanksionet perëndimore kanë bërë që pjesa më e madhe tregtisë së naftës ruse të zhvendoset nga klientët tradicionalë evropianë drejt Indisë dhe Kinës. Kjo ka bërë që disa kompani transporti të përdorin cisterna të vjetruara për të bërë kontrabandë, për të cilat Departamenti amerikan i Thesarit thotë se po i shkurtojnë të ardhurat ruse.

Paralajmërimi thotë se disa anëtarë të koalicionit, përfshirë BE-në, kanë prezantuar masa për të vëzhguar më nga afër shitjen e cisternave në vendet e treta dhe për të parandaluar përdorimin e tyre për transportimin e naftës ruse me çmim mbi kufirin e caktuar.

Marrë nga VOA

g7 nafte rusia blerje shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet