LIVE UPDATES
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez përpara arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Izraelin

Gjatë një vizite në Liban të enjten, me qëllim uljen e tensioneve rajonale, Sekretari i Jashtëm David Cameron tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se nuk do të ketë asnjë njohje ndërsa Hamasi vazhdon të jetë Gazë.

2 Shkurt 2024, 07:18 Nga N.F
Britania mund ta njohë shtetin palestinez përpara arritjes së
Foto ilustruese

LIBAN- Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një armëpushimi në Gaza, pa pritur për rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.

Gjatë një vizite në Liban të enjten, me qëllim uljen e tensioneve rajonale, Sekretari i Jashtëm David Cameron tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se nuk do të ketë asnjë njohje ndërsa Hamasi vazhdon të jetë Gazë. Ai tha se njohja mund të vijë ndërsa vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve.

Njohja nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara e një shteti të pavarur palestinez “nuk mund të vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë në fund të procesit”, tha kryediplomati Cameron, i cili ka shërbyer më parë në postin e kryeministrit të Britanisë.

“Mund të jetë diçka që merret në konsideratë pasi procesi dhe përparimi drejt një zgjidhjeje, bëhet më real”, tha zoti Cameron. “Ajo që duhet të bëjmë është t'i japim popullit palestinez një mundësi drejt një të ardhmeje më të mirë, të ardhmes për të pasur shtetin e tyre”.

Kjo perspektivë është “absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjatë të rajonit”, tha ai. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore e kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit, si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të rajonit, por kanë thënë se pavarësia duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar.

Që nga viti 2009 nuk ka patur negociata thelbësore për këtë çështje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nga ana e tij, e ka kundërshtuar publikisht krijimin e një shteti të pavarur palestinez pas luftës. Madje ai është mburrur gjatë javëve të fundit se ka luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e krijimit të shtetit palestinez.

Përpjekjet e disa prej aleatëve kryesorë të Izraelit për të njohur një shtet palestinez pa pëlqimin e Izraelit, mund ta izolojë Izraelin dhe të ushtrojë trysni për të qenë pjesë e diskutimeve. Zoti Cameron tha se hapi i parë duhet të jetë një "pauzë e luftimeve" në Gazë që përfundimisht do të shndërrohej në “një armëpushim të përhershëm dhe të qëndrueshëm”.

Ai shtoi se në mënyrë që vendi i tij të njohë një shtet palestinez, udhëheqësit e grupit militant Hamas duhet të largohen nga Gaza “sepse nuk mund të kemi një zgjidhje me dy shtete me Gazën ende të kontrolluar nga individët përgjegjës për 7 tetorin”, duke iu referuar sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza.

Deri më tani, Hamasi ka mbajtur qëndrimin se udhëheqësit e grupit militant nuk do të largohen nga Rripi i Gazës si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim. Zoti Cameron tha se vendi i tij po propozon gjithashtu një plan për të ulur tensionet në kufirin mes Libanit dhe Izraelit, ku grupi militant libanez Hezbollah dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë gjatë katër muajve të fundit, duke shkaktuar frikë për një luftë më të gjerë rajonale. Plani do të përfshijë trajnimin e forcave të ushtrisë libaneze nga Britania për të kryer më shumë aktivitete sigurie në rajonin kufitar, tha ai.

Marrë nga VOA

shba armepushim gaza lufta izreal-palestine

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!