LIVE UPDATES
Bota

"Frika nga vizita tek mjeku", shtetasi nga Kosova ngre padi në Gjykatën Kushtetuese Gjermane

Një kosovar i sëmurë rëndë me zemër i mbështetur nga Shoqata për të Drejtat e Lirisë ngre padi para Gjykatës Kushtetuese Gjermane për të drejtën për trajtim shëndetësor. Rruga e mundimeve filloi me skadimin e një afati.

15 Shtator 2022, 13:59 Nga d.a.
"Frika nga vizita tek mjeku", shtetasi nga Kosova ngre padi në
Foto ilustruese

GJERMANI- Kush jeton pa letra në Gjermani duhet ndoshta të lutet që të mos sëmuret. Sepse personat pa të drejtë të rregullt qëndrimi në Gjermani nuk e kanë të lehtë të shkojnë në një klinikë për vizitë. Në rast sëmundjeje ata kanë detyrimin të shtrojnë një kërkesë për trajtim shëndetësor tek Zyra Sociale. Por për shkak se Zyra Sociale ligjërisht duhet që të njoftojë personat pa letra tek policia ose Zyra e të Huajve, personat e prekur kërcënohen nga dëbimi. Pikërisht kjo praktikë i bën shumë persona pa letra që të mos kërkojnë ndihmën mjekësore në rast nevoje. Detyrimi për lajmërimin tek Zyra e të Huajve i personit ilegal nga të gjitha autoritetet është vendosur në vitin 1990 në Gjermani. Në vitin 2011 është bërë një përjashtim për shkollat dhe kopshtet. Vetëm në raste urgjence apo në fundjavë mjekët dhe klinikat mund të dërgojnë llogaritë në Zyrën Sociale pa bërë më parë lajmërimin.

Detyrimi për lajmërim për personat pa letra duhet shpallur "antikushtetues"

Shoqata për të Drejtat e Lirisë, GFF së bashku me organizatën "Mjekët e Botës - Ärzte der Welt në Gjermani kërkon që kësaj praktike të njohur në të gjithë Europën t'i jepet fund. Prandaj të enjten (15.09) ato kanë dorëzuar padinë me kërkesën për trajtim të përshpejtuar në Gjykatën Kushtetuese Gjermane. Synimi është që të arrihet zbatimi i së drejtës për trajtim shëndetësor edhe për njerëzit pa letra në vend. "Çdo njeri, pavarësisht prejardhjes dhe statusit të qëndrimit ka të drejtë për trajtim shëndetësor. Detyrimi shtetëror për të bëjë lajmërimin ua refuzon faktikisht trajtimin mjekësor njerëzve të sëmurë në mënyrë akute, si paditësi ynë", është shprehur Sarah Lincoln, juriste dhe koordinatore për proceset gjyqësore e GFF.

Për Deutsche Wellen Lincoln thekson se "GFF e mbështet paditësin të luftojë për të drejtën e tij për trajtim shëndetësor. Për ne është e qartë, që çdo njeri në Gjermani ka të drejtë për trajtimin bazë shëndetësor, pavarësisht lejes së qëndrimit. Kjo është pjesë e garantimit të dinjitetit njerëzor dhe kjo vlen për të gjithë pa kushte." Lincoln thekson, se ka ardhur koha që të jepet një vendim orientues bazë që ta shpallë si antikushtetues detyrimin për lajmërim.

Pse shkoi kaq larg historia e qytetarit nga Kosova i ardhur në vitin 1993?

Fillesa e padisë të ngritur nga dy organizatat ka qenë historia e një qytetari nga Kosova që jeton ilegalisht në Gjermani (i cili nuk do të përmendet me emër), aktualisht i sëmurë rëndë me zemër. Kosovari erdhi në vitin 1993 për herë të parë në Gjermani, ku punoi për një kohë të caktuar në ndërtimtari. Pas një martese që përfundoi në divorc, ai do kishte pasur të drejtë për të marrë madje edhe nënshtetësinë gjermane, por duket se një gabim burokratik i ka hapur telashe të mëdha qytetarit nga Kosova. Ai e humbi rastin të zgjasë në kohën e duhur lejen e qëndrimit, po ashtu nuk ia bëri me dije Zyrës së Të Huajve një ndërrim adrese, sipas gazetës gjermane "taz" që i kushton vëmendje historisë së kosovarit me artikullin "Frika nga vizita tek mjeku".

Këtu filloi edhe historia e peripecive të tij. Papritur kosovari ishte pa leje qëndrimi dhe si pasojë në vitin 2017 u dëbua nga Gjermania. Ai rikthehet sërish më vonë në Gjermani dhe shtron kërkesën për azil, e cila u refuzua. Nga kjo kohë ai jeton dhe punon ilegalisht në vend.

Rruga e mundimeve nuk mori fund me kaq. Vitin e kaluar ai pësoi një infarkt në zemër dhe u desh të operohej me urgjencë. Duket se nevojitet edhe një operacion i dytë për bypas, e ai vetë nuk ka kursime që të paguajë një operacion të tillë të shtrenjtë. Për këtë trajtim mjekësor, atij i duhet drita e gjelbër nga Zyra Sociale e Frankfurtit mbi Main ku qytetari nga Kosova është i regjistruar. Por kjo zyrë duhet që sipas ligjit të bëjë lajmërimin te tek Zyra e të Huajve, gjë që do shkaktonte dëbimin e tij.

Pse u ngrit padia në Gjykatën Kushtetuese?

Frika nga lajmërimi që bëhet të Zyra e Të Huajve mund t'i kishte kushtuar jetën kosovarit. Pa këtë detyrim për lajmërim, do kisha shkuar më herët tek mjeku për të sqaruar dhimbjet që kisha në gjoks, thotë ai. "Unë ngre padi që të mund të trajtohem më tej nga ana mjekësore dhe që të në ardhmen askush të mos përjashtohet nga trajtimi mjekësor", sipas dpa.

Për Deutsche Wellen, Sarah Lincoln shpjegon pse vendosën të paraqiteshin me padi deri në Gjykatën Kushtetuese. "Ne së bashku me paditësin kemi çuar çështjen për trajtim të përshpejtuar në gjykatat administrative, por kemi dështuar. Gjykatat nuk janë marrë aspak me situatën e ndjeshme shëndetësore të tij  dhe të drejtën për trajtim shëndetësor. Tani na mbetet rruga drejt Gjykatës Federale Kushtetuese." Dy gjykata të landit Hessen e kishin refuzuar më parë kërkesën e kosovarit për të trajtim të përshpejtuar të padisë, me arsyetimin e mungesës së adresës. Por për shkak se gjykatat menjëherë njoftojnë Zyrën e Të Huajve, ai nuk ka pasur shans tjetër veç të heshtë për adresën e tij.

Për Janina Gach, referente e përfaqësimit të interesave tek organizata "Ärzte der ëelt" ky nuk është rasti i vetëm. "Ne shohim çdo javë njerëz pa status të rregult qëndrimi në qendrat tona mjekësore. Ata janë fqinjë, klientë, punëtorë shërbimesh, po që nuk shkojnë dot në një klinikë të rregullt. Sipas Gach "Gjermania ka detyrimin e së drejtës ndërkombëtare që t'u mundësojë të gjithë njerëzve një qasje pa diskriminim në kujdesin shëndetësor." E kjo nuk duhet të mohohet për shkak politike të migracionit.

A ka shanse padia në Gjykatën Kushtetuese?

Me padinë e ngritur qytetari kosovar ngrihet kundër paragrafit 87 të ligjit për qëndrimin në Gjermani. Detyrimi për lajmërimin tek Zyra e të Huajve shkel të drejtën bazë për "minimumin ekzistencial", sipas organizatave që mbështesin padinë. Për Shoqatën për të Drejtat e Lirisë, GFF padia ka shanse për sukses. Që në vitin 2012 Gjykata Kushtetuese ka vendosur që "dinjiteti i njeriut nuk mund të relativizohet nga politika e migracionit".

E mundur është edhe një zgjidhje politike. Në marrëveshjen e koalicionit qeverisës në Gjermani thuhet se "detyrimin për lajmërim të njerëzve pa letra duam ta rishikojmë, me qëllim që të sëmurët të mos hezitojnë të shkojnë të trajtohen." Por deri më tani nuk ka asnjë projektligj të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme./DW/

shoqata për të drejtat e lirisë emigrantet ne gjermani sarah lincoln

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet