LIVE UPDATES
Bota

"Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike", The Economist: Çfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme?

Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave.

16 Nëntor 2024, 07:21 Nga M.B
"Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike", The Economist:
Foto ilustruese

SHBA- Frika financiare dhe trazirat gjeopolitike kanë dhënë një efekt të madh, shkruan The Economist. Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave. Një ndërtesë bie në sy më tepër se të tjerat. Pas një fasade oniksi me shkëlqim, radhëve të sigurisë dhe dyerve të rënda çeliku, ruhen më shumë se 1 miliard dollarë në ar, argjend dhe thesare të tjera.

“Rezerva” strehon dhjetëra kasaforta private, mijëra kasaforta për depozita të sigurta dhe një depo në formë shpelle, të mbushur me rafte që ngrihen tri kate mbi tokë, nëpër të cilat ruhen metale të çmuara. Pas katër vitesh rinovim, kompleksi pothuajse ka përfunduar. Hapja e tij e shumëpritur do të vijë në një kohë të përshtatshme: ari po përjeton një rilindje të jashtëzakonshme.

Gjatë vitit të kaluar, investitorët u përqendruan shumë në këtë metal, duke e rritur çmimin e tij me 38%, në mbi 2,700 dollarë për troj ons, një rekord i lartë (shih grafikun 1). Mania për arin e ka përhapur atë kudo, edhe në vende të pazakonta: shufrat e arit mund të gjenden edhe në raftet e dyqaneve Costco, një shitës amerikan me pakicë, dhe në dyqanet CU, një zinxhir në Korenë e Jugut.

Kjo mani për arin vjen pasi rritja e inflacionit dhe frika e luftës kanë nxitur dëshirën e konsumatorëve për siguri financiare. Bankat qendrore po përfshihen gjithashtu, pasi përçarja financiare rrit dëshirën për një aset të lashtë. Bota ka hyrë në një epokë të re të artë. Investitorët profesionistë shpesh i përbuzin metalet e çmuara, dhe kanë arsye të mirë. Ari nuk prodhon të ardhura. Warren Buffett thotë se bastet për arin lidhen nga ata njerëz që kanë frikë nga asetet e tjera dhe besojnë se radhët e të frikësuarve do të rriten.

Mes investitorëve institucionalë amerikanë që menaxhojnë më shumë se 100 milionë dollarë në asete, vetëm një e katërta raportojnë se zotërojnë aksione në Fondin e Tregtueshëm të Shkëmbimit (ETF), në formën e arit, sipas Dirk Baur dhe Lai Hoang të Universitetit të Australisë Perëndimore. Vetëm 1.5% e aseteve të kompanive të tilla janë në ar. E gjithë kjo ndihmon për të shpjeguar pse zotërimet e arit në ETF, nuk kanë arritur të rriten, edhe pse çmimi i metalit është rritur (shih grafikun 2).

Adhuruesit më të mëdhenj të metaleve të çmuara, jo gjithmonë e ndihmojnë veten. Ata bëjnë parashikime të çuditshme për të justifikuar bastet e tyre. Një justifikim i zakonshëm është besimi se po afron një falimentim amerikan për shkak të mosshlyerjes së borxhit. Një arsye tjetër edhe më qesharake është parashikimi se Kina dhe Rusia do të lançojnë një monedhë të mbështetur nga ari.

Por sot ka më shumë njerëz të bindur se gjërat me të vërtetë po përkeqësohen nga ana financiare, në krahasim me disa vite më parë, dhe kanë arsye më racionale për të besuar kështu. Po rriten me shpejtësi Zyrat Familjare, që janë mjeti i parapëlqyer i investimit për të pasurit. Asetet nën menaxhim janë rritur nga 3.3 trilionë dollarë në vitin 2019, në 5.5 trilionë dollarë sot, dhe shumë investitorë duan të mbrojnë pasurinë e tyre nga rezultatet e tmerrshme.

Vlera e një monedhe mund të bjerë, si kundrejt të tjerave, ashtu edhe për sa i përket fuqisë së saj blerëse. Oferta relativisht fikse e arit dhe popullariteti i tij historik, i nxit investitorët që të besojnë se ai mund t’i mbrojë kundër rritjes së çmimeve dhe politikave të gabuara. Sipas firmës së të dhënave Campden Wealth, mbi dy të tretat e zyrave familjare investojnë në ar.

Shumë kërkesa vijnë nga Azia: Kina dhe India përbëjnë një të pestën e prodhimit ekonomik në botë, por janë përgjegjëse për gjysmën e blerjeve të arit fizik nga konsumatorët. Një indian mesatar tani është po aq i etur për ar, sa një amerikan apo gjerman (shih grafikun 3).

Për më tepër, dashuria kineze dhe indiane për arin po rritet. Në Kinë, një krizë pronash i ka shtyrë njerëzit me kapital që të kërkojnë burime gjetiu. Blerjet e shufrave dhe monedhave të arit u rritën me 44% në vitin deri në qershor, në krahasim me 12 muajt e mëparshëm. Ndërsa India bëhet më e pasur, më shumë njerëz janë në gjendje të blejnë ar. Një pasojë është se kreditimi i mbështetur nga ari është rritur. Muthoot Finance, një huadhënësi të tillë, i janë trefishuar çmimet e aksioneve në pesë vitet e fundit.

Por është një tjetër klasë investitorësh, ndoshta më paranojakja dhe konservatorja nga të gjitha, që ka nxitur me të vërtetë rritjen e vlerës së arit: këta janë menaxherët e rezervave në bankat qendrore. Pjesa e arit në rezervat e bankave qendrore kishte rënë për dekada, nga pothuajse 40% në vitin 1970, në vetëm 6% në vitin 2008. Megjithatë, kohët e fundit, pjesa e tij është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me 11% vitin e kaluar, më e larta në më shumë se 20 vjet (shih grafikun 4).

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ngrirja e mëpasshme e rezervave ruse në valutë, ishte një çast kyç. Ajo u tregoi menaxherëve të rezervave se nëse vendi i tyre do të vihej nën sanksione, Thesaret Amerikane dhe asetet e tjera që mendoheshin si të sigurta, nuk do të ishin të dobishme. Që nga fillimi i vitit 2022, autoritetet monetare në Kinë, Turqi dhe Indi, kanë blerë përkatësisht 316, 198 dhe 95 ton ar, sipas Këshillit Botëror të Arit, një grup industrie.

Në vend që të investojnë në ETF, bankat qendrore grumbullojnë kryesisht ar fizik dhe sigurohen që ta kenë pranë: sepse, ashtu siç asetet financiare përballen me mundësinë e sekuestrimit, e njëjta gjë vlen edhe për arin e mbajtur jashtë shtetit. Për shembull, qeveria britanike, nuk ka pranuar të riatdhesojë dhjetëra tonë ar në Venezuelë, sepse nuk pranon të njohë Nicolás Maduro-n si një udhëheqës legjitim.

Jo të gjitha bankat qendrore që nxjerrin ar kanë marrëdhënie të vështira me Perëndimin. Autoriteti Monetar i Singaporit ka grumbulluar 75 tonë që nga fillimi i vitit 2022. Banka Kombëtare e Polonisë ka rritur zotërimet me 167 tonë gjatë së njëjtës periudhë, si pjesë e një strategjie për të mbajtur 20% të rezervave në ar.

Presidenti i bankës, Adam Glapinski, e sheh arin si një mbrojtje strategjike, pasi ai ka lidhje të pakta me grupet e tjera të aseteve. “Çmimi i arit, – tha ai në vitin 2021 – zakonisht është më i lartë pikërisht në periudhat kur banka qendrore mund të ketë nevojë më së shumti për municionet e tij”.

Kërkesa e bankës qendrore nuk ka gjasa të bjerë së shpejti. Një studim i investitorëve sovranë nga Invesco Asset Management, këtë vit, zbuloi se asnjë nga 51 banka qendrore nuk pret të ulë grumbullimin e arit në tre vitet e ardhshme dhe 37% presin ta rrisin atë.

Midis bankierëve qendrorë, rreth 56% besojnë se ari mundëson mbrojtje kundër “përdorimit si armë” të rezervave të bankës qendrore dhe 70% e shohin atë si një mbrojtje kundër inflacionit. Kërkesa nga bankat qendrore, të cilat investojnë për arsye sigurie dhe jo për kthime fitimi, gjithashtu ndihmon për të shpjeguar pse marrëdhënia e arit me normat e interesit është prishur.

Ky metal zakonisht ka performancë të dobët kur yield-et reale të bonove të sigurta të qeverisë janë të larta, që do të thotë se ato mundësojnë një kthim të fortë fitimi, edhe pas inflacionit. Në të kundërt, kur kthimet e fitimit për bonot më të sigurta janë të ulëta, vlera e arit ka prirjen të ngrihet.

Në një mjedis me yield të ulët, investitorët priren që të marrin në konsideratë një aset që nuk prodhon të ardhura. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, korrelacioni dikur i besueshëm është shembur. Ari është rritur në çmim edhe pse yield-et në thesaret amerikane dhjetëvjeçare të mbrojtura nga inflacioni, u rritën nga minus 1%, në rreth 1.8%. Herën e fundit kur yield-et reale ishin kaq të larta, ari vlente rreth 1000 dollarë për troj ons, pothuajse dy të tretat më pak se çmimi i tanishëm.

Sa i dobishëm do të jetë ari në një krizë? Nicholas Mulder nga Universiteti Cornell, vëren se ai mund të shitet në sasi të vogla në Gjirin Persik politikisht asnjanës, në këmbim të një sërë monedhash.

Edhe pse Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të arit, për shkak të kufizimeve të vendosura kundër qeverisë dhe disa kompani janë ndëshkuar për pazaret me minatorët rusë, një rritje e dyshimtë në importet e arit nga Zvicra prej Emirateve të Bashkuara Arabe në muajt pas pushtimit të Ukrainës, tregon se Moska arriti ta tregtonte arin e saj.

Parandalimi i shitjes së një aseti që mund të qarkullohet si kontrabandë nëpër botë në sasi të vogla dhe të shkrihet është një detyrë thjesht e pamundur.

Investitorët shumë të pasur mund të blejnë gjithashtu më shumë ar. Por për furnizuesit e arit synimi i vërtetë janë investitorët institucionalë. Furnizues të tillë mund të jenë me fat. Banka Goldman Sachs vëren se kërkesa për ETF-të e arit priret të rritet me rënien e normave të interesit në Amerikë.

Zakonisht, një ulje e normës së interesit prej një çerek pikë përqindje, rrit zotërimet e ETF-së në ar me 60 tonë. Kritika e zotit Buffett se ari kërkon frikë dhe besim se frika do të përhapet, është e vërtetë. Sidoqoftë, tani për tani, ka shumë investitorë të frikësuar./ Monitor

cmimi i arit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet