LIVE UPDATES
Bota

Frena turizmit masiv, vendosen kufizime në Kapri

Në përputhje me këtë, këshilli bashkiak i ishullit miratoi njëzëri rregulloret përkatëse. Këto gjithashtu parashikojnë që shoqëruesit e grupeve me më shumë se 20 persona nuk lejohen më të përdorin altoparlantë gjatë drejtimit të tureve në qytetin kryesor të Kaprit. Në vend të kësaj, ata duhet të komunikojnë me turistët përmes kufjeve me radio.

16 Shkurt 2026, 08:14 Nga E. D
Frena turizmit masiv, vendosen kufizime në Kapri
foto ilustruese

ITALI- Duke nisur nga sezoni i ardhshëm veror në ishullin idilik mesdheta në gjirin e Napolit, Kapri, do të zbatohen rregulla më të rrepta për turistët: vetëm grupet e organizuara të turistëve deri në 40 persona do të lejohen të zbresin në breg, sipas agjencisë së lajmeve Ansa.

Në përputhje me këtë, këshilli bashkiak i ishullit miratoi njëzëri rregulloret përkatëse. Këto gjithashtu parashikojnë që shoqëruesit e grupeve me më shumë se 20 persona nuk lejohen më të përdorin altoparlantë gjatë drejtimit të tureve në qytetin kryesor të Kaprit. Në vend të kësaj, ata duhet të komunikojnë me turistët përmes kufjeve me radio.

Kjo ka për qëllim të mbrojë nga zhurma dhe shqetësimet njerëzit e tjerë në ishull – veçanërisht banorët vendas. Në të ardhmen, drejtuesit e grupeve turistike do të lejohen të identifikohen si të tillë me anë të një katele të varur në qafë – dhe të mos tërheqin më vëmendjen për shembull me çadra ose pëlhura të lidhura në shkopinj. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që grupet e tyre të qëndrojnë së bashku dhe të jenë të sigurta gjatë gjithë rrugës dhe të mos zënë shumë hapësirë në rrugët e sheshet e qytetit.

Kapri në Gjirin e Napolit është një nga destinacionet më të njohura dhe më të vizituara të pushimeve në Itali. Ishulli njihet për vilat me muret e bardha rrethuese, bregun shkëmbor me gjiret dhe hotelet luksoze, veçanërisht në qytetin kryesor. Në sezonin kryesor, numri mesatar i vizitorëve vlerësohet deri në 50,000 në ditë.

Ishulli i vogël ka një popullsi prej vetëm 13,000 banorësh. Veçanërisht në verë, portet, pikat e vëzhgimit dhe monumentet historike janë rregullisht të mbipopulluara. Lorenzo Coppola, kreu i shoqatës lokale të tregtisë Ascom Confcommercio Capri, mirëpriti kufizimet që ka miratuar tani këshilli lokal.

Këto janë një "mjet i domosdoshëm për lehtësimin e barrës" në zonat e mbngarkuara që do t'u rikthenin rrugëve e trotuareve të ishullit hapësirën që u takon./DW

 

itali turistet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet