Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
FOTOT/ Protestuesit në Greqi bllokojnë kamionët me armatime për ushtrinë e Ukrainës
Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit.
8 Nëntor 2024, 17:36Nga ZH.LL
Foto nga protesta
GREQI- Aktivistë kundër luftës në Greqi protestonin dje ndaj qeverisë së tyre dhe vendeve të NATOs duke bllokuar rrugën e një karvani mjetesh me armatime që kishte destinacion ushtrinë e Ukrainës, njoftonin mediat vendase.
Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit.
Mediat vendase thonin se disa dhjetra aktivistë bllokuan rrugën e kamionëve me targa të Ukrainës, Polonisë e Bullgarisë, të cilat besohet se mbanin predha artilerie dhe municione të tjera për ushtrinë ukrainase, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Athinës e Kievit.
Pamje e postuara online tregonin protestues që mbanin flamurë dhe thërrisnin slogane që denonconin luftën në Ukrainë. Ata akuzonin qeverinë e tyre se po e fuste vendin në luftë me Rusinë.
Deputeti komunist vendas Vasilis Metaxas tha: “Ne denoncojmë këtë qeveri që për llogari të grupeve të biznesit po zbraz kampet e municionit në Greqi për ta përfshirë vendin në një luftë të padrejtë imperialiste”.
Protestuesit denonconin faktin që transporti i armatimeve bëhej ditën, në qytete të populluara me njerëz.
Greqia, ashtu si vende të tjera të BE furnizojnë Kievin me armatime e municione, si dhe është zotuar të stërvisë pilotë ukrainas të avionëve F-16, shkruan rrjeti rt.
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin q&eu...