Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kësaj vere në konventën republikane ishte bjondi i famshëm Terry Bollea i njohur si Hulk Hogan, i veshur me një bluzë të kuqe ‘Trump 2024’, duke thërritur slogane si: “Le të tërbohet Trump-mania!”
SHBA- Kanë kaluar më shumë se një dekadë që kur Donald Trump u shfaq për herë të fundit në programet e World Wrestling Entertainment (WWE) si i ftuar special, por ish-yjet po rishfaqen dhe po i japin mbështetjen e tyre fushatës së tij për president të vitit 2024.
Kësaj vere në konventën republikane ishte bjondi i famshëm Terry Bollea i njohur si Hulk Hogan, i veshur me një bluzë të kuqe ‘Trump 2024’, duke thërritur slogane si: “Le të tërbohet Trump-mania!”
Javën e kaluar ish-mundësi i kthyer në personazh mediatik, paralajmëronte dëgjuesit se “mashkulli dhe burrëria po sulmohen egërsisht në SHBA”, ashtu si dhe besimi fetar, duke iu referuar politikave liberale te demokratëve.
Ndërsa dje, Trump shkëmbente komplimente në një transmetim podcast që prezantohej nga Mark Calaway, gjithashtu ish-pjesëmarrës i kampionateve të mundjes WWE me pseudonimin ‘The Undertaker’.
“Ti e ke bërë përsëri zbavitëse politikën”, përgëzonte Calaway kandidatin e tij të preferuar.
Teksa gara presidenciale ashpërsohet, Trump është i vetmi personazh i rregullt i WWE që ka qenë president, dhe kjo ka bërë jehonë në rrjetet sociale.
Duke komentuar mbi strategjinë e fundit të Trump, analisti vendas Abraham Josephine Riesman, tha për BBC: “Ka shumë njerëz që i ndjekin komentet e botës së këtij sporti, pasi më parë ky ring identifikohej si apolitik dhe jashtë rrymës kryesore”.
Para se të hynte në politikë, Trump thotë se ka qenë një tifoz i mundjes në Queens, New York dhe personazheve zbavitëse që merrnin pjesë në të. Në intervistën e djeshme me Trump, Calaway tha mes te tjerash se mundësit kanë të përbashkët me politikanët të joshin njerëzit te vetja, për të arritur suksesin.
“Në këtë pikë ju duket se keni qenë mjeshtër i vërtetë. Ju doni të bëni që njerëzit të merakosen për ju, apo jo? Ose t’ju adhurojnë, ose të urrejnë, një nga të dyja, nuk ka rëndësi se cila”, i tha ai Trump kur ky i fundit nisi të tregonte interes.
Kamala Harrish dhe Leonardo DiCaprio SHBA- Aktori Leonardo DiCaprio mbështet Kamala Harris për presidencën e SHBA. Akt...
Kamala Harris dhe Beyonce SHBA- Këngëtarja me famë botërore Beyonce u shfaq për herë të parë në një miti...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden u kërkoi zyrtarisht falje popujve indigjenë të Amerikës, fëmijët ...
Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti KOSOVA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosov...
pamje nga sulmi IRAZEL- Më në fund, Benjamin Netanyahu, pas një viti që ka përcaktuar rrugën e tij, duket se e ka "disi...
Foto nga vendi i ngjarjes LINDJE E MESME- Pas sulmeve izraelite, SHBA i ka kërkuar Iranit të mos hakmerret. Në një deklaratë ...
Sean Savett SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveria amerikane u informua nga Izraeli për sul...
Donald Trump dhe JD Vance SHBA- Hakerat kinezë që ndërhynë në sistemin e kompanisë së telekomunikacionit Verizon, synuan...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Donald Trump sulmoi drejtpërdrejt Kamala Harris duke thënë se ajo humbi votën...
Foto nga vendi i ngjarjes LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se filloi sulme "precize " ndaj objektivave në Iran, si hakmarrje për sulmet iran...