Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, bubullimë dhe breshër shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
SHKUP- Rrugë, parkingje dhe bodrume të përmbytura, shumë pemë të rrëzuara dhe njerëz të bllokuar në makinat e tyre, është ajo çka ka ndodhur pasditen e 30 gushtit në Shkup. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, bubullimë dhe breshër shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Stuhia që përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, bëri që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska, ta mbledhë urgjentisht Shtabin e Krizës. Ekipet ndodhen në terren, por për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara. Reshjet e shiut kanë bllokuar më shumë rrugë të Shkupit, ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemë, të cilat kanë dëmtuar automjetet dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke lënë pa rrymë shumë ndërtesa.
Përmbytjet kanë bllokuar urën e sheshit Skënderbeu, nën të cilën kishin mbetur të bllokuar brenda një mjeti transportues 15 persona. Pas intervenimit të zjarrfikësve, qytetarët e bllokuar janë evakuuar. Po ashtu është bllokuar edhe rruga që çon drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo që çon drejt Gjykatës Themelore të Shkupit. Veç Shkupit me rrethinë, vërshimet kanë përfshirë edhe disa qytete të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.
Marrë nga REL
Ukraine UKRAINË- Këto janë disa nga zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë: Centrali bërthamor i Z...
Dmytro Kuleba UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë vizat p&eu...
Joe Biden dhe Barack Obama SHBA- Marrëdhënia e ngushtë e Barack Obamës gjatë kohës që ishte president në...
Mullinjte e eres DANIMARKË- Vendet evropiane që kufizohen me Detin Baltik ranë dakord të martën për të rritur shtatë...
Volodymyr Zelenskyy dhe Rafael Mariano Grossi UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u takua me Drejtorin e Përgjithshë...
Pamje nga lufta SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se një zyrtar i lartë i Kremlinit po ...
Foto ilustruese PRAGË- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, që po takohen në Pragë, ka të ngjarë të bien...
Gabriel Escobar SLLOVENI- I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se nuk ka alternativ&eu...
Mohammed Halabi IZRAEL- Një gjykatë izraelite ka dënuar një punonjës të ndihmës palestineze, i dënuar për devi...
Tregu më i madh i elektronikës në Shenzhen, Kinë KINË- Qyteti jugor i Kinës, Shenzhen, mbylli të hënën tr...