Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
FOTO/ Pas urdhrit ekzekutiv të Trump për imigracionin, Meksika ndërton strehimore të përkohshme për refugjatët
Presidenti Trump u zgjodh sërish president pasi u zotua se do të intensifikojë sigurinë kufitare dhe se do të dëbojë një numër rekord emigrantësh
23 Janar 2025, 16:41Nga r.ll
strehimoret
MEKSIKË- Punëtorët në Meksikë kanë filluar të ndërtojnë strehimore të përkohshme për migrantët e dëbuar nga SHBA. Meksika po parashikon deportime masive të emigrantëve pasi Donald Trump tha se do të dërgonte më shumë personel në kufi si pjesë e urdhrit të tij ekzekutiv për imigracionin.
Në ditën e parë të tij si president, Trump e shpalli imigrimin e paligjshëm emergjencë kombëtare, duke i dhënë ushtrisë amerikane detyrë të ndihmojë me sigurinë kufitare, lëshoi një ndalesë të përgjithshme ndaj kërkesave për azil dhe mori veprime për ta kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje për fëmijët që lindin në tokën amerikane.
Presidenti Trump u zgjodh sërish president pasi u zotua se do të intensifikojë sigurinë kufitare dhe se do të dëbojë një numër rekord emigrantësh. Ai kritikoi ish Presidentin Biden për nivelet e larta të emigracionit të jashtëligjshëm, ndonëse numri i emigrantëve që po kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kishte filluar të binte shumë pasi zoti Biden i ashpërsoi politikat e tij vitin e kaluar dhe Meksika shtërgoi zbatimin e masave.