LIVE UPDATES
Bota

Forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim/ Mbi 65 persona të vrarë në Gazë

Një sulm ajror goditi kafenenë Al-Baqa në qytetin e Gazës, kur ajo ishte e mbushur me gra dhe fëmijë, tha Ali Abu Ateila, i cili ndodhej brenda.

30 Qershor 2025, 21:58 Nga E. D
Forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po
foto ilustruese

IZRAEL- Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 67 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, duke kryer sulme ajrore në pjesë të ndryshme të territorit palestinez, thanë dëshmitarët, spitalet dhe zyrtarët shëndetësorë. Një sulm ajror goditi kafenenë Al-Baqa në qytetin e Gazës, kur ajo ishte e mbushur me gra dhe fëmijë, tha Ali Abu Ateila, i cili ndodhej brenda.

“Pa paralajmërim, papritmas një avion luftarak goditi vendin, duke e shkundur sikur të ishte tërmet”, tha ai.

Të paktën 30 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në kafene, tha Fares Awad, kreu i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në veri të Gazës. Awad tha se shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Dy sulme të tjera në një rrugë të qytetit të Gazës vranë 15 njerëz, sipas Spitalit Shifa, i cili mori viktimat.

Kafeneja, një nga bizneset e pakta që kanë vazhduar punën gjatë luftës 20-mujore, ishte një vend takimi për banorët që kërkonin qasje në internet dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave të tyre. Video në rrjetet sociale shfaqin trupa të gjakosur dhe të deformuar në tokë dhe të plagosurit që barteshin me batanije.

Ndërkohë, forcat izraelite vranë 11 njerëz që po kërkonin ushqim në jug të Gazës, sipas dëshmitarëve, spitaleve dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Spitali Nasser në qytetin jugor Han Junis tha se i pranoi trupat e njerëzve të qëlluar ndërsa po ktheheshin nga një pikë e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, e lidhur me Fondin Humanitar të Gazës (GHF), i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Në këtë mënyrë janë vrarë mbi 500 palestinezë gjatë muajit të fundit në këtë program kaotik dhe kontrovers të shpërndarjes së ndihmave. Të shtënat ndodhën rreth 3 kilometra larg vendit të GHF në Han Junis, ndërsa palestinezët po ktheheshin nga vendi përmes rrugës së vetme të qasshme. Palestinezët shpesh detyrohen të udhëtojnë distanca të gjata për të arritur në qendrat e GHF në shpresë për të marrë ndihma.

Spitali Nasser tha se një person tjetër u vra pranë një qendre të GHF në qytetin jugor Rafah. Dhjetë të tjerë u vranë në një depo ndihmash të Kombeve të Bashkuara në veri të Gazës, sipas shërbimit të ambulancës dhe urgjencës të Ministrisë së Shëndetësisë. Ushtria izraelite tha se po i rishikon informacionet rreth sulmeve.

Në të kaluarën, ushtria kishte thënë se shtie me armë në shenjë paralajmërimi ndaj personave që lëvizin në mënyrë të dyshimtë ose afrohen shumë pranë trupave, duke përfshirë edhe ata që marrin ndihma. Izraeli dëshiron që GHF-ja ta zëvendësojë një sistem të koordinuar nga OKB-ja dhe organizata ndërkombëtare për shpërndarjen e ndihmave.

Së bashku me SHBA-në, Izraeli e ka akuzuar grupin militant Hamas për plaçkitjen e ndihmave dhe përdorimin e tyre për ta mbajtur pushtetin në enklavë. OKB-ja mohon se ka një përvetësim sistematik të ndihmave. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar organizimin në zonë, duke përfshirë vendosjen e gardheve të reja, sinjalizimin dhe hapjen e rrugëve shtesë për qasje në ndihma. Izraeli thotë se godet vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve, duke i akuzuar militantët se fshihen mes civilëve, pasi operojnë në zona të populluara.

Sulmet në qytetin e Gazës ndodhën ndërsa ushtria intensifikoi fushatën e bombardimeve nëpër qytet dhe kampin e refugjatëve Xhabalia në afërsi. Të dielën dhe të hënën, Izraeli lëshoi urdhra evakuimi për zona të mëdha në veri të Gazës. Palestinezët raportuan bombardime masive gjatë natës deri në mëngjesin e të hënës.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet