LIVE UPDATES
Bota

Fondacioni Nobel ndryshon qëndrim, fton përsëri Rusinë dhe Bjellorusinë

Vitin e kaluar, të dërguarit diplomatikë të Rusisë dhe Bjellorusisë u ndaluan të merrnin pjesë në ceremonitë dhe drekat plot shkëlqim të çmimeve, të cilat zhvillohen gjithmonë më 10 dhjetor, për shkak të luftës në Ukrainë.

1 Shtator 2023, 17:20 Nga I.A
Fondacioni Nobel ndryshon qëndrim, fton përsëri Rusinë dhe
Fondacioni Nobel

SUEDI- Fondacioni Nobel që administron çmimet prestigjioze, ka ndryshuar politikën e tij të ftesave dhe ka ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe udhëheqësin e një partie të ekstremit të djathtë në Suedi, e cila më parë ishte ndaluar të merrte pjesë. Vidar Helgesen, drejtori ekzekutiv i fondacionit privat tha në një deklaratë se ka një prirje globale në të cilën " dialogu ndërmjet atyre me pikëpamje të ndryshme, po tkurret". Për të luftuar këtë prirje, tha ai, "ne po i zgjerojmë ftesat në shërbim të kuptimit të çmimit Nobel dhe rëndësinë e shkencës së lirë, kulturës së lirë dhe shoqërive të lira dhe paqësore". Fondacioni tha se ftesa për ngjarjet e vitit 2023 iu dërgua të gjitha vendeve me misione diplomatike në Suedi dhe Norvegji dhe partive "që kanë përfaqësues në parlament përmes zgjedhjeve demokratike", duke shtuar se "kjo qasje e përbashkët forcon mundësitë për të përcjellë tek të gjithë mesazhet e rëndësishme të çmimit Nobel, dhe se në të ardhmen kjo praktikë do të jetë e zakonshme për të gjithë organizatën.”

Vitin e kaluar, të dërguarit diplomatikë të Rusisë dhe Bjellorusisë u ndaluan të merrnin pjesë në ceremonitë dhe drekat plot shkëlqim të çmimeve, të cilat zhvillohen gjithmonë më 10 dhjetor, për shkak të luftës në Ukrainë. Edhe ambasadorit të Iranit nuk iu lejua pjesëmarrja për shkak të “situatës së rëndë dhe në përshkallëzim” në vend. Të gjithë çmimet Nobel ndahen në Stokholm, përveç Çmimit Nobel për Paqen, i cili jepet në Oslo. Fondacioni i dërgoi ftesë edhe udhëheqësit të Partisë Demokratike Suedeze, Jimmie Akesson, i cili e refuzoi atë, duke shkruar në Facebook se "për fat të keq jam i zënë atë ditë".

Tradicionalisht, udhëheqësit e partive politike suedeze janë të ftuar në banket, por zoti Akesson, i cili kryeson një parti nacionaliste të ekstremit të djathtë, është lënë mënjanë në të kaluarën. Demokratët suedezë, të cilët shihen nga disa si kërcënim për vlerat themelore të shoqërisë së vendit skandinav, duke përfshirë tolerancën ndaj azilkërkuesve nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, u renditën të dytët në zgjedhjet parlamentare të 2022-shit. Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha të premten se nëse do të ishte në dorën e tij, nuk do ta kishte lejuar Rusinë të merrte pjesë në ceremoni.

"Është e nevojshme të izolosh Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, ushtarakisht, ekonomikisht," tha ai për agjencinë e lajmeve suedeze TT. "Në këtë rast, nuk do ta kisha ftuar."

Fituesit e çmimit Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit.

Marrë nga VOA

fondacioni nobel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet