LIVE UPDATES
Bota

FMN, paralajmëron rënie të madhe ekonomike, Yellen: Duhet plan afatgjatë

Fjalimet e dy ekonomistëve vijnë përpara takimeve vjetore që mbahen javën e ardhshme të FMN-së me 190 vende anëtare dhe agjencisë së saj simotër huadhënëse, Bankës Botërore, të cilat synojnë të trajtojnë një sërë rreziqesh për ekonominë globale.

6 Tetor 2022, 23:14 Nga DOSJA
FMN, paralajmëron rënie të madhe ekonomike, Yellen: Duhet plan

SHBA- Dy ekonomistë të njohur dhanë të enjten parashikime të ndryshme mbi të ardhmen e ekonomisë globale. Kristalina Georgieva, drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha në një diskutim në Universitetin Georgetown të enjten se FMN-ja po ul sërish parashikimet e saj për rritjen ekonomike globale në vitin 2023. Ajo tha se rritja ekonomike botërore do të jetë 4 trilionë dollarë më e ulët, deri në vitin 2026.

"Gjërat kanë më shumë gjasa të përkeqësohen përpara se të ndodhë sërish një përmirësim i tyre", tha ajo, duke shtuar se sulmi rus ndaj Ukrainës që filloi në shkurt ka ndryshuar në mënyrë dramatike këndvështrimin e FMN-së për ekonominë. "Rreziqet për një rënie ekonomike po rriten", tha ajo, duke e quajtur mjedisin aktual ekonomik një "periudhë brishtësie historike".

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Departamentit të Thesarit, Janet Yellen, gjatë një diskutimi në Qendrën për Zhvillimin Global, u përqendrua në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të kontribuojnë në investimet afatgjata në ekonominë globale.

Ajo bëri thirrje për zgjidhje ambicioze politike dhe nuk e përdori fjalën "rënie" ekonomike. Por pavarësisht pikëpamjes më të matur të zonjës Yellen, ajo tha se “ekonomia globale përballet me pasiguri të konsiderueshme”. Lufta në Ukrainë ka rritur me shpejtësi çmimet e ushqimit dhe energjisë në nivel global, në disa vende. Rusia, një nga furnizuesit kryesor global të energjisë dhe plehrave kimike, ka përshkallëzuar ndjeshëm konfliktin dhe ka nxjerrë në pah dobësitë rreth furnizimit global të ushqimit dhe energjisë.

Edhe pandemia e COVID-19, rritja e inflacionit dhe përkeqësimi i kushteve klimatike po ndikojnë në ekonomitë botërore dhe po përkeqësojnë krizat e tjera, si nivelet e larta të borxhit që kanë vendet me të ardhura më të ulëta. Zonja Georgieva tha se FMN-ja vlerëson se vendet që përbëjnë një të tretën e ekonomisë botërore do të shohin të paktën dy tremujorë radhazi të tkurrjes ekonomike këtë vit ose vitin e ardhshëm dhe shtoi se institucioni që ajo drejton ka ulur parashikimet mbi rritjen globale tashmë tre herë. Tani FMN-ja parashikon një rritje ekonomike me 3.2% për vitin 2022 dhe 2.9% për vitin 2023.

Parashikimet e zymta të FMN-së vijnë pasi bankat qendrore në mbarë botën po rrisin normat e interesit me shpresën për të zbutur inflacionit e lartë. Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara ka qenë më agresive në rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin. Këtë javë edhe bankat qendrore nga Azia deri në Britani kanë filluar të rrisin normat e tyre të interesit. Zonja Georgieva tha se “shtrëngimi i politikës monetare shumë dhe shumë shpejt - dhe duke e bërë këtë në një mënyrë të sinkronizuar nëpër vende mund të shtyjë shumë ekonomi në recesion të zgjatur.” Maurice Obstfeld, ekonomist në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, shkroi kohët e fundit se shtrëngimi i tepërt nga Rezerva Federale mund të “çojë ekonominë botërore në një tkurrje të panevojshme të fortë”.

Zonja Yellen ra dakord të enjten se “shtrëngimi makroekonomik në vendet e përparuara mund të ketë pasoja ndërkombëtare”. Fjalimet e dy ekonomistëve vijnë përpara takimeve vjetore që mbahen javën e ardhshme të FMN-së me 190 vende anëtare dhe agjencisë së saj simotër huadhënëse, Bankës Botërore, të cilat synojnë të trajtojnë një sërë rreziqesh për ekonominë globale. Zonja Georgieva tha se Perspektiva e përditësuar Ekonomike Botërore e fondit që do të publikohet javën e ardhshme ul shifrat e rritjes për vitin e ardhshëm.

Shumë vende tani po ndjejnë ndikime të mëdha nga pushtimi i Ukrainës në ekonomitë e tyre dhe parashikimet e zymta të FMN-së janë në përputhje me parashikimet e tjera për rënie të rritjes.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik javën e kaluar tha se ekonomia globale do të humbasë 2.8 trilion dollarë në prodhim në vitin 2023 për shkak të luftës.

Parashikimet vijnë pasi aleanca OPEC+ e vendeve eksportuese të naftës vendosi të mërkurën të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj çmimeve të ulëta të naftës, një lëvizje kjo që mund t'i japë një tjetër goditje ekonomisë globale në vështirësi dhe të rrisë çmimet e naftës, një temë e ndjeshme politike për udhëheqësit amerikanë pak përpara zgjedhjeve për Kongresin, që do mbahen në nëntor.

Zonja Yellen tha duke qenë se shumë vende në zhvillim po përballen njëkohësisht me shumë sfida, nga borxhi tek uria deri tek çmimet në rritje, “kjo nuk është koha që ne të tërhiqemi”.

“Ne kemi nevojë për ambicie në përditësimin e vizionit tonë për financimin dhe realizimin e zhvillimit. Dhe ne kemi nevojë për ambicie në përmbushjen e sfidave tona globale”, tha ajo.

Marrë nga VOA

janet yellen kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës