“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
Zyrtarët finlandezë kanë thënë se migrantët po shkojnë në Finlandë me makinë, para se të çiklojnë përgjatë kufirit, në grupe të vogla, për të kërkuar azil.
FINLANDË- Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, e ka akuzuar Rusinë se po u ndihmon migrantëve për të hyrë në shtetin e tij ilegalisht, duke thënë se disa janë ndihmuar prej Gardës kufitare ruse.
“Është e qartë se këta njerëz po ndihmohen dhe janë duke u transportuar në kufi nga garda kufitare”, ka thënë Orpo në një konferencë për media.
Zyrtarët finlandezë kanë thënë se migrantët po shkojnë në Finlandë me makinë, para se të çiklojnë përgjatë kufirit, në grupe të vogla, për të kërkuar azil.
Ata besohet se janë duke e shfrytëzuar një marrëveshje që mund të çiklohet në zonën kufitare. Mirëpo Finlanda, e ka ndaluar një praktikë të tillë javën e kaluar.
Finlanda e ndan një kufi 1.340 kilometra me Rusinë, njëherësh kufiri më i gjatë mes dy vendeve në Evropë. Numri i kalimeve ka qenë i vogël, mirëpo është raportuar për rritje këtë javë.
Garda kufitare ka thënë se i ka regjistruar 89 kalime në territorin finlandez brenda dy ditëve. Matti Pitkaniitty, kolonel në Gardën kufitare finlandeze, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se migrantët, përfshirë qytetarë të Irakut, Jemenit dhe Sirisë, kanë arritur legalisht në Rusi, por nuk kanë qenë të autorizuar të kalojnë në Finlandë, vend anëtar i Bashkimi Evropian.
“Tradicionalisht, garda ruse nuk i ka lejuar njerëzit që të arrijnë në kufirin finlandez pa dokumentet e duhura”, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas tij, politika e autoriteteve ruse ka ndryshuar në muajt e fundit. Më 2021, mijëra migrantë prej Lindjes së Mesme dhe shteteve afrikane e kanë kaluar kufirin me vendet e BE-së, Poloni dhe Lituani, përmes Bjellorusisë, vend aleat i Rusisë.
BE-ja, atëbotë, e ka akuzuar liderin bjellorus, Alexander Lukashenka, se e ka përdorur migrimin si armë për “luftë hibride”, me qëllim të destabilizimit të bllokut evropian./ REL
Aksidenti SHBA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 9 të mëngjesit në Ohio ku...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehet se janë duke punuar për të zgjidhur situatën që ai e ka cilësu...
Xi Jinping dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti i Kinës Xi Jinping takohen në Kaliforni për të stabilizuar m...
Ndërtesa e Kongresit amerikan. SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar të martën një proj...
Xi Jinping dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara SHBA Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të takohen të mërku...
Tapfumaneyi Masaya ZIMBABVE- Aktivisti i rrëmbyer i opozitës në Zimbabve, Tapfumaneyi Masaya, u gjet i vdekur Masaya raportoi se ishte tortu...
Emigrantet SHBA- Kalimet e paligjshme kufitare nga Meksika ranë 14% në tetor nga një muaj më parë, thanë të martën ...
Protesta SHBA- Dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington të martën për një "Marshim për Izraelin" p...
foto ilustruese SHBA-India do të kalojë popullsinë e Kinës në mes të këtij viti, sipas parashikimeve të fundit nga ...
Tank IZRAEL- Ushtria izraelitë vijon të publikojë video, të cilat sipas saj, janë prova të pakundërshtueshme që Ham...