LIVE UPDATES
Bota

"Festat e egra, seks i shthurur, shumë alkool dhe drogë ", Mykonos apo Ibiza?! Kush është ishulli më i shtrenjtë

Ishulli më i preferuar nga njerëzit dhe më i shtrenjtë është Ibiza

21 Korrik 2022, 07:31 Nga s.s
"Festat e egra, seks i shthurur, shumë alkool dhe
Ushuaia, Ibiza

SPANJË- Ishujt si Mykonos, Greqi dhe Ibiza, Spanjë janë dhe do mbeten më të preferuarat për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Fluksiteti i pushuesve në këto dy ishujt është shumë i lartë edhe pse çmimet janë të larta dhe destinacioni më i shtrenjtë është IBIZA. Destinacioni dikur i preferuar i hipive është kthyer në një nga resortet më të shtrenjta dhe luksoze në botë, me klientë nga liderë politikë, të famshëm nga e gjithë bota dhe biznesmenë miliarderë. Festat e egra, seksi i shthurur, shumë alkool dhe drogë dhe ndjenja se gjithçka lejohet shpejt e bën Ibizën një “magnet” për të famshmit dhe jo të famshëm nga e gjithë bota. Klubet e lindura në ishull, si Amnesia, Space dhe Ushuaia kanë bërë histori në jetën e natës botërore. 

Një konsulent i hoteleve luksoze dhe kryeredaktor i revistës online të udhëtimeve AhotelLife, Ben Padol për ishullin Ibiza tha: “Pas 23 vitesh në Nju Jork, mund ta krahasoj vetëm me Hamptons në sezonin e lartë”.

Ai ka qenë së fundmi në ishullin Balearik, për hapjen e hotelit Beach Caves Ibiza, ku çmimet për një natë nisin nga 1500 euro. Dhe kjo nuk është gjëja më e shtrenjtë në ishull. Nga pijet freskuese të thjeshta deri te vilat dhe shërbimet e sofistikuara (jahte dhe avionë, kuzhinier personal, 'krijues i përvojës' personale, shfaqje kinemaje private, ishull privat fqinj për përdorim ekskluziv) Ibiza ripërcakton pushimet luksoze. Çmimet e larta megjithatë nuk i pengojnë vizitorët dhe këtë vit Ibiza po “mbytet”. Sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave të Spanjës, mbërritjet e turistëve në Ishujt Balearik u rritën me 300% këtë vit, raporton newmoney.gr.

Njerëzit filluan të zbulojnë Ibizën në vitet 1960, kur hipitë ndjenë një forcë mistike që i tërhiqte në ishull. Për vite me radhë, ai ishte një destinacion turistik alternativ, me udhëtarët që kërkonin energjinë dhe magnetizmin e veçantë që teorikisht rrezatonte ishulli. Gjithçka ndryshoi në vitet 1980 kur marinari australiano-britanik dhe ish- bërësi i kapeleve Tony Pike mbërriti në Ibiza. Ai e ktheu një rezidencë 500-vjeçare në një resort luksoz, Pikes Ibiza, dhe arriti të xhirojë videoklipin e këngës "Club Tropicana” nga Wham! Që atëherë, reputacioni i hotelit është rritur. Legjendat e industrisë së muzikës si Freddie Mercury, George Michael, Grace Jones, Julio Inglesias, Bon Jovi dhe të famshëm si Naomi Campbell dhe Jean-Claude Van Damme kanë kaluar nëpër dhomat e Pikes Ibiza. Me rritjen e reputacionit të ishullit, u rritën edhe shërbimet që ofronte, duke u kthyer në paketa të personalizuara dhe ekskluzive. 

"Festat e egra, seks i shthurur, shumë alkool dhe
Vila e Tony Pike

Çmimet e një nate në Ibiza:

– Qira vilë: 2500-15000 euro nata

– Shfaqja e kinemasë private: 500 euro

– shezlong i madh në një bar të njohur në plazh: 500 euro

– konsumi minimal në një tavolinë VIP në një klub popullor: 1000 euro

– Burger në restorant plazhi: 30 euro

– kanaçe coca-cola në një klub popullor: 13 euro

– bileta ajrore Londër – Ibiza me British Airëays (një drejtim): 1000 euro

– transferta me avion privat Londër-Ibiza: 2000 euro/personi

ibiza spanje mykonos

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen