LIVE UPDATES
Bota

FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në vitin 2023

Humbjet nga mashtrimet e raportuara nga amerikanët mbi moshën 60 vjeç vitin e kaluar u rritën me 11% krahasuar me një vit më parë, sipas raportit të FBI-së. Hetuesit po paralajmërojnë për një rritje të skemave mashtruese të vjedhjes nga llogaritë bankare, madje edhe nëpërmjet dërgimit të korrierëve për të mbledhur para apo ar nga viktimat.

30 Prill 2024, 21:00 Nga N.F
FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga
Foto ilustruese

SHBA- Mashtruesit vodhën më shumë se 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar vitin e kaluar, tha FBI-ja të martën. Raporti i FBI-së tregon një rritje në humbjet nga taktikat kriminale gjithnjë e më të sofistikuara, që përdoren për të mashtruar të pambrojturit, duke u vjedhur atyre kursimet.

Humbjet nga mashtrimet e raportuara nga amerikanët mbi moshën 60 vjeç vitin e kaluar u rritën me 11% krahasuar me një vit më parë, sipas raportit të FBI-së. Hetuesit po paralajmërojnë për një rritje të skemave mashtruese të vjedhjes nga llogaritë bankare, madje edhe nëpërmjet dërgimit të korrierëve për të mbledhur para apo ar nga viktimat.

"Mund të jetë një ndikim shkatërrues për amerikanët e moshuar, të cilët nuk kanë aftësi për të punuar", tha zëvendës ndihmësdrejtori i Divizionit të Hetimeve Kriminale të FBI-së, James Barnacle. "Njerëzit humbasin të gjitha paratë e tyre. Disa njerëz bëhen të varfër."

FBI mori më shumë se 100 mijë ankesa nga viktimat e mashtrimeve të moshës mbi 60 vjeç vitin e kaluar, me gati gjashtë mijë njerëz që humbën më shumë se 100 mijë dollarë. Kjo pason një rritje të madhe të humbjeve të raportuara nga amerikanët e moshuar në dy vitet pas pandemisë së koronavirusit të vitit 2020, kur njerëzit ishin të izoluar në shtëpi dhe mashtruesit i kontaktonin ata më lehtë përmes telefonit.

Zoti Barnacle tha se hetuesit po shohin një rritje të grupeve kriminale të organizuara, duke i vënë në shënjestër amerikanët e moshuar përmes një sërë skemash, si mashtrimet romantike dhe mashtrimet përmes skemave të investimeve.

Mashtrimi më i zakonshëm i raportuar nga të moshuarit vitin e kaluar ishte mashtrimi me mbështetjen e teknologjisë, në të cilin kriminelët pozojnë përmes telefonit si përfaqësues teknikë ose të shërbimit ndaj klientit. Në një mashtrim të tillë, që autoritetet thonë se po përhapet shumë, kriminelët imitojnë kompanitë e teknologjisë, bankat dhe zyrtarët qeveritarë për të bindur viktimat se hakerat e huaj kanë ndërhyrë në llogaritë e tyre bankare dhe i udhëzojnë ata t’i mbrojnë paratë e tyre, duke i transferuar ato në llogari të reja bankare, të kontrolluara fshehurazi nga mashtruesit.

Hetuesit federalë panë një rritje midis majit dhe dhjetorit të mashtruesve që përdornin korrierë të drejtpërdrejtë për të marrë para nga viktimat që besonin se llogaritë e tyre ishin komprometuar, sipas FBI. Në ato raste, mashtruesit u thonë viktimave se llogaritë e tyre bankare kanë qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike dhe se duhet të likuidojnë pasuritë e tyre në para, ose të blejnë ar, ose metale të tjera të çmuara, për të mbrojtur fondet e tyre. Pastaj mashtruesit dërgojnë një korrier për t’i marrë ato personalisht.

"Shumë nga skemat e mashtrimit u kërkojnë viktimave të dërgojnë para nëpërmjet një transferimeve bankare, apo transferimit në kripto-monedha. Kur viktima heziton ta bëjë këtë, atyre u jepet një alternativë", tha zoti Barnacle. "Dhe kështu mashtruesi fut në përdorim shërbimet e korrierit."

Në fillim të këtij muaji, një burrë 81-vjeçar nga Ohajo qëlloi për vdekje një shofer taksie, sepse ai mendonte se shoferi po përpiqej ta grabiste pasi para mbërritjes së taksisë mori telefonata mashtruese, thanë autoritetet.

Burri kishte marrë telefonata nga dikush që pretendonte të ishte një oficer nga gjykata lokale, i cili kërkonte para. Shoferit të taksisë u ishte thënë të merrte një pako nga shtëpia e burrit, një kërkesë që autoritetet thonë se mund të ishte bërë nga i njëjti telefonues mashtrues ose një bashkëpunëtor i tij.

Humbjet e mëdha të raportuara të amerikanëve të moshuar ka të ngjarë të jenë më të vogla se sa shifrat reale. Vetëm rreth gjysma e më shumë se 880 mijë ankesave të raportuara në Qendrën e FBI-së për Krimin në Internet vitin e kaluar përfshinin informacion mbi moshën e viktimës.

Marrë nga VOA

shba fbi mashtrim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet