LIVE UPDATES
Bota

Çfarë qëndron pas trazirave në Brazil?

Në qytetin më të madh brazilian, Sao Paolo, protestuesit kërkuan që Bolsonaro të shkojë në burg.

11 Janar 2023, 07:46 Nga A.B
Çfarë qëndron pas trazirave në Brazil?
Trazira

Dhjetëra mijëra persona në Brazil kanë marrë pjesë në tubimet pro-demokracisë, që janë organizuar si përgjigje për sulmin ndaj Kongresit nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në qytetin më të madh brazilian, Sao Paolo, protestuesit kërkuan që Bolsonaro të shkojë në burg.

Afër 1.500 persona janë ndaluar për shkak të trazirave të së dielës në kryeqytetin, Brasilia, raporton BBC.

Trazirat u shkaktuan një javë pasi bëri betimin presidenti i ri Lula da Silva, i cili fitoi zgjedhjet e tetorit.

Mijëra mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro më 8 janar hyn dhunshëm në Gjykatën Supreme, Kongresin dhe Pallatin Presidencial, ngjarje që i ngjasuan sulmit ndaj Kongresit amerikan më 2021.

Mbështetësit e Bolsonaros arritën të kalonin pengesat e policisë përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit dhe hynë me forcë në ndërtesa, duke dëmtuar orenditë, duke thyer dritaret dhe duke shkatërruar veprat e artit. Teksa po zhvilloheshin trazirat në Brasilia, Boslonaro gjendej në Floridë, që është shtëpi e aleatit të tij, ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Incidenti shkaktoi ngritjen e akuzave se veprimet e Bolsonaros nxitën pakënaqësitë, që çuan deri te trazirat.

Protestuesit janë mbështetës fanatikë të Bolsonaros, disa prej të cilëve kanë qëndruar në tenda para selive ushtarake në Brasilia që kur Bolsonaro humbi zgjedhjet presidenciale të 30 tetorit dhe refuzoi të pranonte rezultatet zgjedhore. Të tjerë kanë udhëtuar për në Brasilia gjatë fundjavës, shkruan AP.

Protestuesit kanë kërkuar ndërhyrje ushtarake për të rrëzuar presidentin e ri, Luiz Inacio Lula da Sivla, duke pretenduar se ai është një hajdut që do ta çojë shtetin drejt komunizimit, dhe duke kërkuar që Bolsonaro të kthehet në pushtet.

Përgjatë mandatit të tij si president, Bolsonaro ka kritikuar gjykatësit e Gjykatës Supreme për hapjen e hetimeve që shënjestronin atë dhe aleatët e tij. Ai vazhdimisht kishte përmendur gjykatësin Alexandre de Moraes, që kishte autoritetin kryesor gjatë zgjedhjeve, dhe e kishte akuzuar atë se e solli Brazilin buzë një krize institucionale. Bolsonaro kishte kërcënuar se nuk do të respektonte asnjë vendim të ri të Moraesit.

Bolsonaro, po ashtu, nxiti dyshime lidhur me besueshmërinë e makinave të votimit të Brazilit, dhe më pas refuzoi të pranonte humbjen. Pas humbjes, ai gjerësisht u zhduk nga skena politike, edhe pse ai iu adresua mbështetësve të tij një herë duke u thënë se ata kishin fuqinë në duart e tyre dhe se ai kontrollonte forcat e armatosura.

Mbështetësit e tij shpresuan se Bolsonaro ose forcat e armatosura do të intervenonin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Bolsonaro insistoi se sistemi elektronik i votimit duhet të lëshojë një letër në mënyrë që të mund të verifikohet, por Dhoma e Ulët e Kongresit më 2021 votoi kundër këtij propozimi dhe autoritetet zgjedhore thanë se rezultatet veçse mund të verifikohen.

Ekspertët e sigurisë e kanë konsideruar votimin elektronik si më pak të sigurt sesa forma përmes fletëvotimeve fizike, pasi votimi elektronik nuk mund të verifikohet përmes dokumenteve. Sistemi i Brazilit është kritikuar nga autoritetet vendore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, por asnjëherë nuk është gjetur ndonjë dëshmi se ka pasur mashtrime zgjedhore, që kur shteti nisi të përdorë këtë sistem më 1996.

Pas zgjedhjeve të vitit 2022, Bolsonaro dhe partia e tij kërkuan nga autoritetet zgjedhore që të anulonin miliona vota pasi argumentuan se softueri në makinat e votimit kishte pasur një problem. Ata thanë se makinat nuk mund të identifikonin numrat individualë të hyrjeve në to. Megjithatë, në këtë ankesë nuk u tha se si ky problem në softuer do të mund të ndikonte në rezultate dhe ekspertët e pavarur thanë se sistemi nuk minon besueshmërinë e zgjedhjeve në asnjë mënyrë. Presidenti i autoritetit zgjedhor hodhi poshtë ankesën dhe vendosi një gjobë prej multi-miliona dollarësh për partinë e Bolsonaros.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ishte një prej aleatëve të paktë të huaj të Bolsonaros. Ky i fundit shpesh kishte lavdëruar udhëheqjen amerikane, madje duke publikuar fotografi të tij duke parë fjalimet e Trumpit.

Bolsonaro dhe djali i tij Eduardo, që është ligjvënës, vizituan Trumpin në Mar-a-Lago dhe të dy morën pjesë në darkat në shtëpinë e Steve Bannonit. Aleati prej shumë vitesh i Trumpit ka përsëritur pretendimet e Bolsonaros lidhur me sistemin e votimit para zgjedhjeve të tetorit dhe pas trazirave të 8 janarit në Brasilia, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, i quajti protestuesit “luftëtarë brazilianë të lirisë”.

Eduardo Bolsonaro vazhdimisht ka marrë pjesë në Konferencën Konservatore për Veprim Politik në SHBA, duke e pozicionuar veten si fytyrën ndërkombëtare të lëvizjes së krahut të djathtë të udhëhequr nga babai i tij dhe duke takuar homologët e tij amerikanë.

Jason Miller, ish-strategu i fushatës së Trumpit po ashtu ishte takuar në Brazil me Eduardon. Më 6 janar, para se të nisnin trazirat në Kongresin amerikan, Eduardo ishte në Uashington dhe u takua me Ivanka Trumpin dhe Mike Lindellin, shef ekzekutiv i My Pillow.

Pasi Trump humbi zgjedhjet presidenciale, presidenti i atëhershëm i Brazilit Bolsonaro, priti pesë javë para se të njihte fitoren e Joe Bidenit dhe ishte një prej liderëve të fundit botërorë që e bëri një gjë të tillë.

Bolsonaro udhëtoi për në Florida dy ditë para inaugurimit të Lula Da Silvas më 1 janar.

Zakonisht, në ceremoninë e inaugurimit merr pjesë edhe ish-presidenti i Brazilit. Por, Bolsonaro vendosi që të shkonte në Orlando. Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike të qëndrimit të tij në SHBA dhe analistët kanë spekuluar se shkuarja e tij në SHBA është një përpjekje për të shmangur ndjekjen e mundshme ligjore në lidhje me disa hetime që po vazhdojnë, e që e shënestrojnë atë.

Analistët, po ashtu, argumentuan se ai mund të ketë zgjedhur të largohet nga vendi për të shmangur fajësimin nga mbështetësit e tij për mosmobilizimin e forcave të armatosura apo për të marrë përgjegjësinë për veprimet e mbështetësve të tij./REL

brazil

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?