LIVE UPDATES
Bota

John Bolton zbulon idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi: Erdhi nga Ballkani, Tony Blair negocioi (Lidhja Rama-Vuçiç)

Në një intervistë për Foreign Press Association është pyetur nëse e ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bolton ka thënë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë pasi palët ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë.

10 Janar 2023, 21:53 Nga I.A
John Bolton zbulon idenë e shkëmbimit të territoreve
John Bolton

KOSOVË- Diplomati amerikan John Bolton i cili ka shërbyer si këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Donald Trump ka komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Foreign Press Association është pyetur nëse e ka propozuar idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bolton ka thënë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë pasi palët ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka zbuluar një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton ka deklaruar se atë kohë Blair i kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë atë kohë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë. Blair në takimin me Bolton ka shkruar për të negociuar në emër të liderve shqiptar dhe serb, pasi është këshilltar i Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç. Por Bolton thotë se Blairit i ishte përgjigjur njëjtë siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael-Arabi duke thënë se nuk mund ta duan paqen më shumë se vetë palët e përfshira.

“Shiko unë nuk e sugjerova vetë, ata po flisnin për atë, Dhe u dëshmua politikisht e pamundur, fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë. Por reagimi im ishte i njëjtë sikur i James Baker kur ishte Sekretar i Shtetit e kur foli për mospajtimin mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha që ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon duhet ta përkrahim”, ka thënë Bolton për Foreign Press Association.

Bolton tutje thotë se shumë njerëz se pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve meqë ekziston frika se mund të destabiliziojë edhe pjesë të tjera të Ballkanit. Megjithatë ai ka shtuar se dhe Kosova dhe Serbia kishin rëndë dakord paraprakisht që të flisnin për idenë. Sipas Bolton, për sa kohë ideja nuk imponohet dhe ka pajtueshmëri të dy anshme shkëmbim territoresh atëherë një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo moment.

“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve se mund të destabilizojë pjesë të tjera të Ballkanit. Pika kryesore që duhet pasur parasysh është se shkëmbimi i territoreve që po flitej mes Serbisë dhe Kosovës u ra dakord paraprakisht. Sa gjatë që nuk imponohet me forcë, shkëmbimi me pajtim të dyanshëm mund të ndodh gjatë gjithë kohës”, ka shtuar tutje John Bolton.

Bolton në fund ka thënë se evropianët se kanë pëlqyer idenë e shkëmbimit por ka shtuar se vetë ai kishte thënë se ata e mbështesinin atë dhe rithekson se mendon që ishte e drejtë.

john bolton donald trump tony blair james baker edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës