LIVE UPDATES
Bota

'Çfarë parashikon ajo?'/ Mediat amerikane: Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit, ‘më pranë se kurrë’

Burimet thane se marrëveshja do të mundësonte lirimin e rreth 50 pengjeve civile që mbahen nga Hamasi kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë nga institucionet e paraburgimit izraelite, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

21 Nëntor 2023, 19:20 Nga a.l
'Çfarë parashikon ajo?'/ Mediat amerikane:
Izrael

IZRAEL- Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit që parashikon lirimin e pengjeve dhe një pauzë disaditore të luftimeve është në “fazat e saj përfundimtare” dhe “më pranë se kurrë”. Lajmi është konfirmuar nga burime të paidentifikuara për mediat amerikane. Izraeli nuk ka bërë ende komente mbi këtë çështje, por Kryeministri Netanjahu tha se “në dritën e këtyre zhvillime, do të mblidhte kabinetin e luftës”.

Burimet thane se marrëveshja do të mundësonte lirimin e rreth 50 pengjeve civile që mbahen nga Hamasi kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë nga institucionet e paraburgimit izraelite, numri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit, Hamasi mori rreth 240 persona peng si dhe vrau 1200 të tjerë, pjesa më e madhe civilë.

Më herët të martën shefi i Hamasit tha se grupi militant palestinez ishte pranë një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Përgjithësisht Izraeli i ka shmangur komentet mbi statusin e bisedimeve të udhëhequra nga Katari. Sot Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se po bëhet përparim në lirimin e pengjeve.

“Aktualisht jemi duke u perqendruar në një mbrojtje shumë të fortë dhe proaktive në veri për të arritur një fitore dërrmuese në jug. Qëllimi i parë eshte eliminimi i Hamasit qe nuk ndalet derisa të realizohet. Qëllimi i dytë, kthimi i pengjeve dhe po bëjmë përparim. Nuk besoj se ia vlen te thuash shume as ne kete moment por shpresoj te kete lajme te mira se shpejti”.

Mes bisedime për një marrëveshje të mundshme sulmet e përgjakshme në Gazë vazhdojnë dhe grupi militant vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas Al Shifës, Izraeli sulmoi të hënën një tjetër spital në Gazë, atë që njihet si Spitali Indonezian. Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë lidhur me sulmet ndaj spitaleve.

“Ne nuk duam që spitalet te shndërrohen në sheshe beteje. Por kemi thënë gjithashtu, se kemi informacion që vërteton pohimet e Izraelit se Hamasi e ka përdorur spitalin Al Shifa si një pikë komandimi, por nuk kam ndonjë informacion zbulimi mbi Spitalin Indonezian”, tha Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Zotit Kirby shtoi se ai është në dijeni të faktit se spitalet janë plot me pacientë të sëmurë të cilët e kanë të pamundur të largohen si dhe me mjekë dhe infermierë që po kujdesen për ta. Problemi sipas tij qëndron tek fakti se Izraelit i duhet të krijojë nje balancë mes këtij realiteti dhe faktit se Hamasi po i përdor spitalet si mburoja për luftëtarët e tij.

Zëri i Amerikës bisedoi me kryetarin e organizatës MER-C në Xhakartë, organizatë e cila ndërtoi Spitalin Indonezian në Gazë.

“Ata sulmuan katin e tretë. Qendra e kujdesit intensiv ishte në kaos kishte shumë viktima, më shumë se 700 të plagosur rëndë, 12 të vdekur, mes të cilëve dy mjekë, një kirurg, nëse nuk gaboj”, tha Dr. Sarbini Abdul Murad, Kryetar i MER-C.

Presidenti Joe Biden ka thënë se pas përfundimit të luftës, Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor duhet të drejtohen nga Autoriteti Palestinez dhe jo nga Hamasi, i cili është cilësuar si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Brian Katulis, ekspert në Institutin për Lindjen e Mesme tha për Zërin e Amerikës se idetë e Presidentit Biden janë te rëndësishme, por nuk ka konsensus për momentin në rajon apo edhe mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, rreth asaj që pritet të ndodhë “me përfundimin e luftës”.

“Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se mund të ketë një lloj force rajonale arabe, e cila do të ndihmonte policinë e Gazës për një periudhë kohore, por shumica e ministrave të jashtëm arabë, përfshirë ministrin e jashtëm të Jordanisë, e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Pra ka shumë punë për të bërë, si për krizën afatshkurtër të pengjeve dhe dhunën që vazhdon, por edhe për vizionin afatgjatë se si do të dukej një shtet përfundimtar i qëndrueshëm”.

Presidenti Biden është vënë nën qendër të kritikave në rritje si brenda ashtu edhe jashtë vendit lidhur me mbështetjen për Izraelin, mes një numri në rritje të vdekjeve mes popullatës civile palestinezë, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe dëshpërim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës e cila drejtohet nga Hamasi, më shumë se 13 mijë palestinezë janë vrarë nga Izraeli, që nga fillimi i luftës muajin e kaluar. /VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës