LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg në Shkup: NATO nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

21 Nëntor 2023, 18:55 Nga a.l
Stoltenberg në Shkup: NATO nuk do të lejojë destabilizimin e
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg. Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”.

Stoltenberg, i cili arriti në Shkup pas vizitës në Beograd, tha se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n” dhe më këtë rast përmendi disa arsyeje që paraqesin “brengosje për aleancën”.

“Në Bosnjë Hercegovinë u paraqiten tensione dhe këtu inkurajoj liderët politikë që të përmbahen nga ndarjet dhe retorika secesioniste, ndërsa përpjekjet e tyre t’i orientojnë drejt pajtimit dhe të ardhmes paqësore”, tha kreu i NATO-s. Në këtë kuadër, Stoltenberg foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në Kosovë kohë më parë pamë incidente me dhunë serioze që përfshinte edhe sulme të papranueshme ndaj trupave paqësore të KFOR-it dhe ata që e bënë këtë duhet të përgjigjen. Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë me dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, pasi është mënyra e vetme drejt zgjidhjes e cila do të respektonte të drejtat e të gjitha bashkësive etnike”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.

Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për integrimin në Bashkimin Evropian.

Këtë mesazh ai ua përcolli edhe deputetëve në një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë tha se institucionet do të bëjnë gjithçka për sigurinë rajonale, por edhe për arritjen e integrimit evropian si “rruga më e mirë e mundshme për të ardhmen e vendit”.

“Siguria rajonale është më rëndësi si asnjëherë më parë, andaj prioritet i yni mbetet integrimit evropian, para se gjithash i Maqedonisë së Veriut, por edhe i rajonit. Nuk duhet të kemi pengesa në këtë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që të bëjmë këtë rrugë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE, deri në vitin 2030”, deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri maqedonas tha se angazhimi për paqen, sigurinë dhe perspektivën e qytetarëve “nuk mundet dhe nuk guxon të pengohet nga kalkulimet politike të politikanëve destruktivë”.

Paraprakisht, Stoltenberg ka qëndruar në Sarajevë dhe Prishtinë. Shefi i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim të mërkurë në Shkup me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./REL/

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës