LIVE UPDATES
Bota

Çfarë është lia e majmunit?

Lia e majminit është zakonisht një sëmundje e lehtë, por mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion në fytyrë dhe duar, duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse.

16 Gusht 2024, 19:00 Nga E. D
Çfarë është lia e majmunit?
fotot ilustruese

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur linë e majmunit, e përhapur në Kongo dhe vende të tjera të Afikës, një emergjencë globale të shëndetit publik.

Lia e majminit është zakonisht një sëmundje e lehtë, por mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion në fytyrë dhe duar, duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse.

Brenda një qendre mjekësore në Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, ekipet mjekësore po përpiqen të identifikojnë pacientët e sëmurë me linë e majmunit, ndërsa i pacientëve të prekur në këtë qytet, sa vjen e shtohet.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunit, që është përhapur në Kongo dhe vende të tjera të Afikës, një emergjencë globale të shëndetit publik. Vendimi erdhi pas konfirmimit se fëmijë dhe të rritur në më shumë se 13 vende janë prekur nga lia e majmunit, ndërsa është përhapur një variant i ri i infeksionit viral.

“Lia e majmunit është raportuar në Republikën Demokratike të Kongos prej më shumë se një dekade dhe numri i rasteve të raportuara çdo vit është rritur gradualisht gjatë kësaj periudhe. Vitin e kaluar u raportua për një rritje të konsiderueshme të rasteve dhe aktualisht numri i rasteve deri tani është më i lartë se sa numri total i rasteve vitin e kaluar, me më shumë se 14,000 të prekur dhe 524 të vdekur”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghenreyesus.

Më herët gjatë këtij viti, shkencëtarët njoftuan shfaqjen e një variant të ri të lisë së majmunit në një qytet minierash në Republikën Demokratike të Kongos, i cili mund të shkaktojë vdekjen e deri në 10 për qind të personave të prekur dhe i cili përhapet më shpejt.

Lia e majmunit përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë me personat e infektuar, përfshirë marrëdhëniet intime.

Ndryshe nga rastet e mëparshme të shpërthimit të lisë së majmunit, ku inflamacionet shfaqeshin kryesisht në kraharor, duar dhe këmbë, varianti i ri ka simptoma më të lehta dhe shkakton inflamacion në organet gjenitale. Kjo e bën më të vështirë identifikimin e virusit, çka do të thotë, se njerëzit mund ta trasmetojnë sëmundjen tek të tjerët, pa e ditur se janë të infektuar.

“Eshtë shumë e rëndësishme të kemi më shumë të dhëna mbi sëmundjen në vendet që është përhapur dhe vendet që janë në rrezik. Duhet të kuptojmë më mirë se si transmetohet sëmundja, cili grup është më i rrezikuar dhe si zhvillohet virusi. Nëse e kuptojmë më mirë sëmundjen, atëherë do të mund të përdorimim në mënyrë efektive dhe tek një grup i caktuar, atë numër të kufizuar të vaksinave që kemi në dispozicion”, thotë Maria Van Kerkhove, drejtore e departamentit për parandalimin e epidemive dhe pandemive pranë OBSH-së.

Çfarë është lia e majamunit?

Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me “linë”. Deri së fundmi, rastet e prekjes së njerëzve nga ky infeksion viral ishin shënuar në pjesën qendrore dhe perëndimore të Afrikës, ku popullata kishte më shumë kontakt me kafshët e prekura.

Në vitin 2022, për herë të parë u konfimuar përhapja e virusit përmes marrëdhënieve intime dhe virusi u përhap në më shumë se 70 vende në të gjithë botën, të cilat nuk kishin raportuar më parë prani të kësaj sëmundjeje.

Lia e majmunit i përket së njëjtës kategori virusesh si lia, por shkakton simptoma më të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Njerëzit e prekur më rëndë mund të kenë skuqje ose enjtje në në fytyrë, duar, gjoks dhe organet gjenitale.

"Është një sëmundje virale që është shumë e zakonshme në Afrikën qendrore dhe perëndimore dhe përhapet kryesisht te brejtësit. Dhe herë pas here prek kafshë të tjerë si majmunët dhe prek edhe njerëzit", shpjegon Jorge Osorio, Drejtor Instituti Global i Shëndetit pranë universitetit Wiskonsin-Madison.

Pavarësisht emrit “lia e majmunit”, ka të ngjarë që nuk janë majmunët, por brejtësit ata që shkaktojnë sëmundjen.

Rasti i parë i identifikuar tek një njeri me linë e majmunit i përket vitit 1970. I infektuar ishte një djalë i ri inga një zonë e largët e Kongos.

Sa serioze është lia e majmunit për njerëzit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse për një në 10 persona.

Shumica e pacientëve me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje.

Të prekurit më rendë mund të kenë skuqje ose enjtje në fytyrë dhe duar, që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Shumica e njerëzve shërohen në një periudhë nga dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital. Lia e majmunit mund të jetë vdekjeprurëse për disa të prekur dhe mendohet se është më e rëndë tek fëmijët.

Duke folur në vitin 2022, Dr. Olivia Kasirye, zyrtare e shëndetit publik në qarkun Sakramento, të Kalifornisë, shpjegoi se një pacient mund të përhapë infkesionin deri në momentin që i janë shëruar të gjitha inflamaciont.

"Një person konsiderohet i infektuar që nga fillimi i simptomave derisa skuqjet e lëkurës të kenë zënë kore dhe koret të kenë rënë dhe të ketë një shtresë të re të lëkurës. Përhapja e sëmundjes ndodh kryesisht nga pështyma, skuqjet e lëkurës ose veshjet apo shtrojet e krevatit të kontaminuara”, tha ajo.

Ekzistojnë dy vaksina të licencuara për linë e majmunit në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu të paktën dy barna antivirale të licencuara për përdorim nga njerëzit me sëmundje të rënda.

Çfarë dimë për rastin e fundit të shpërthimit të lisë së majmunit?

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollonin e Sëmundjeve në Afrikë tha se këtë vit lia e majmunit është identifikuar në 13 shtete dhe se 96 për qind e të gjitha rasteve dhe vdekjeve janë regjistruar në Kongo. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të prekurve është rritur me 160 për qind dhe numri i vdekjeve me 19 për qind.

Deri tani, janë identifikuar 14 mijë raste dhe kanë vdekur 524 persona.

Drejtori i Komitetit të Emergjencave kundër lisë së majmunit tha se janë raportuar raste në shtete si Uganda, Ruanda, Burundi and Kenia, shtete të cilat nuk ishin prekur më pare./VOA

lia e majmunit obsh

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë