LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë do të thotë për Kinën largimi i gjeneralit më të lartë ushtarak

Veprimi befasues më 24 janar për të hetuar gjeneralin e tij kryesor dhe njëherësh aleatin e dikurshëm, Zhang Youxia, lë Xinë praktikisht të vetëm në krye të hierarkisë ushtarake të vendit

1 Shkurt 2026, 16:01 Nga E.d
Analiza e REL: Çfarë do të thotë për Kinën
Foto ilustruse

Vendimi i udhëheqësit kinez, Xi Jinping, për të hetuar gjeneralin më të lartë në shtet ngre pikëpyetje të mëdha për fqinjët e Kinës lidhur me ambiciet e Pekinit për të marrë kontrollin e Tajvanit, konkurrencës afatgjatë me Shtetet e Bashkuara dhe imazhit të tij rajonal si një fuqi e qëndrueshme.

Veprimi befasues më 24 janar për të hetuar gjeneralin e tij kryesor dhe njëherësh aleatin e dikurshëm, Zhang Youxia, lë Xinë praktikisht të vetëm në krye të hierarkisë ushtarake të vendit. Analistët kinezë që folën për Radion Evropa e Lirë thanë se kjo ka implikime të mëdha për pasardhësin dhe se partnerët dhe rivalët e Pekinit do të vëzhgojnë me kujdes çdo trazirë të mëtejshme brenda radhëve të Partisë Komuniste Kineze.

“Për dekada të tëra, Kina ka projektuar imazhin e një vendi me plane afatgjata për të shtrirë ndikimin dhe për të rivalizuar SHBA-në si superfuqi”, tha për Radion Evropa e Lirë Temur Umarov, studiues në Qendrën Carnegie për Rusi dhe Euroazi në Berlin.

“Por, kjo ngre shumë pyetje dhe dyshime rreth asaj që po ndodh në Kinë dhe nëse Xi ka vërtet kontroll mbi rrethin e tij të brendshëm, ashtu siç duket”.

Zhang, i cili tani po përballet me një hetim për korrupsion, ishte zyrtari ushtarak më i shquar i Kinës, duke shërbyer si nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak (CMC), organi më i lartë drejtues ushtarak i Partisë Komuniste Kineze. Përmes kësaj pozite, ai ka luajtur një rol kryesor në thellimin e partneritetit ushtarak të Kinës me Rusinë, i cili është zgjeruar në çështje si prodhimi i përbashkët dhe mbrojtja raketore që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

“Zhang Youxia ishte qendra e marrëdhënieve me Rusinë”, tha për Radion Evropa e Lirë Dennis Wilder, ekspert për ushtrinë kineze dhe ish-kreu i analizave për Kinën në Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA).

Çfarë ndodhi dhe pse ka rëndësi?

Përderisa sistemi politik i mbyllur i Kinës e bën të vështirë të dihen saktësisht motivet e Xisë, arrestimi i Zhangut ndodhi para një samiti të mundshëm në Pekin me presidentin amerikan, Donald Trump, në muajin prill, dhe në një periudhë të manovrave politike para një riorganizimi të udhëheqjes më 2027, që ndodh një herë në pesë vjet, kur pritet që Xi të kërkojë mandatin e katërt si udhëheqës i Kinës.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Zhangut nisën hetimet për pretendime të “shkeljeve të rënda disiplinore dhe ligjore”.

Liu Zhenli, një tjetër gjeneral dhe shef shtabit i CMC-së, gjithashtu u përfshi në hetim për të njëjtat akuza.

Në një editorial, që u publikua më 25 janar në gazetën ushtarake Liberation Army Daily, u tha se Zhang dhe Liu “tradhtuan seriozisht besimin dhe pritjet” e Partisë Komuniste dhe CMC-së dhe “nxitën probleme politike dhe korrupsion që minuan udhëheqjen absolute të partisë mbi ushtrinë dhe kërcënuan themelin e pushtetit të partisë”.

Wall Street Journal, duke cituar individë që kanë informacione të brendshme të nivelit të lartë lidhur me këto akuza, raportoi se gjenerali Zhang ishte akuzuar për rrjedhjen e informacionit te SHBA-ja lidhur me programin bërthamor të Kinës dhe për pranimin e ryshfetit në këmbim të promovimeve në pozita të larta ushtarake.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë raportim.

Disa analistë thonë se janë skeptikë ndaj pretendimeve për rrjedhjen e informacioneve të inteligjencës. Neil Thomas, studiues për politikën kineze në Qendrën për Analiza të Kinës të Institutit të Azisë për Politika Shoqërore, vuri në dyshim këto akuza përmes një postimi në X. Ai pyeti pse “një gjeneral me përvojë lufte” si Zhangu do të “tradhtonte gjithçka që i ka dhënë kuptim jetës së tij në dekadat e fundit” për t’i dhënë sekrete kundërshtarit kryesor të Kinës.

Si Xi, edhe Zhang, anëtar i elitës në pushtet, Politburo, është një nga pasardhësit e revolucionarëve dhe zyrtarëve të lartë të partisë. Babai i tij kishte luftuar përkrah babait të Xisë gjatë luftës civile kineze që çoi në marrjen e pushtetit nga forcat komuniste të Maos më 1949, dhe të dy më pas morën poste të larta drejtuese.

Zhang është në mesin e gjeneralëve të pakët kinezë që ka përvojë lufte, pasi ka luftuar në konfliktet kinezo-vietnameze gjatë viteve ’80.

Hetimi ndaj tij i shtohet një “pastrimi” më të gjerë të zyrtarëve të lartë ushtarakë kinezë që ka ndodhur në vitet e fundit. Nga viti 2023 deri në vjeshtën e vitit 2025, afër 20 gjeneralë janë larguar nga detyra. Gjashtë prej tyre ishin nga Rocket Force, që kontrollon arsenalin kinez të raketave tokësore, si bërthamore ashtu edhe konvencionale.

Pas këtyre largimeve, dhe me gjeneralët Zhang dhe Liu tani nën hetim, CMC-ja që përbëhet nga shtatë anëtarë, tani ka mbetur vetëm me një oficer aktiv në uniformë dhe dy anëtarë të përhershëm, duke përfshirë edhe vetë Xinë.

Çfarë do të thotë kjo për fqinjët e Kinës?

Rasti i gjeneralit Zhang – gjenerali më i fuqishëm i Kinës dhe një nga njerëzit e pakët që ka ndikim për të kundërshtuar çdo plan për pasardhësin e Xisë – ngrit pyetje lidhur me nivelin e pakënaqësisë brenda radhëve të elitës kineze.

Kjo gjë padyshim që është në radarët e partnerëve rajonalë të Pekinit në Azinë Qendrore, të cilët e shohin sistemin politik kinez si simbol të stabilitetit dhe një sistem të qëndrueshëm ndaj pakënaqësive ndaj elitave që qeveritë e Azisë Qendrore kanë përjetuar që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

“Ky pastrim dhe ndjenja e paqëndrueshmërisë që sjell do të jetë në mendjen e vendimmarrësve të Azisë Qendrore”, tha Umarov për REL-in.

Zhang takonte rregullisht udhëheqësit kryesorë në mbarë botën, duke zhvilluar vizita të profilit të lartë në SHBA përgjatë viteve dhe duke bashkëpunuar me zyrtarë nga Pakistani deri në Vietnam. Ai ishte po ashtu bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Ruso-Kinez për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik dhe vizitoi disa herë Moskën, duke u takuar me zyrtarët më të lartë. Vizitën e fundit në Rusi ai e zhvilloi nëntorin e vitit të kaluar, kur u takua me ministrin rus të Mbrojtjes, Andrei Belousov.

Umarov argumentoi se ky veprim ka pas gjasa të ndikojë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë me fqinjët e Kinës, bashkëpunim i cili, sipas tij, është bërë të “institucionalizuar” gjatë viteve dhe zhvillohet në nivele të ndryshme, nga policia e deri te shitja e armëve.

Wilder, i cili po ashtu ka qenë këshilltar kryesor për Kinën në Shtëpinë e Bardhë për ish-presidentin amerikan George W. Bush, tha se “në të gjithë rajonin, njerëzit do t’i hedhin një vështrim të ri çështjes së pasardhësit [në CMC] në Kinë”.

“Kjo shton një dimension që më parë nuk ekzistonte si çështje për shqetësim”, tha ai. “Fqinjët e Kinës do të vëzhgojnë shumë nga afër se si do të plotësohen vendet e zbrazëta në [CMC]”.

Çfarë do të thotë për Tajvanin?

Ky veprim ka po ashtu implikime të mundshme për fqinjët e Kinës në Paqësor, veçanërisht për Tajvanin, demokracinë vetëqeverisëse që Kina konsideron se është pjesë e territorit të saj.

Analistët thonë se largimi i gjeneralit Zhang mund të ndikojë në gatishmërinë ushtarake të Kinës dhe ambiciet e saj të ardhshme ndaj Tajvanit. Xi ka thënë vazhdimisht se bashkimi me ishullin është “i pashmangshëm” dhe ka premtuar se do ta marrë ishullin me forcë, nëse është e nevojshme.

Në fund të vitit 2025, Kina zhvilloi disa nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake rreth Tajvanit, dhe Pekini dërgon rregullisht avionë dhe anije në hapësirën ajrore dhe ujërat e Tajvanit për të testuar vendosmërinë e tij.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër ndryshimet e pazakonta në nivelet më të larta të udhëheqjes së partisë, Qeverisë dhe ushtrisë së Kinës”, tha ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Wellington Koo, gjatë një prononcimi për gazetarët më 26 janar. “Nuk do të lejojmë që rrëzimi i një personi të na bëjë të ulim vigjilencën ose të zvogëlojmë nivelin e gatishmërisë ushtarake që duhet të mbajmë”.

Drew Thompson, ish-strategjist për Azi në Pentagon dhe tani në Shkollën për Studime Ndërkombëtare në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit, tha se ky pastrim gjithashtu ka implikime për Tajvanin dhe SHBA-në, që është mbështetësja kryesore e Tajpeit dhe i ofron atij mbështetje jetike ushtarake.

“Që një strategji penguese e SHBA-së të jetë efektive, ne kemi nevojë që Xi Jinping të jetë i rrethuar nga gjeneralë të aftë që do t’i japin këshilla objektive”, shkroi Thompson në newsletter-in e tij.

Thompson tha se konsolidimi i CMC-së nga Xi vjen me “rreziqe operative, duke qenë se Xi po këshillohet nga dhe përpiqet të komandojë një ushtri prej një milioni personash përmes një komiteti të përbërë nga një person” dhe se ai shqetësohet “për pasojat nëse dikush tjetër përveç Zhang Youxia do t’i japë Xi Jinpingut këshilla ushtarake”.

“Pa Zhang Youxia në CMC, rreziku i gabimeve në përllogaritje rritjet”, shtoi ai./REL

xi jinping kinë shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet