LIVE UPDATES
Bota

"Familjet nuk kanë një vend të sigurt"/ VOA: Vuajtjet e palestinezëve të shpërngulur mes konfliktit në Gazë

Imtiaz Eisam Abu Eidah dhe gjashtë fëmijët e saj janë zhvendosur katër herë që nga fillimi i luftës në Gazë. Fletëpalosjet e lëshuara së fundmi nga ajri i paralajmëruan banorët që të largoheshin nga qyteti Rafah, i cili konsiderohej si vendi i fundit i sigurtë.

17 Maj 2024, 17:31 Nga E. D
"Familjet nuk kanë një vend të sigurt"/ VOA: Vuajtjet e
foto ilustruese

GAZA- Qindra mijëra njerëz janë larguar nga qyteti Rafah i Gazës, dhe shumë të tjerë po shpërngulen ndërsa intensifikohen luftimet midis Izraelit dhe Hamasit pranë kufirit me Egjiptin. Korrespondentët e Zërit të Amerikës, Heather Murdock nga Stambolli, Nedal Hamdouna, Amjed Tantesh dhe Enas Tantesh nga Rafahu i Gazës, njoftojnë se familjet palestineze thonë se nuk kanë gjetur një vend të sigurtë për t’u vendosur dhe kudo që shkojnë nuk ka ndihma për ta.

Imtiaz Eisam Abu Eidah dhe gjashtë fëmijët e saj janë zhvendosur katër herë që nga fillimi i luftës në Gazë. Fletëpalosjet e lëshuara së fundmi nga ajri i paralajmëruan banorët që të largoheshin nga qyteti Rafah, i cili konsiderohej si vendi i fundit i sigurtë.

Abu Eidah dhe qindra mijëra njerëz të tjerë, shumica tashmë të zhvendosur disa herë, janë futur më thellë në Gazë, ndërsa intensifikohet lufta pranë kufirit me Egjiptin dhe kamionët me ndihma humanitare kanë mbetur në anën tjetër të kufirit.

“Nuk ka asnjë vend të sigurt. Sa herë duhet të zhvendosemi në një vend dhe pastrehë? Kemi vështirësi të gjejmë ujë për të pirë. Djali im duhet ë shkojë shumë larg për të gjetur ujë. Po fëmijët? Nuk kemi ujë të mjaftueshëm për të pirë”, thotë ajo.

Familjet e vendosura në tenda në shkretëtirën pranë qytetit Khan Younis, të shkatërruar nga lufta, thonë se nuk kanë mjetet bazë, si ilaçe, ushqime, ujë ose materiale për të ndërtuar një tendë.

Familjet e zhvendosura thonë se bota i ka braktisur ata, ndërsa vazhdojnë bisedimet e paqes mes dhunës në rritje.

“Gjëja më e vështirë për ne në këtë luftë është heshtja dhe zhgënjimi ndërkombëtar. Kjo ndikon psikologjikisht. Nuk e prisja që një ditë, në shekullin 21, në epokën e përparimit, lirisë, demokracisë dhe humanizmit, një palestinez do të vritej pa asnjë arsye”, thotë palestinezi i zhvendosur, Muhammad Mansour Al-Zanoun.

Lufta filloi në muajin tetor pasi militantët e Hamasit u futën në Izrael duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë rreth 250 pengje, goditja më e rëndë ndaj Izraelit që nga pavarësia.

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, thotë se që nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë më shumë se 35,000 njerëz dhe është zhvendosur shumica e popullsisë prej rreth 2 milionë banorësh.

Programi Botëror i Ushqimit tha të mërkurën se brenda disa ditësh do të mbarojnë rezervat e ushqimit dhe karburantit në Gazë. Organizata tha se zia e bukës është përhapur në të gjithë Gazën veriore, dhe rrezikohet edhe pjesa tjetër. Grupet e ndihmave thonë se sistemi i kujdesit shëndetësor ka muaj që nuk ekziston më.

Sikurse prindërit e tjerë, Abu Eidah, e cila tashmë ka humbur më shumë se 150 anëtarë të familjes së saj të gjerë, thotë se nuk ka asnjë mënyrë për të dalë nga Gaza. Zgjedhja e saj e vetme tani është që të përpiqet t'i mbijetojë luftës.

“Ëndrra ime më e madhe është armëpushimi. Jepini fund kësaj lufte të mallkuar. Sa herë duhet të vdesim? Duam vetëm paqe dhe siguri”, thotë nëna palestineze Imtiaz Eisam Abu Eidah.

Ajo thotë se ka dëgjuar se ditët e fundit janë futur disa ndihma humanitare në Gazë por nuk ka marrë gjë. Disa nga të afërmit e saj të vdekur janë gjetur dhe varrosur, shton ajo, por shumica mbeten të humbur nën rrënoja../VOA

lufta në lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet