LIVE UPDATES
Bota

Europa Nostra pas vizitës së një jave më parë: Manastiri i Deçanit: është “monument në rrezik”

Autoritetet e Kosovës thonë se përfshirja e Manastirit të Deçanit nga organizata Europa Nostra në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë nuk është bazuar në argumente profesionale dhe nuk reflekton realitetin.

14 Korrik 2022, 14:54 Nga DOSJA
Europa Nostra pas vizitës së një jave më parë:
Manastiri i Deçanit

Organizata Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, "Europa Nostra” i mbetet qëndrimit të saj, se Manastiri i Deçanit është "monument i rrezikuar”, pavarësisht kundërshtimit të Prishtinës zyrtare që e mohon një gjë të tillë. Një vit më parë organizata Europa Nostra, e përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Këtë javë një delegacion i "Europa Nostra" kreu një vizitë në Kosovë dhe zhvilloi takime me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, ministra të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Ende nuk ka zgjidhje përfundimtare

Për "Europa Nostra" ka disa arsye, pse Manastiri i Deçanit vazhdon të jetë "Monument në Rrezik”. "Së pari, ende nuk është rënë dakord nga të gjitha palët për një zgjidhje përfundimtare lidhur me pasojat e shkaktuara nga planet për rritjen e trafikut brenda dhe rreth Zonës së Veçantë Mbrojtëse të Manastirit të Deçanit, si dhe as në lidhje me ndërhyrjet e tjera të paralajmëruara, siç është projekti buzë lumit, që mund të ndikojnë negativisht në mjedisin natyror të Manastirit i cili do të konsiderohet si pjesë përbërëse e vlerës së tij të jashtëzakonshme të trashëgimisë”, thuhet në një komunikatë të Europa Nostra.

Nër argumentet e saj, "Europa Nostra" përmend edhe mos-zbatimin nga autoritetet e Kosovës të vendimit të vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që konfirmon pronësinë e Manastirit të Deçanit në 24 hektarë tokë përreth Manastirit, duke konsideruar se "kjo gjë cenon sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike të këtij Manastiri”. Sipas Europa Nostra, "Manastiri duhet të vazhdojë të ruhet 24/7 nga trupat paqeruajtëse të KFOR-it.   

Reagime nga Kosova: Qasje joprofesionale

Por autoritetet e Kosovës nuk pajtohen me argumentet e "Europa Nostra". Sipas Ministrisë së Kulturës së qeverisë së Kosovës, "përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë nuk është e drejtë, pasi nuk është e bazuar në argumente profesionale dhe nuk reflekton pasqyrën reale të Manastirit”.

Dy ministra të qeverisë së Kosovës, ai i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, deklaruan se "mungesa e vlerësimit të rrezikut që i kanoset Kalasë së Novobërdës, dhe insistimi për "rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra”. Ata theksuan edhe njëherë që "Europa Nostra i detyrohet një kërkim falje Kosovës dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Kosovës”.

Sipas tyre gjendja e sigurisë në objektet e trashëgimisë kulturore, në veçanti të atyre fetare është përmirësuar, dhe ky fakt argumentohet me raportet e organeve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe Misionit të KFOR-it në Kosovë.

"Nga vitet 2014-2021, në policinë e Kosovës janë raportuar 537 raste në ndërtesa fetare (shumica raste të vjedhjes), prej tyre 61 % në ndërtesa fetare myslimane, 31% në ndërtesa Katolike dhe 6% në ndërtesa Ortodokse. Shumica e tyre janë raste të vjedhjeve, përderisa asnjë rast nuk është klasifikuar si rast me motive fetare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

QUINT i rikujtoi qeverisë së Kosovës zbatimin e vendimit

Çështja e Manastirit të Deçanit, vazhdon të mbetet temë debati edhe brenda pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Krerët e misioneve të vendeve më të industrializuara QUINT, për të disatën herë me radhë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që ta zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t'ia kaluar në pronësi, rreth 24 hektar tokë përreth Manastirit të Deçanit. Qeveria e Kosovës dhe komuna e Deçanit ku gjendet Manastiri, hezitojnë ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre tokat përreth manastirit kanë qenë prona të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa, shprehin habinë "se si i është njohur Manastirit e drejta e palës në procedurë”. Megjithkëtë QUINT ia rikujtojë qeverisë së Kosovës që është obligim zbatimi i vendimit.

"Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar. Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në një deklaratë të fundit të QUINT.

Në deklaratë më tej thuhet se "shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës. Thirrjes së QUINT-it ju bashkua edhe Kisha Ortodokse Serbe, përmes igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, duke shprehur shqetësimin e saj për siç thotë "shkeljen e të drejtave pronësore të Kishës Ortodokse Serbe nga institucionet e Kosovës”.

A mund ta pengojë Kosovën çështja e Manastirit të Deçanit?

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, thotë se ajo do të angazhohet maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit, por në të njëjtën kohë, u bëhet thirrje liderëve fetarë të Manastirit që ta bëjnë pjesën e tyre duke kërkuar zgjidhje nëpërmjet dialogut e marrëveshjeve me popullatën lokale. "Jemi të vetëdijshëm që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, por duhet t'i kemi parasysh edhe kundërthëniet që i kanë përcjellë çështjet e tokave përreth Manastirit në aspektin historik dhe atë ligjor. Së pari gjithçka e ka burimin te vendimi i Qeverisë së Serbisë në vitin 1997 kur iu dhanë tokat Manastirit në mënyrë diskriminuese sepse ato ishin pronë e dy ndërmarrjeve publike. Së dyti Manastiri i Deçanit nuk ka identitet të pavarur ligjor sepse ligjërisht i përket kishës ortodokse serbe. Është pak e habitshme se si i është njohur Manastirit e drejta e palës në procedurë. Aq sa është edhe përfshirja e Gjykatës Kushtetuese në këtë proces duke i dhënë të drejtë Manastirit”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit  të Deçanit mund ta pengojë Kosovën në rrugëtimin  saj drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, thonë analistët. Madje sipas tyre, pengesa e parë që mund t'i paraqitet Kosovës pas aplikimit zyrtar, është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për faktin që demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë tri vlerat themelore mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës./DW/

manastiri i decanit europa nostra

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet