LIVE UPDATES
Bota

Sulmet e Kievit dhe Moskës sfidojnë armëpushimin e brishtë në Ukrainë

Nikolas Gvosdev, profesor i çështjeve të sigurisë në Kolegjin e Marinës amerikane, në Njuport të SHBA-së, tha se sulmet që pasuan bisedën telefonike ishin të lidhura drejtpërdrejtë.

22 Mars 2025, 13:58 Nga r.ll
Sulmet e Kievit dhe Moskës sfidojnë armëpushimin e brishtë
foto nga sulmet

KIEV- Njoftimi i Kremlinit për bisedën telefonike që Vladimir Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, u shfaq në ueb-faqe në orën 20:15, me kohën lokale në Moskë, më 18 mars Putin, tha komunikata, ishte pajtuar me propozimi amerikan për armëpushim për të ndaluar sulmet ruse ndaj infrastrukturës të energjisë të Ukrainës për 30 ditë.

Por, edhe para se biseda telefonike të përfundonte, dronët sulmues ishin në qiell. Pak minuta pas përfundimit të telefonatës, energjia ukrainase dhe caqe të tjera u goditën nga sulmet që vazhduan për orë të tëra. Dy spitale – teknikisht të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar – u dëmtuan rëndë. Ukraina goditi një kompleks të një tubacioni të naftës në jug të Rusisë.

Një ditë më vonë, më 19 mars, Trump dhe Volodymyr Zelensky zhvilluan bisedë telefonike dhe presidenti ukrainas tha se pranoi propozimin për armëpushim. Por, Zelensky u tha gazetarëve se “gjithçka do të vazhdojë të fluturojë”.

“Nëse rusët përfundimisht nuk do të godasin ndërtesat tona, as ne nuk do t’i godasim të tyret”, tha Zelensky.

Por, ata vazhduan sulmet: Rusia lëshoi më shumë se 170 dronë në Ukrainë në orët e para të 20 marsit. Ukraina përdori dronë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar një bazë ajrore ku bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi janë të stacionuar dhe raportohet po ashtu se Kievi përdori një raketë me rreze të gjatë veprimi për të goditur edhe një rafineri.

Mund të jetë ende herët për të gjykuar, por siç rëndom janë armëpushimet, ky nuk duket të jetë një i tillë. Dhe, nëse negociatorët rusë dhe amerikanë nuk bien dakord për hapa konkretë – qoftë në Arabi Saudite më 24 mars apo në takime të mëvonshme – ka gjasa që armëpushimi të jetë jetëshkurtër.

“As Rusia, e as Ukraina, në këtë fazë nuk kanë arsye për të ulur intensitetin ose shkallën e operacioneve të tyre”, tha për Radion Evropa e Lirë Maria Engqvist, zëvendësdrejtoreshë e programit të studimeve për Rusi dhe Euroazi në Agjencinë suedeze për kërkime të mbrojtjes.

Nikolas Gvosdev, profesor i çështjeve të sigurisë në Kolegjin e Marinës amerikane, në Njuport të SHBA-së, tha se sulmet që pasuan bisedën telefonike ishin të lidhura drejtpërdrejtë.

“Nga ana e Putinit, qëllimi është që të tregojë se Rusia ka dominim në përshkallëzim dhe mund të vazhdojë të sulmojë në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme, sipas zgjedhjes së saj”, tha Gvosdev për Radion Evropa e Lirë. “Nga ana e Zelenskyt, qëllimi është të tregojë që pavarësisht se Trumpi ka thënë se Ukraina ‘nuk ka asnjë kartë’, në fakt ajo ende ka karta, ende ka aftësi... dhe se Ukraina nuk është aspak në pozitë të vështirë”.

Dick Berlijn, gjeneral i pensionuar i forcave ajrore holandeze që ka shërbyer si zyrtari më i lartë i Holandës, tha se Putini “nuk ka dhënë asnjë sinjal që ai vërtet dëshiron një armëpushim”.

“Mendoj se arsyeja pse ai propozoi që të mos sulmojë infrastrukturën energjetike është sepse kjo e dëmton atë”, tha Berlijn për Radion Evropa e Lirë. “Shumica e infrastrukturës të energjisë në Ukrainë veçse është shkatërruar, por shënjestrimi i energjisë dhe infrastrukturës ruse, veçmas naftës, e dëmton Rusinë”.

“Në kundërshtim të madh me realitetin”

Që nga fundi i vitit 2022, Rusia ka shënjestruar industrinë energjetike të Ukrainës, duke përdorur raketa balistike dhe raketa lundruese, si dhe dronë me rreze të gjatë veprimi për të shënjestruar centralet e energjisë, ndërtesa të transmisionit dhe nënstacione.

Me qëllim që të lodhë popullsinë civile të Ukrainës, kjo strategji shpesh i atribuohet ish-komandantit më të lartë të pushtimit rus, gjeneralit Sergei Surovikin, të cilin mediat ruse dikur e kishin quajtur “Gjenerali Armageddon”.

Përballë këtyre sulmeve, Ukraina ka pasur vështirësi që të ketë energji elektrike – por edhe ngrohje – por, ia ka arritur ta kalojë këtë vështirësi përmes një sërë shpikjesh lokale dhe mbështetjes së madhe nga Perëndimi.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka intensifikuar prodhimin vendor të dronëve, të cilët i ka përdorur gjithnjë e më shumë për të shënjestruar infrastrukturën energjetike të Rusisë – rafineritë e naftës, tubacionet – dhe objektet ushtarake.

Rusia po ashtu është e shqetësuar për prodhimin e raketës ukrainase lundruese me rreze të gjatë veprimi, të quajtur Neptune. Disa ditë para bisedës telefonike, raketa e re u përdor për të sulmuar një rafineri të naftës në bregdetin rus në Detin e Zi, pretendoi Zelensky.

Kjo i jep Kremlinit motiv për të kërkuar që ndërtesat e saj energjetike të përjashtohen nga listat e shënjestrave të Ukrainës, tha Berlijn.

Duke folur me gazetarët një ditë pas bisedës telefonike të Putinit me Trumpin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se urdhri i Putinit u zbatuan menjëherë. Ai madje pretendoi se forcat ruse shkatërruan shtatë dronë të tyre, si dëshmi e vullnetit të mirë të Rusisë.

Ekspertët ushtarakë, megjithatë, shprehën dyshime mbi pretendimin e Peskovit dhe theksuan se komandantët rusë mund të kishin ndërprerë sulmet më herët – dhe sigurisht mund të kishin shmangur shënjestrimin e spitaleve gjashtë orë më pas.

Akuzat e ndërsjella u bënë vetëm disa orë pas sulmeve gjatë natës së 20 marsit.

Zotimi i Putinit ishte “shumë në kundërshtim me realitetin”, tha Zelensky.

“Ne besojmë se ky armëpushim, i propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë është shkelur nga regjimi i Kievit”, tha përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për televizionin shtetëror rus.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë shprehën optimizëm.

“Mendoj se jemi afër paqes, armëpushimit, sesa kemi qenë ndonjëherë në tre vjetët e fundit”, tha për ABC News, Keith Kellogg, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën.

“Teoria e ndalimit”

Përveç dyshimit të madh të nxitur nga lufta trevjeçare e Rusisë ndaj Ukrainës, ka edhe pyetje nëse kishte një marrëveshje për armëpushim që do të hynte në fuqi menjëherë – ose për çfarë realisht u pajtuan palët.

“Do të isha hezitues të quaja ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar madje edhe si prelud për një diskutimi rreth një marrëveshjeje të mirëfilltë armëpushimi”, tha Engqvist për Radion Evropa e Lirë. “Trajektorja për një ‘marrëveshje’ të çfarëdo lloji është shumë e pasigurt për momentin. Ajo mund të marrë shumë kthesa”.

Në njoftimin e Kremlinit u tha se marrëveshja i referohet “infrastrukturës energjetike”. Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja përfshin “energjinë dhe infrastrukturën”. Ndërkohë, Zelensky kishte një këndvështrim edhe më të gjerë për atë që duhej të përjashtohej.

“Një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës mund të ishte ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile”, tha ai në një postim në Telegram pas bisedës me Trumpin.

“Të dy palët janë të interesuara në teorinë e një ndalimi”, tha Gvosdev.

“Ukraina mund të marrë kohë për t’u rindërtuar dhe konsoliduar, Rusia do të kërkonte lehtësim të sanksioneve; por, asnjëra palë nuk ka një propozim për një armëpushim që i plotëson këto kërkesa, dhe të dyja janë të pasigurta se sa larg do të shkojë Trumpi për të detyruar pranimin”, shtoi ai.

“Po të donte vërtet Putini të ishte sinqertë në dëshirën e tij për të ndalur luftën, ai mund ta ndalte luftën sot. Ai mund ta kishte ndalur luftën tre vjet më parë”, tha Berlijn.

“Putini dëshiron që Ukraina të kthehet në Perandorinë Ruse. Ai nuk është dakord me faktin që Ukraina është një shtet sovran, prandaj kjo e bën shumë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të paqes që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, Ukrainën dhe Rusinë”, shtoi ai./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë