LIVE UPDATES
Bota

Çështja Hunter Biden: Republikanët akuza qeverisë amerikane për njëanshmëri politike

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve udhëhequr nga republikanët dëgjoi dëshmitë e dy zyrtarëve të agjencisë së taksave të cilët akuzuan Departamentin e Drejtësisë se zvarriti çështjen duke lënë të skadonte afati për ngritjen e akuzave ndaj djalit të presidentit dhe se e i dha atij një avantazh të padrejtë, duke i hapur rrugën “një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë" nga ana e tij.

20 Korrik 2023, 11:54 Nga k.m.
Çështja Hunter Biden: Republikanët akuza qeverisë
Hunter Biden

Republikanët akuzuan qeverinë amerikane për njëanshmëri kundër konservatorëve, kur dy sinjalizues dolën para Kongresit për të denoncuar mënyrën se si u krye një hetim penal ndaj djalit të Presidentit Joe Biden. Demokratët thonë se këto pretendime janë pa bazë. Kundërshtarët e presidentit demokrat kanë akuzuar për pabarazi sistemin e drejtësisë lidhur me një marrëveshje për pranimin e fajësisë nga ana e Hunter Biden-it, çka bëri të mundur shmangien e një dënimi me burg për të.

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve udhëhequr nga republikanët dëgjoi dëshmitë e dy zyrtarëve të agjencisë së taksave të cilët akuzuan Departamentin e Drejtësisë se zvarriti çështjen duke lënë të skadonte afati për ngritjen e akuzave ndaj djalit të presidentit dhe se e i dha atij një avantazh të padrejtë, duke i hapur rrugën “një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë" nga ana e tij.

Një nga sinjalizuesit, Gary Shapley, tha se Departamenti i Drejtësisë e kishte frenuar zgjerimin e hetimit ndaj 53-vjeçarit Biden, megjithëse prokurori i çështjes, David Weiss e mohon këtë.

Shapley tha se Weiss, një prokuror amerikan në Delaware, i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump në 2018, iu mohua statusi i "prokurorit të posaçëm" që do t’i jepte atij mundësi të ndiqte akuza më serioze ndaj djalit të presidentit Biden në Uashington dhe Kaliforni. Shapley, i cili i paraqiti për herë të parë akuzat para një komisioni të posaçëm në fillim të këtij viti, përmendi disa raste kur tha se prokurorët kishin treguar hezitim për marrjen e hapave që mund të ndikonin në zgjedhjet e vitit 2020.

Sinjalizuesi tjetër Joseph Ziegler, u bëri jehonë shqetësimeve të Shapley.

"M’u krijua përshtypja se Prokurori në Delaware ishte përballur vazhdimisht me kufizime dhe pengesa nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe prokurorë të tjerë amerikanë," tha Ziegler.

Por argumentat e republikanëve janë hedhur poshtë vazhdimisht nga mohimet e Weiss.

Një pjesë e ankesave datojnë gjithsesi në vitin 2020, kur Trump ishte ende president. Weiss thotë se ai nuk kishte kërkuar kurrë statusin e prokurorit të posaçëm dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i ka thënë Kongresit se prokurori i shtetit Delaware ishte krejtësisht i lirë të vepronte.

Seanca ishte pjesë e një fushate më të gjerë nga republikanët për të bindur votuesit se qeveria federale po përdoret për arsye politike kundër kundërshtarëve të Biden dhe konservatorëve më gjerë.

Demokratët thonë se hetimet ndaj familjes dhe administratës së Biden - të cilat ende nuk kanë gjetur prova për keqbërje nga presidenti - janë ndërmarrë për të ndihmuar politkisht Trump, i cili po kandidon përsëri për presidencën ndërsa përballet me disa çështje penale./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet