LIVE UPDATES
Bota

Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE-së

Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës.

18 Mars 2024, 16:46 Nga S.N
Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe
Foto Ilustrim

MALI I ZI- Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviç, dhe kryeministrin Millojko Spajiç.

“SHBA-ja mbështet rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media më 18 mars.

Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës.

“Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz. Pas pushtimit [rus] të Ukrainës, u bë e qartë sesa e rëndësishme është NATO-ja. Mali i Zi kontribuon si një partner i mirë, prandaj mund të pritet që të bëhet anëtari i ri i BE-së”, tha ai.

Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës. “Kemi parë shifrat e këtij raporti, por këto shifra i përkasin së shkuarës”.

Qeveria e Spajiçit është formuar katër muaj më parë. Spajiç tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë.

“Investitorët e shohin se nëse ju jeni anëtar të NATO-s, ju jeni më i besueshëm dhe siguria fizike është e rëndësishme. Kur jeni anëtar i NATO-s ju ofrohet siguri. Ky është përfitim nga anëtarësimit”.

Duke sqaruar deklaratën e tij dhënë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë kur ai tha se gjëja më e rëndësishme tani për Malin e Zi, është që të mbështesë gjithçka që po bën kryeministri, Escobar tha se ai u referua mbështetjes së asaj që Spajiç po bën për ta afruar shtetin e tij me BE-në.

“Unë nuk mbështes individualisht kryeministrin në atë që ai bën në politikën e brendshme, por në atë që bën për ta bërë Malin e Zi anëtarin më të ri të tregut të përbashkët evropian”, tha Escobar. Duke komentuar mundësinë që partitë e ish-koalicionit pro-rus të Frontit Demokratik të hyjnë në Qeveri, Escobar tha se SHBA-ja kurrë nuk ka komentuar mbi raportet mes kryeministrit dhe partnerëve të tjerë politikë.

Por, ai shtoi se komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë se si partitë në Malin e Zi e pozicionojnë veten sipas vlerave të komunitetit euroatlantik.

“Në këtë periudhë, tre anëtarë [autoritete në Mal të Zi] ndihmojnë në stabilitetin rajonal dhe një prej tyre nuk është aq konstruktive dhe bën deklarata për Kosovën dhe shkakton turbulenca. Ka po ashtu një ndikim që shqetëson Bosnje e Hercegovinën, që nuk ndihmon në përpjekjet e shtetet për BE dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar po vëzhgon retorikën e disa partive”, tha Escobar.

Në të kaluarën, Escobar ka shprehur shqetësim lidhur me atë nëse Fronti Demokratik, që tashmë i ofron mbështetje parlamentare Qeverisë së Spajiqit, do të hynte në Qeverinë e Malit të Zi. Në intervistën që Escobar dha për REL-in më 15 mars u pyet nëse SHBA-ja do të rishqyrtojë marrëdhënien me Malin e Zi, nëse ish-koalicioni i Frontit Demokratik i bashkohet Qeverisë, zyrtari amerikan tha se është shumë herët të flitet për këtë çështje.

Në Qeverinë e Spajiçit, përveç ministrave nga partia e tij, Lëvizja Evropa Tani, ka edhe anëtarë nga Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe parti shqiptare.

Partitë e ish-koalicionit të Frontit Demokratik në Parlament i kanë dhënë mbështetje Qeverisë, si dhe Partia Demokratike Popullore. Dy udhëheqësit e këtyre partive kanë thënë se do të hyjnë në Qeveri në fund të vitit dhe kanë kërkuar që riformatimi i ekzekutivit të bëhet brenda muajsh. Pritet që këto dy parti të marrin katër poste ministrore, postin e zëvendëspresidentit, dhe katër ambasadorë: në Moskë, Beograd, Pekin dhe Athinë.

Marrë nga REL

gabriel escobar jakov millatovic millojko spajiç

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale