LIVE UPDATES
Bota

Escobar me mesazh të prerë për Asociacionin: Këtë muaj fillojmë, Kurti s’ka nevojë të pajtohet

Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj. Intervista është redaktuar për të qenë me e qartë dhe e përmbledhur.

20 Janar 2023, 22:46 Nga k.m.
Escobar me mesazh të prerë për Asociacionin: Këtë muaj
Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të premten se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme.

Në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd Escobar tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” më njera tjetrën. Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj. Intervista është redaktuar për të qenë me e qartë dhe e përmbledhur.

Zëri i Amerikës: Ju sapo takuar udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi, a mund të na thoni nëse bisedimet do të rifillojnë së shpejti?

Gabriel Escobar: Pikë së pari bisedimet nuk janë ndërprere asnjëherë. Sfida ishte se dialogu u shndërrua në instrument të menaxhimit të krizave. Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht atë propozim dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet. Më fjalë të tjera duam që ai të funksionojë në atë mënyrë që të hap ardhmërinë evropiane për të dyja vendet, hap mundësitë për bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me Evropën por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: A ka një datë për takimin e ardhshëm në Bruksel?

Gabriel Escobar: Jo formalisht, por kjo po diskutohet dhe duhet të ndodhë shumë shpejt.

Zëri i Amerikës: Presidenti (Aleksandër Vuçiç) tha se i janë bërë të qarta pasojat dhe sfidat me të cilat do të përballet nëse nuk e pranon propozimin franko-gjerman. A mund të na thoni se cilat janë ato pasoja dhe nëse ai i tha po propozimit?

Gabriel Escobar: Nuk dua të paragjykojë diskutimet që zhvillohen në kuadër të dialogut. Por mund të them se diskutuam hollësisht se cilat janë pasojat për rajonin nëse nuk ecet përpara, për rajonin që të ketë një plagë të hapur, të ketë një konflikt të ngrirë, që në fakt nuk është i ngrirë, për komunitetin që duhet të jetojë nën në trysni siç ndodhë në veriun e Kosovës, me bllokada, trysni dhe njerëz nën ankth. Kjo është ajo për të cilën po flasim. Këtë duam ta zgjidhin në kuadër të dialogut. Mendoj se patëm një bisedë shumë të mirë, mendoj se të gjithë e kuptojmë sfidën e vazhdimit të situatës aktuale.

Zëri i Amerikës: Ai (Vuçiç) ka thënë më herët se propozimi është i papranueshëm. A e ndjeni këtë pas takimit apo mbase ai ka ecur përpara?

Gabriel Escobar: Mendoj se kemi ecur shumë përpara sot në radhë të parë. Biseda ishte shume konstruktive. Prandaj mendoj se kemi bazë për të ecur përpara.

Zëri i Amerikës: Konstruktive në kuptimin që do të rifilloni dialogun mbështetur në propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Aktualisht ky është propozimi në tryezë. Tani, si do ta negociojmë aneksin mbi zbatimin, është një rrëfim tjetër. Në këtë Serbia ka 50 për qind të pronësisë mbi procesin dhe nuk ka asgjë për të pasur frikë. Propozimi paraqet shumë mundësi.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë shumë të vendosur kur keni folur për detyrimin e zotit (Albin) Kurti për të zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por edhe ai është i vendosur se nuk do ta zbatojë. Si mendoni se do të funksionojë kjo?

Gabriel Escobar: Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë.

Zëri i Amerikës: Ju kuptova mirë se nëse zoti Kurti nuk e bën do ta bëni ju?

Gabriel Escobar: Do të fillojmë bisedimet në shkallë vendi për atë se çfarë nënkupton ky detyrim për qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti pajtohet në fund ta përmbushë këtë detyrim….

Gabriel Escobar: Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar…

Zëri i Amerikës: Kurti është kryeministër…

Gabriel Escobar: Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet.

Zëri i Amerikës: Nëse zoti Kurti themelon Asociacionin, a është kjo rruga për të inkurajuar Serbinë që të pranojë propozimin franko-gjerman?

Gabriel Escobar: Më lejoni të them se këto dy çështje nuk janë tërësisht të lidhura. Asociacioni është një detyrim ekzistues që duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është shumë i mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme. Ne do të punojmë njëkohësisht sepse i duam të dyja.

Zëri i Amerikës: Presidenti Vuçiç tha së fundmi se është mirënjohës për mbështetjen e Rusisë, por se Serbia nuk e mbështet agresionin kundër Ukrainës dhe i konsideron Donbasin dhe Krimenë si pjesë të Ukrainës. Megjithatë, Beogradi nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Flitet shumë për pasojat politike, dëgjuam edhe mesazhin e Parlamentit Evropian. A ka pasoja të mundshme sa u përket investimeve të huaja nga perëndimi, a do të duan kompanitë të investojnë në Serbi nëse ajo mbetet në këtë anë të historisë?

Gabriel Escobar: Mendoj se do të ketë pasoja. Mendoj se po cenohet imazhi i Serbisë si shtet perëndimor. Është e vërtetë që kompanitë na pyesin nëse Serbia është nën sanksione dytësore, nëse Serbia është një partner solid, dikush tek i cili mund të mbështeten në planin afatgjatë? Këshilla ime është që t’i bashkoheni Perëndimit në zbatimin e të gjitha masave dhe sanksioneve, në mënyrë që Serbia të mos jetë përjashtim në rajon.

Zëri i Amerikës: Sipas informacioneve tuaja, a kanë marrë pjesë njerëz nga Rusia në tensionet në Kosovë dhe në barrikada?

Gabriel Escobar: Nuk kam ndonjë informacion konkret, kam dëgjuar vetëm thashetheme. Por barrikadat dhe tensionet në Kosovë nuk kanë nevojë që Rusia t’i përkeqësojë ato, ato tashmë janë të këqija.

Zëri i Amerikës: Zoti (Derek) Chollet, shprehu shqetësimin lidhur me akuzat se grupi mercenar rus Wagner po rekruton njerëz në Serbi dhe vende të tjera. Z. Vuçiq e mohoi atë, ashtu si edhe z. Yevgenij Prigozhin, kreu i Grupit Wagner, në një përgjigje për Zërin e Amerikës. Cili është informacioni juaj për të?

Gabriel Escobar: Derek Chollet e tha më së miri. Ai tha se Wagner ka një ndikim shumë malinj në të gjithë botën. Është keq për çdo vend ta bëjë këtë. Është e paligjshme këtu. Qeveria juaj e ka të qartë këtë, ashtu si edhe e jona. Nëse ka, duhet të ndalet dhe qeveria duhet ta ndjekë penalisht. Ne kemi vendosmërinë e tyre se do ta bëjnë këtë./VOA

gabriel escobar

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës