LIVE UPDATES
Bota

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Ai vuri në dukje se të dy udhëheqësit patën mundësinë të diskutojnë hapat e mundshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe çështjet rajonale, duke përfshirë Sirinë dhe Palestinën.

14 Mars 2025, 10:10 Nga E. D
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta
Rexhep Tayyip Erdogan dhe Donald Tusk

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan nënvizoi rëndësinë e rolit strategjik të Turqisë për Bashkimin Evropian, teksa u takua të mërkurën me kryeministrin e Polonisë në Ankara. Ai vuri në dukje se të dy udhëheqësit patën mundësinë të diskutojnë hapat e mundshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe çështjet rajonale, duke përfshirë Sirinë dhe Palestinën.

“Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të parandalojë apo edhe të ndryshojë humbjen e pushtetit dhe ndikimit të tij, ai mund ta arrijë këtë vetëm përmes anëtarësimit të plotë të Turqisë. Ne vazhdimisht theksojmë se anëtarësimi i plotë në BE mbetet objektivi ynë strategjik. Ne diskutojmë shpesh me homologët tanë dëshirën për të çuar përpara bashkëpunimin me BE bazuar në përfitimin dhe respektin reciprok. Ne e konsiderojmë pranimin e armëpushimit nga Ukraina si pozitive dhe të rëndësishme. Tani shpresojmë se Rusia do të përgjigjet në mënyrë konstruktive”, tha Erdogan. 

Gjithashtu, ai përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të pritur çdo bisedim të mundshëm të paqes, duke thënë se nëse zhvillimet e fundit çojnë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve, janë të gatshëm të lehtësojmë diskutimet. Turqia po ashtu ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj në Detin e Zi, me Erdoganin duke e paraqitur veten si një ndërmjetës kyç dhe paqebërës i mundshëm midis dy vendeve në luftë.

Nga ana e tij, Tusk shprehu shpresën se Ankaraja do të luajë një rol kyç në promovimin e paqes. Tusk ndër tjera vuri në dukje se Erdogan do të vizitojë Varshavën muajin e ardhshëm. Kryeministri polak njoftoi se Turqia dhe Polonia do të punojnë së bashku për të arritur stabilitet në Siri dhe rajon.

“I bëra një propozim të qartë presidentit Erdogan: që Turqia të marrë përgjegjësinë më të madhe të mundshme në procesin e paqes, duke siguruar stabilitet dhe siguri në të gjithë rajonin tonë. Po bëhet e qartë se armëpushimi dhe më vonë paqja është një synim për Poloninë, Turqinë dhe SHBA-në. Gjithçka jep shpresë se Turqia dhe Polonia do t’i japin një ton pozitiv ngjarjeve në Ukrainë dhe Evropë”, tha Tusk.

Tusk shprehu dëshirën e tij për ta parë Turqinë në BE, duke thënë: “Ne me të vërtetë shpresojmë që procesi i hyrjes së Turqisë në BE tani është një proces realist dhe i prekshëm. Ne gjithmonë e kemi mbështetur Turqinë në këtë drejtim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Ai tha se ata duan që vëllimi i tregtisë mes dy vendeve të arrijë në 15 miliardë dollarë dhe se ai beson se do ta arrijnë këtë, dhe se ato tashmë i kanë kaluar 12 miliardë dollarë. Duke thënë se stabilizimi i rajonit është qëllimi i Polonisë, Tusk theksoi se rindërtimi i Ukrainës është gjithashtu një nga qëllimet dhe se kjo është një mundësi si për kompanitë polake ashtu edhe për ato turke. Tusk tha se kanë pasur mundësinë të marrin pjesë edhe në projekte të mëdha, duke shtuar se po planifikojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi trenash të shpejtë dhe se Turqia ka përvojë në këtë fushë.



rexhep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet