LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia mban sekret ndërtimin e një baze ushtarake “strategjike”

Autoritetet bjelloruse kanë qenë të heshtura për projektin, i cili gjendet në një hapësirë ku në periudhën sovjetike janë ruajtur raketa me kapacitet bërthamor.

14 Shtator 2025, 21:17 Nga DOSJA
Bjellorusia mban sekret ndërtimin e një baze ushtarake
foto ilustruese

Në Bjellorusi ka nisur ndërtimi i asaj që ekspertët e përshkruajnë si objekt ushtarak në të cilin potencialisht mund të ruhen raketa strategjike ruse. Imazhet e siguruara nga Planet Labs të objektit që po ndërtohet në rajonin Sllutsk, 60 kilometra në jug të Minskut, tregojnë se në atë hapësirë po ndërtohet me hapa të shpejtë, pasi disa pamje televizive të majit të vitit 2024 tregojnë se zona ka qenë krejtësisht e paprekur në atë kohë.

Autoritetet bjelloruse kanë qenë të heshtura për projektin, i cili gjendet në një hapësirë ku në periudhën sovjetike janë ruajtur raketa me kapacitet bërthamor.

Hulumtimi për objektin e ri është kryer nga Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë, Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të REL-it, dhe mediat estoneze, Delfi Estonia dhe Eesti Ekspress.

Në dokumentet publike nuk është përmendur ndonjë referencë për ndryshime, për këtë objekt nuk është raportuar në media lokale dhe nuk është bërë asnjë përditësim në hartat kadastrale që sinjalizojnë punime në atë zonë.

As lideri autoritar, Aleksandr Lukashenko, dhe as ndonjë zyrtar tjetër nuk janë deklaruar në këtë drejtim. Tentimet për të marrë një koment të Ministrisë së Mbrojtjes kanë rezultuar të pasuksesshme.

Ndërtimi i ri ka nisur teksa Rusia e ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Bjellorusinë, pas nisjes së luftës së plotë në Ukrainë, e cila i ka rritur tensionet me NATO-n dhe Perëndimin. Duke qenë vend shpëtimi për Rusinë, Bjellorusia ndan kufirin jugor me Ukrainën, dhe atë veriperëndimor me anëtarët e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Presidenti rus, Vladimir Putin është mburrur disa herë për zhvillimin e një rakete të re hipersonike të quajtur Oreshnik, e cila sipas Moskës, është testuar në një sulm kundër Ukrainës në nëntor të vitit të kaluar.

Në dhjetor, Putini ka thënë se sistemet Oreshnik do të dërgohen në Bjellorusi dhe do të mund t’i prezantohen forcës strategjike ruse për raketa në pjesën e dytë të vitit.

Disa pamje satelitore të 31 gushtit tregojnë një hapësirë të madhe punuese afër fshatit Paulauka që zgjerohet në mbi 2 kilometra katrorë, ekuivalente me rreth 280 fusha futbolli. Gjithçka është e lidhur me rrugë të reja.

Imazhet e 13 gushtit tregojnë numër të madh strukturash, përfshirë ato që duken se janë 13 depo municioni të rrethuara me mure mbrojtëse dhe tre hangarë të mëdhenj, secili rreth 100 metra i gjatë, si dhe themelet e shumë objekteve tjera.

Me ndërtimet në proces e sipër, ekspertët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë kanë thënë se është e vështirë të vlerësohet saktësisht se për çfarë objekti ushtarak bëhet fjalë.

Mirëpo, Konrad Muzyka, drejtor i kompanisë për analiza të sigurisë, Rochan Consulting, beson se strukturat fillestare sugjerojnë se bëhet fjalë për një objekt me qëllime strategjike.

“Imazhet tregojnë se të gjitha objektet që janë duke u ndërtuar, të gjitha janë të lidhura me rrugë. Është shumë e qartë se ekziston një lidhje e rëndësishme mes të gjithave”, ka thënë Muzyka për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas vlerësimit tim, këto baza janë të lidhura me pajisje të nivelit strategjik, të cilat mund të barten në Bjellorusi. Qofshin raketat Oreshnik apo diçka tjetër, do ta shohim këtë pjesë, por definitivisht është diçka me rëndësi strategjike”, ka thënë Muzyka.

“Do të mund të jetë e armatosur me armë me kapacitet bërthamor, apo me pjesë bërthamore, sepse ata janë duke i shfrytëzuar objektet që veçse janë shfrytëzuar për të ruajtur armë të ngjashme edhe në kohën e Luftë së Ftohtë”, ka shtuar ai.

Imazhet satelitore të hapësirës që dikur ishte tokë bujqësore, shpërfaqin tetë hapësira që ngjasojnë me hangarë, derisa në afërsi shihet duke u ndërtuar një ndërtesë gati 150 metra e gjatë.

Në pjesën e dheut të grumbulluar shihen edhe shumë rrugë që po marrin formë.

Kjo hapësirë gjendet në pikën më të lartë të rajonit Sllutsk, që njihet si Bregu i Sinjalit, çka sipas vëzhguesve mund të jetë zonë shumë e përshtatshme për sisteme ajrore të mbrojtjes.

Marko Eklund, kryetar i pensionuar finlandez dhe zyrtar ushtarak i inteligjencës, i cili e ka analizuar për më shumë se 20 vjet ushtrinë ruse, dhe tani analizon imazhe satelitore, ka thënë për Eesti Ekspress se qendra duket sikurse po e merr formën e një baze strategjike të raketave.

“Bazat strategjike të raketave duken njëjtë. Nuk mund të them se çfarë do të mund të ishte tjetër”, ka thënë Eklund.

“Këtu duket një hapësirë e madhe dhe tri më të vogla. Ato duken si objekte magazinimi në zonën qendrore dhe më pas ka bunkerë. Nëse do të jetë bazë për raketat Oreshnik, atëherë do t’i plotësojë të gjitha kushtet”.

Muzyka e ka ngritur pyetjen nëse faturën e objektit ndërtimor është duke e paguar Bjellorusia apo Rusia, por beson që si Moska, ashtu edhe Minsku do ta konsiderojnë këtë qendër si “aset me rëndësi strategjike”.

Bjellorusia është aleatja e vetme ushtarake e Rusisë, pavarësisht se marrëdhëniet politike mes tyre janë shpesh të tensionuara. Ajo e ka mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë në mënyra të ndryshme, përfshirë mundësinë që ia ka dhënë Moskës për t’ia përdorur territorin për nisjen e luftës më 2022.

Muajin e kaluar, shefi bjellorus i mbrojtjes ka thënë se stërvitjet e përbashkëta ushtarake të këtij muaji do të përfshijnë edhe ushtrime për përdorim të armëve bërthamore dhe raketave Oreshnik, të cilat, sipas Rusisë, kanë kapacitet bërthamor.

Putin e ka përsëritur disa herë që armë bërthamore ruse do të dërgohen në territorin bjellorus, ndërsa Lukashenko ka thënë se raketat Oreshnik do të dërgohen në Bjellorusi në fund të këtij viti. Në zonën ku po kryhen punime, në të kaluarën ka pasur arsenal bërthamor sovjetik.

Prej vitit 1959 deri më 1993, në atë zonë e ka pasur bazën garnizoni i Regjimentit të 306-të të Raketave Strategjike me bazë në Sllutsk.

Më 1960, në atë zonë është pozicionuar baza teknike dhe ajo për riparime, përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes “bërthamore-teknike” për regjimentin.

Fillimisht, regjimenti ka qenë i pajisur me raketa balistike me rreze deri në 2.100 kilometra. Më 1981, kanë arritur sistemet mobile me rreze deri në 5.000 kilometra. Më 1989, njësiti ka nisur të riarmatosohet me raketa Topol ICMB me rreze deri në 11.000 kilometra.

Bjellorusia i është bashkuar Traktatit për Mospërhapje të Armëve Bërthamore më 1993, duke u bërë shteti i parë që vullnetarisht e ka dorëzuar arsenalin bërthamor të trashëguar prej rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Po atë vit, regjimenti i 306-të është tërhequr nga detyrat luftarake dhe është dërguar në Rusi, ku më vonë është çarmatosur. Në shtator të vitit 1996, në atë zonë ka pasur ende depo municioni, mirëpo si përfundim nuk janë shfrytëzuar. Disa pjesë të ish-bazës janë braktisur duke lënë mbrapa silose raketash, bunkerë dhe hangarë.

Më vonë, më 2024, janë vërejtur lëvizje në atë zonë, duke nisur nga pastrimi i zonës prej minave të pashpërthyera dhe janë shkatërruar 2.800 municione në 2.5 kilometra katrorë. Pastaj ka nisur dhe është përshpejtuar puna e ndërtimit të qendrës së re këtë vit./rel

bjellorusia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës