LIVE UPDATES
Bota

Stërvitja Rusi-Bjellorusi/ Analiza e DW: Mobilizim ushtarak i fshehur?

Stërvitja Zapad zhvillohet çdo katër vjet. Këtë herë stërvitja vjen në një kohë shumë të tensionuar - një javë sulmesh masive me dronë rusë ndaj objektivave ukrainase; dy ditë pasi dronët rusë depërtuan thellë në Poloni. Pikërisht për këtë shkak, vendet e NATO-s janë të shqetësuara. Kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij nuk ka qenëk aq afër një "konflikti të hapur" që nga Lufta e Dytë Botërore. Në përgjigje të Zapad, Polonia ka mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë dhe ka filluar stërvitjet e veta ushtarake, të cilat i quan "Mbrojtësi i Hekurt".

14 Shtator 2025, 22:06 Nga E. D

Stërvitja Rusi-Bjellorusi/ Analiza e DW: Mobilizim ushtarak i fshehur?

BJELORUSI- Është stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë në territorin bjellorus që nga viti 2021. Ajo mban emrin Zapad, fjala ruse për Perëndimin dhe përfshin praktikimin e aktiviteteve ushtarake në rajonet afër kufijve më të rëndësishëm të Evropës, përfshirë edhe vendosjen e konsiderueshme të pajisjeve dhe trupave.

Stërvitja Zapad zhvillohet çdo katër vjet. Këtë herë stërvitja vjen në një kohë shumë të tensionuar - një javë sulmesh masive me dronë rusë ndaj objektivave ukrainase; dy ditë pasi dronët rusë depërtuan thellë në Poloni. Pikërisht për këtë shkak, vendet e NATO-s janë të shqetësuara. Kryeministri polak Donald Tusk tha se vendi i tij nuk ka qenëk aq afër një "konflikti të hapur" që nga Lufta e Dytë Botërore. Në përgjigje të Zapad, Polonia ka mbyllur kufirin e saj me Bjellorusinë dhe ka filluar stërvitjet e veta ushtarake, të cilat i quan "Mbrojtësi i Hekurt".

Rusia e zhvillon stërvitjen me aleatin e saj më të rëndësishëm evropian, Bjellorusinë,  në territorin e të dy vendeve, dhe konsiderohet stërvitja më e rëndësishme ushtarake për forcat e armatosura të të dy vendeve. Zyrtarisht stërvitja synon të inskenojë konflikte të mundshme dhe të përgatisë forcat e armatosura për to.

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, tani vite më vonë, analistët ushtarakë, stërvitjen e vitit 2021 e shohin ndërkohë si përgatitje për pushtimin. Rusia sulmoi edhe nga veriperëndimi, pra nga territori bjellorus.  Udhëheqja në Kiev e konsideron tani të pamundur që Rusia të pushtojë përsëri nga Bjellorusia, pasi Ukraina tani po e mbron shumë mirë kufirin e saj, thotë Andriy Demchenko, zëdhënës i Mbrojtjes Kufitare të Ukrainës.

Ukraina po i ndjek manovrat me kujdes

"Njësitë tona, sigurisht, po monitorojnë se çfarë po ndodh atje, deri në çfarë mase kjo manovër rrit më tej rrezikun për vendin tonë", tha zëdhënësi. "Ne tashmë mund të shohim se ka trupa dhe pajisje ushtarake ruse në anën tjetër të kufirit."

Në ditët e para të pushtimit tre vjet e gjysmë më parë, trupat ruse përparuan nga Bjellorusia, së pari në vendin e ish-centralit bërthamor të Çernobilit, pastaj më tej drejt Kievit. Trupat ruse u ndalën vetëm disa kilometra në veri dhe perëndim të kryeqytetit ukrainas. Por pas disa javësh, Ukraina ia doli të dëbonte trupat ruse që andej. Rusia i zhvendosi kryesisht këto trupa në Donbas, në frontin në Ukrainën lindore.

Rezervistë të rinj për frontin?

Të paktën, mund të ketë provokime në kufi gjatë manovrave ruso-bjelloruse, thotë eksperti ushtarak ukrainas Vasyl Pechnjo në kanalin televiziv Espreso. "Për më tepër, stërvitja mund të përfaqësojë një lloj mobilizimi të fshehur për Rusinë", paralajmëron Pechnjo. Ushtria ruse mund të dërgojë rezervistë në stërvitje pa thënë se ata në të vërtetë janë të destinuar për atë që Rusia e quan operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë. "Dhe pas kësaj, ata do të dërgoheshin, për shembull, në frontin në Ukrainën lindore", thotë eksperti ushtarak. Kjo do t'i siguronte Rusisë ushtarë të rinj dhe do t'i lejonte asaj të intensifikonte sulmet e saj në vijat e frontit të kontestuara.

Qëllimi kryesor: frikësimi i Perëndimit

Sipas Kievit kjo manovër synon të frikësojë partnerët perëndimorë të Ukrainës, Udhëheqja ushtarake bjelloruse ka njoftuar se do të praktikojë gjithashtu përdorimin e armëve bërthamore dhe raketave të reja me rreze të mesme veprimi.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, "rusët po testojnë se çfarë mund të bëjnë pa u ndëshkuar dhe si do të reagojnë vendet e NATO-s". Sipas tij, "testimi i reagimit të NATO-s mund të jetë pjesë e planeve për këtë stërvitje ushtarake."/DW

stërvitja rusi-bjellorusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale