LIVE UPDATES
Bota

Elon Musk padit OpenAI: Ka tradhtëtuar interesat e publikut

Në padinë e paraqitur në gjykatën e lartë në San Françisko, miliarderi Musk tha se kur financoi krijimin e kompanisë OpenAI, ai pati arritur një marrëveshje me zotin Altman dhe presidentin e kompanisë Greg Bockman, për ta mbajtur kompaninë e inteligjencës artificiale në formën e një organizate jofitimprurëse që do të krijonte teknologji në të mirë të publikut.

1 Mars 2024, 20:31 Nga M.B
Elon Musk padit OpenAI: Ka tradhtëtuar interesat e publikut
Elon Musk

SHBA- Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhtim të qëllimit për t’i shërbyer njerëzimit, duke i shërbyer në vend të kësaj përfitimit personal. Në padinë e paraqitur në gjykatën e lartë në San Françisko, miliarderi Musk tha se kur financoi krijimin e kompanisë OpenAI, ai pati arritur një marrëveshje me zotin Altman dhe presidentin e kompanisë Greg Bockman, për ta mbajtur kompaninë e inteligjencës artificiale në formën e një organizate jofitimprurëse që do të krijonte teknologji në të mirë të publikut. Sipas marrëveshjes së themelimit, kompania OpenAI do ta bënte gjithashtu të disponueshëm për publikun kodin e saj, në vend që ta shfrytëzonte atë ekskluzivisht për përfitimin privat të kompanisë, thuhet në padi.

Megjithatë, duke hyrë në një raport të ngushtë me korporatën Microsoft, kompania Open AI dhe drejtuesit e saj të lartë i “vunë zjarrin” marrëveshjes dhe “tjetërsuan” misionin e kompanisë, thuhet në padinë e zotit Musk. Kompania OpenAI nuk pranoi të komentojë të premten për këtë padi.

“OpenAI, Inc. është transformuar defakto në një nëndegë të mbyllur për publikun të kompanisë më të madhe teknologjike të botës: Microsoft-in”, thuhet në padinë e paraqitur të enjten. “Sipas Bordit të saj të ri, ajo jo vetëm që po prodhon, por edhe po përmirëson një produkt të inteligjencës artificiale (AGI) për të maksimizuar fitimet për Microsoft-in, në vend të përfitimeve në të mirë të njerëzimit”.

Sistemet e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI – Artificial General Intelligence) mund të kenë rezultate po aq të mira sa njerëzit, madje ndoshta edhe më të mira, për një shumëllojshmëri funksionesh. Padia e zotit Musk bazohet tek thyerja e kontratës, tek shkelja e besimit dhe tek praktikat e padrejta të biznesit. Zoti Musk kërkon gjithashtu lëshimin e një urdhri nga gjykata që do t’ia ndalonte kompanisë Microsoft të përfitojë nga teknologjia e kompanisë OpenAI. Musk ishte një investitor i hershëm në kompaninë OpenAI kur ajo u themelua në vitin 2015 dhe ishte bashkëdrejtues në bordin e saj, së bashku me zotin Altman. Në padinë e zotit Musk thuhet se ai investoi “dhjetëra miliona” dollarë për laboratorin kërkimor të këtij entiteti jofitimprurës.

Zoti Musk dha dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018. Në atë kohë, kompania OpenAI tha se ky ndryshim do të parandalonte konfliktin e interesit, ndërsa drejtuesi i Teslas po rekrutonte punonjës të talentuar në fushën e inteligjencës artificiale, për të krijuar teknologjinë e drejtimit automatik të makinave elektrike që prodhon kjo kompani. “Kjo do të eliminojë konfliktin e mundshëm në të ardhmen për Elonin”, thuhet në një postim të kompanisë OpenAI të bërë në shkurt 2018. Që nga ajo periudhë, zoti Musk ka thënë gjithashtu se kishte mosmarrëveshje për drejtimin që po merrte kompania e re, por ai vazhdoi të dhuronte fonde për këtë entitet jofitimprurës.

Në vazhdim të atij viti, kompania OpenAI paraqiti dokumentacionin për të krijuar një nëndegë fitimprurëse dhe filloi të zhvendosë pjesën më të madhe të personelit drejt këtij biznesi, por mbajti në fuqi një bord jofitimprurës drejtues për të qeverisur kompaninë. Kompania Microsoft bëri investimin e saj të parë prej 1 miliard dollarësh në këtë kompani në vitin 2019 dhe në vitin pasues firmosi një marrëveshje që i dha kësaj korporate gjigante të programeve kompjuterike të drejta ekskluzive tek prototipet e inteligjencës artificiale. Kjo liçencë supozohet të skadojë kur OpenAI të ketë arritur plotësisht inteligjencën artificiale, thuhet në njoftimet e vetë kompanisë. Paraqitja publike në fund të vitit 2022 e programit ChatGPT i dha famë botërore kompanisë OpenAI dhe ndihmoi për të ndezur një garë mes kompanive teknologjike, për të përfituar nga interesimi i publikut për këtë teknologji.

Kur bordi i saj shkarkoi papritur zotin Altman nga posti i drejtorit ekzekutiv, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, ishte kompania Microsoft që ndihmoi për rikthimin e zotit Altman si drejtor ekzekutiv dhe në vazhdim dorëheqjen e shumicës së bordit të vjetër. Në padinë e zotit Musk thuhet se këto ndryshime shkaktuan “rrëzimin brenda natës” të sistemit të kontrollit dhe balancës që mbronte misionin e këtij entiteti jofitimprurës. Një ndër pretendimet e zotit Musk është se drejtuesit e kësaj organizate jofitimprurëse nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre për të zbatuar misionin e saj. Sidoqoftë, Dana Brakman Reiser, profesore në Shkollën Juridike të Bruklinit, është skeptike që zoti Musk të ketë bazat e duhura për të ngritur këtë pretendim.

“Do të ishte shumë shqetësuese nëse çdo person të cilit i intereson një organizatë bamirëse, apo i jep asaj donacione, mund të padisë papritur drejtuesit e saj dhe zyrtarët, duke thënë se ‘nuk po bëni çfarë unë mendoj se është gjëja e duhur për të drejtuar këtë organizatë jofitimprurëse’,” tha ajo. Në përgjithësi, vetëm drejtuesit e tjerë, apo p.sh. një prokuror i përgjithshëm, mund të paraqesin një padi të tillë, tha ajo.

Edhe nëse zoti Musk ka investuar për këtë entitet jofitimprurës, ankesa e tij kryesore duket se është se organizata po bën fitime të tepruara në shkelje të misionit të saj, që përfshin edhe bërjen e teknologjisë së saj të disponueshme për publikun.

“Jam e interesuar që entitetet jofitimprurëse ta ndjekin misionin që kanë vendosur dhe të mos kapen nga të tjerë për arsye fitimi. Ky është një shqetësim real”, tha zonja Brakman Reiser. “Nëse Elon Musk-u është personi i duhur për ta ngritur këtë pretendim, për këtë nuk jam shumë e sigurt”.

Pavarësisht bazave ligjore të këtyre pretendimeve, një debat i nxehtë në sallën e gjykatës mes zotit Musk dhe zotit Altman do t’i ofronte publikut një vështrim mbi debatet e brendshme dhe vendimmarrjen në kompaninë OpenAI, megjithëse avokatët e kompanisë pritet të luftojnë që ta mbajnë konfidenciale një pjesë të dokumentacionit.

“Zbulimi do të jetë epik”, shkruajti investitori Chamath Palihapitiya të premten në platformën X, në pronësi të zotit Musk, i cili iu përgjigj me një “Po” – komenti i vetëm publik i tij deri më tani për këtë çështje./ VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale