LIVE UPDATES
Bota

Eksportet botërore/ Analiza e DW: Sa të kërkuara janë mallrat "Made in Germany“?

Gjermania ka një pozitë dominuese në eksportet botërore në 180 kategori mallrash. Por ekonomia gjermane nuk mund të konkurrojë me SHBA-në. Po Kina?

20 Mars 2025, 08:44 Nga B.Z
Eksportet botërore/ Analiza e DW: Sa të kërkuara janë
Foto ilustruese

GJERMANI - Sipas një studimi të IW prodhimet nga Gjermaniapërbëjnë të paktën 30 për qind tëeksporteve botërorenë 180 nga gjithsej 5.300 kategori produktesh të analizuara. Në konkurrencë me vendet e zhvilluara industriale, megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë me 347 produkte. "Kjo sigurisht që lidhet edhe me madhësinë e ekonomisë amerikane," thonë studiuesit e IW.

Megjithatë, Gjermania me 180 produktete saj dominuese, renditet relativisht mirë në konkurrencën ndërkombëtare dhe tejkalon vendet si Italia (141), Franca (73) dhe Japonia (rreth 100).

Por Kina është shumë më përpara se të gjithë: me 1.535 lloje mallrash, ky vend kampion botëror në eksporte. Sipas studimit që nga viti 2010, Kina pothuajse ka dyfishuar numrin e kategorive të produkteve në të cilat dominon tregun botëror.

Produktet më të kërkuara gjermane

Eksportet gjermane janë veçanërisht të forta në industrinë kimike, inxhinierinë mekanike dhe sektorët e inxhinierisë elektrike, si dhe në prodhimin e metaleve me ngjyra.

Është veçanërisht interesante që Gjermania ka një peshë më shumë se 90 për qind në eksportet globale të disa produkteve specifike, të tilla si disa lloje të plehrave, ilaçet kundër dhimbjeve dhe produkte të tjera kimike.

Në sektorin e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, Gjermania përbën më shumë se 50 për qind të eksporteve botërore në kategori të caktuara, duke përfshirë mikroskopët, makineritë e korrjes bujqësore, instrumentet e kontrollit dhe vinçat e kamionëve.

Eksportuesit gjermanë po specializohen gjithnjë e më shumë

Autorët e studimit, Jürgen Matthes dhe Samina Sultan, analizuan informacionin nga baza e të dhënave Comtrade e OKB-së. Në përfundimin e tyre thuhet: "Gjermania ka ende pozitë dominuese në eksportin e mallrave dhe shërbimeve”. Edhe pse numri i kategorive të produkteve me eksporte dominuese gjermane është ulur, ky numër është stabilizuar vitet e fundit.

Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, numri i kategorive dominuese të produkteve varionte ndërmjet 180 dhe 190. Edhe numri i produkteve në të cilat Gjermania ka një pjesë jashtëzakonisht të lartë të tregut global (më shumë se 50 ose 70 për qind) është rritur, gjë që tregon specializimin në rritje të eksportuesve gjermanë, por edhe cilësinë e mirë të produkteve të tyre.

Cilët janë blerësit kryesorë të produkteve gjermane?

Blerësi më i madh i produkteve "Made in Germany" janë Shtetet e Bashkuara, gjë që nuk është befasi. Presidenti amerikan Donald Trump shpesh theksonte këtë çekuilibër tregtar me Gjermaninë.

Kina është në vendin e dytë, edhe pse me një vëllim dukshëm më të vogël të blerjeve të produkteve gjermane në krahasim me SHBA-në.

Por sipas studiuesve të IW, pushtimi rus i Ukrainës ka treguar se varësitë e ndërsjella ekonomike nuk janë garanci për një zgjidhje paqësore të konflikteve.

Përkundrazi, varësia është një pikë e dobët që rivalët gjeopolitikë mund ta shfrytëzojnë për presion ekonomik. Konkurrenca gjithnjë e më e theksuar e Kinës me modelet ekonomike perëndimore dhe politikat ekonomike të SHBA-së nën administratën Trump tregon se Evropa jo vetëm që duhet të njohë se në cilat fusha është e varur nga të tjerët, por duhet të forcojë edhe industritë e saj kryesore dhe duhet të forcojë avantazhet e eksportit./DW

made in germany mallra eksporti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet