LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët PARALAJMËROJNË: Bota do të përballet me një tjetër pandemi, gripi i shpendëve do kalojë tek njerëzit, krahasimi me vitin 1918

Në artikullin e Lancet, Dr Dzau dhe Profesor Yadav paralajmëruan se një tjetër pandemi mund të 'përputhet lehtësisht' me pandeminë e gripit të vitit 1918, më vdekjeprurësja në historinë moderne, e cila vrau rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën. Globalisht, Covid besohet të ketë shkaktuar 6.7 milionë vdekje. Ka pasur vetëm një rast të një personi britanik të infektuar me H5N1 që nga shpërthimi i vazhdueshëm në tetor 2021. 

10 Shkurt 2023, 17:56 Nga F.M
Ekspertët PARALAJMËROJNË: Bota do të përballet me
Shpendë

BRITANI E MADHE- Bota nuk është aspak gati, por ekspertët paralajmërojnë një tjetër pandemic! Numri i të infektuarve me gripin e shpendëve po rritet çdo ditë e më shumë, shkruan DailyMail dhe lloji H5N1 tashmë ka kaluar nga zogjtë te gjitarët. Patogjeni vdekjeprurës tani është një hap më afër kalimit tek njerëzit dhe që shumë shpejt mund të bëjë që bota të përballet me një tjetër pandemi, pas asaj të Covid-19.

Një këshilltar i lartë i qeverisë britanike pohoi se situata po transformohet mjaft shpejt në shkallë globale. 

Profesor Ian Brown, drejtor i shërbimeve shkencore në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (Apha), vuri gjithashtu në dyshim nëse organet shëndetësore i kanë marrë të gjitha mësimet nga Covid dhe nëse strukturat e nevojshme të mbikëqyrjes janë në gatishmëri.

Duke shkruar në revistën The Lancet Microbe , Dr Victor Dzau dhe Profesor Prashant Yadav thanë gjithashtu: Pandemia e Covid zbuloi se si zinxhirët globalë të furnizimit dhe rrjetet e prodhimit ishin të papërgatitur për të përmbushur nevojat e një pandemie!

Ata fajësuan 'mungesitë e zinxhirit të furnizimit, pengesat logjistike' dhe 'kapacitetin e pamjaftueshëm të prodhimit' për dështimet për t'iu përgjigjur në kohë kërcënimit në rritje të të infektuarve. 

Është jetike që mbikëqyrja dhe monitorimi i patogjenëve tani të forcohen, kërkuan gjithashtu dyshja.

Ata propozuan një "sistem gjithëpërfshirës monitorimi" që do të "siguronte paralajmërime të hershme për patogjenët që kanë një potencial pandemik që mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit".   

Dr Dzau, president i Akademisë Kombëtare të Mjekësisë të SHBA-së dhe Profesor Yadav, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Zhvillim Global me bazë në Uashington, thanë se mund të përhapet H5N1 që aktualisht po bën ‘namin’ midis popullatave të shpendëve në botë.

“Potenciali shkatërrues dhe mundësia e shfaqjes së një pandemie të madhe gripi janë të frikshme,”- shtuan ata. 

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjithashtu në një konferencë virtuale këtë javë se 'ne duhet të përgatitemi' për një pandemi të mundshme të gripit të shpendëve.

Ai tha: “Për momentin, OBSH e vlerëson rrezikun për njerëzit si të ulët. Por ne nuk mund të supozojmë se do të mbetet kështu dhe ne duhet të përgatitemi për çdo ndryshim."

Paralajmërimet e shtuara vijnë pasi virusi H5N1 u zbulua se po përhapet midis lundërzave dhe dhelprave në MB. Dhe Skema Skoceze e Mbledhjeve të Kafshëve Detare (SMASS) konfirmoi sot se katër foka të ngordhura, kanë rezultuar pozitive me gripin e shpendëve. Kufomat u dërguan në laboratorë në 2021 dhe në fillim të 2022, por SMASS sapo ka publikuar rezultatet. Ata planifikojnë të testojnë vdekjet më të fundit për virusin. 

Këto zbulime pasojnë konfirmimin e një shpërthimi 'shqetësues' në një fermë në Spanjë në tetor. Qindra luanë të detit kanë ngordhur gjithashtu nga gripi i shpendëve në Peru javët e fundit, thonë autoritetet. Mendohet se zogjtë shtegtarë e kanë transmetuar sëmundjen tek gjitarët që ushqehen me kufomat e tyre të infektuara. Gjithashtu ekziston dyshimi se mund të jetë përhapur midis gjitarëve, gjë që do të tregonte se kemi të bëjmë dhe me një mutacion të mundshëm. Kërkohet testim i mëtejshëm.  Gjatë një konference virtuale të organizuar nga Qendra e Medias Shkencore sot, ekspertët kryesorë ngritën shqetësimet se përgjigja globale e kërkuar për të trajtuar shkallën e çështjes mund të mos jetë gati. 

Profesor Broën paralajmëroi se 'zgjerimi i aftësisë së virusit për të infektuar popullatat e tjera’ është më shqetësues. Ai vuri në pikëpyetje nëse organet shëndetësore kanë sisteme adekuate raportimi për të gjurmuar përhapjen me zhvillim të shpejtë të virusit. Profesor Brown tha: 'A kemi sisteme të mira që janë krijuar globalisht për të gjurmuar dhe monitoruar shpejt ato në lidhje me ngjarjet?

“Shqetësimi im më i madh është a e kemi atë strukturë globale? A i kemi marrë të gjitha mësimet nga Covid?'

Ai shtoi: "Ne e dimë nga Covid se gatishmëria ndaj pandemisë kërkon kohë."

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një numër rekord të rasteve të gripit të shpendëve që nga dimri i kaluar.  Nivelet zakonisht bien në pranverë dhe verë. Dr Ursula Höfle, një profesore në Institutin Spanjoll të Kërkimeve të Lojërave dhe Kafshëve të Egra, tha në konferencën e sotme se shpërthimi i vazhdueshëm ishte 'i paprecedentë' dhe virusi ka 'ndryshuar plotësisht'.

Ajo shtoi: "Jo vetëm që është përshtatur me zogjtë e egër, por është gjithashtu në gjendje të qëndrojë më gjatë".  

Gati 300 raste të konfirmuara të H5N1 janë zbuluar në mesin e shpendëve në Angli që nga fillimi i shpërthimit, në tetor 2021. Megjithatë, numri i vërtetë do të jetë shumë më i lartë. Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve është pretenduesi më i mundshëm për të shkaktuar pandeminë e ardhshme. Ekspertët thonë se kjo është për shkak të kërcënimit të rikombinimit, që rrisin rrezikun që një njeri të infektohet edhe me gripin e shpendëve.

Në artikullin e Lancet, Dr Dzau dhe Profesor Yadav paralajmëruan se një tjetër pandemi mund të 'përputhet lehtësisht' me pandeminë e gripit të vitit 1918, më vdekjeprurësja në historinë moderne, e cila vrau rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën. Globalisht, Covid besohet të ketë shkaktuar 6.7 milionë vdekje. Ka pasur vetëm një rast të një personi britanik të infektuar me H5N1 që nga shpërthimi i vazhdueshëm në tetor 2021. 

Alan Gosling, një inxhinier në pension në Devon, u infektua me virusin në fillim të vitit 2022 pasi rosat e tij, disa prej të cilave jetonin brenda shtëpisë së tij, u infektuan. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, shkalla e vdekjes nga gripi i shpendëve besohet të jetë rreth 50 për qind globalisht. 

gripi i shpendeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet