LIVE UPDATES
Bota

Kosova i bashkohet misionit ndërkombëtar në Gazë, Maqedonci: Po kthejmë borxhin ndaj partnerëve

Parlamenti miratoi fillimisht një kontingjent prej 22 ushtarësh. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëhet fjalë për personel nga fusha të ndryshme ushtarake, përfshirë çminimin dhe eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, planifikimin e operacioneve speciale, si dhe ekipe mjekësore.

11 Maj 2026, 08:17 Nga E. D

Kosova i bashkohet misionit ndërkombëtar në Gazë, Maqedonci:

GAZA- Kosova do të marrë pjesë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gazë. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kështu Kosova po shndërrohet nga konsumues i sigurisë në kontribuues për paqen globale.

Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zyrtarisht 70 vendeve, mes tyre edhe Kosovës, të kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), e cila synon të mbështesë ushtarakisht procesin e paqes në Gazë. Më 11 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në parim i gatshëm të miratonte dërgimin e trupave. Më 30 mars 2026, qeveria e tij e miratoi njëzëri këtë vendim, ndërsa më 17 prill vendimi u votua po ashtu njëzëri edhe në parlament.

Parlamenti miratoi fillimisht një kontingjent prej 22 ushtarësh. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëhet fjalë për personel nga fusha të ndryshme ushtarake, përfshirë çminimin dhe eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, planifikimin e operacioneve speciale, si dhe ekipe mjekësore.

Pjesëmarrja e Kosovës në operacione ndërkombëtare

Kosova ka treguar edhe në të kaluarën gatishmëri të madhe ndaj interesave të politikës së jashtme amerikane, si shenjë mirënjohjeje historike për mbështetjen e Uashingtonit, për shkak të varësisë strategjike nga Perëndimi, por edhe për arsye pragmatike, si shteti më i ri dhe një nga më të vegjlit në Ballkan.

Ministri Maqedonci kujton se në vitin 2021 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në një operacion nëLindjen e Mesme, së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës, në kuadër të operacionit "Inherent Resolve”, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht vepron një ekip instruktorësh të FSK-së, si pjesë e operacionit "Interflex”, për trajnimin taktik të rekrutëve ukrainas. Në Kosovë po trajnohen gjithashtu oficerë, ushtarakë dhe profesionistë ukrainas në fushën e çminimit.

Kosova ka marrë pjesë edhe në operacione të tjera, si në Ishujt Falkland dhe në Belize, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kësaj, FSK-ja ka zhvilluar më herët edhe operacione humanitare në Turqi dhe Shqipëri.

Shpresa për forcimin e pozitës ndërkombëtare

Kosova shpreson që pjesëmarrja në misionin në Gazë do ta forcojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe do t'i sjellë prestigj dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

"Për herë të parë, Kosova po merr pjesë në një mision të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, edhe pse ende nuk jemi anëtare e Kombeve të Bashkuara”, thotë Maqedonci.

"Është një operacion me rrezik, por ajo që është e rëndësishme për Kosovën është se kjo pjesëmarrje po e shndërron vendin tonë në kontribuues të sigurisë globale. Pra, nga një vend që për vite me radhë ka qenë konsumues i sigurisë përmes mbështetjes nga trupat e KFOR-it, po shndërrohemi në një vend që kontribuon për sigurinë globale.”

Maqedonci: Nuk ka mision paqeruajtës pa rreziqe

Sipas ministrit Maqedonci, nuk ekziston asnjë mision paqeruajtës pa rreziqe dhe kërcënime. "Ne jemi të vetëdijshëm se pjesëtarët tanë që do të operojnë atje mund të përballen me kërcënime dhe rreziqe, duke përfshirë edhe rrezikun për jetën. Megjithatë, ky është çmimi i kontributit për paqe dhe siguri”, thotë ai.

Sa i përket rolit të FSK-së në Gazë, Maqedonci thekson se misioni do të ketë karakter kryesisht humanitar. "Ky mision do të jetë para së gjithash humanitar, do të kontribuojë për vendosjen e paqes dhe do të ndikojë në rimëkëmbjen e Lindjes së Mesme, gjegjësisht të Gazës.”

Ai bën të ditur se Kosova tashmë ka dërguar në rajon një ekip parapërgatitor, i cili po koordinon aspektet logjistike me partnerët ndërkombëtarë. "Po koordinohen çështje si akomodimi, koha e zbarkimit dhe mënyra se si do të operojnë njësitë tona në terren”, thotë Maqedonci.

Detyrat kryesore

Sipas tij, detyrat kryesore të kontingjentit kosovar do të lidhen me mbështetjen humanitare, çminimin, komunikimin civilo-ushtarak me popullatën lokale dhe detyrat planifikuese në kuadër të FNS-së.

Maqedonci shton se Kosova dhe Shqipëria tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe po bëjnë përgatitjet në bashkëpunim me ushtrinë amerikane, e cila udhëheq Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Megjithatë, përbërja e plotë e vendeve kontribuuese ende nuk është finalizuar./DW

gaza ejup maqedonci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet