Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas raportit, ekspertët e grupit kanë identifikuar 250 faqe të internetit që kanë publikuar materiale dezinformuese për këto dy shtete, në krahasim me 116 në muajin mars.
SHBA- Numri i faqeve në internet që përhapin dezinformata për Rusinë dhe Ukrainën, është rritur më shumë sesa dyfishi prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Kështu është thënë në raportin e grupit me bazë në Nju Jork, NewsGuard.
Sipas raportit, ekspertët e grupit kanë identifikuar 250 faqe të internetit që kanë publikuar materiale dezinformuese për këto dy shtete, në krahasim me 116 në muajin mars.
Në të është thënë se platformat sikurse, Google, Twitter, Facebook dhe TikTok, kanë vendosur “në disa shtete masa të përkohshme kundër platformave të propagandës ruse sikurse RT dhe Sputnik, pasi Komisioni Evropian ua ka ndaluar transmetimin këtyre dy mediumeve të financuara nga Kremlini”.
Megjithatë, sipas raportit, “një numër i madh i faqeve tjera të identifikuara nga NewsGuard shpërndajnë lirshëm mite në internet”.
Raporti ka përmendur 54 “mite” që përhapen nga këto faqe për luftën pesëmujore në Ukrainë, apo edhe për tetë vjetët e konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit.
Aty përfshihen “pretendime se Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë në Ukrainë për zhvillim të armëve biologjike, se trupat ruse nuk janë përgjegjëse për masakrën e civilëve në Buça në muajin mars, se rusët nuk kanë sulmuar stacionin e trenave në Kramatorsk në lindje të Ukrainës”, ka thënë grupi.
Në shumicën e faqeve nuk shihen pronarët dhe ato prezantohen si institute të pavarura apo si organizata joqeveritare.
Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, e ka përshkruar së fundi dezinformimin si “problem në rritje në BE, andaj duhet të marrim masa shtesë”.
NewsGuard ka nisur të gjurmojë dezinformatat për Rusinë dhe Ukrainën, pak pasi mijëra trupa ruse të niseshin në kufirin ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL/
lija e majmunit GJERMANI- Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë...
gaz BRUKSEL- Plani i gazit emergjent i Bashkimit Evropian hyri në fuqi të martën, me shtetet anëtare që iu kërkua t...
foto ilustruese SERBI- Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi ...
Policia KOSOVË- Një rast “rrëmbim në tentativë” ka ndodhur dje në Prishtinë. Një vajzë ësht&e...
Google SHBA- Google ka kërkuar falje për një problem të përditësimit të softuerit që shkaktoi një ndërpre...
raketa ruse RUSI- Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian në Hapësirë. Ky lajm vjen teksa Moska dhe Teh...
Trump dhe Grenell SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe ish-ambasador në Gjermani, Tichard Grenell ka thënë...
studimi SHBA- Shkencëtarët e qelizave embrionale thonë se kanë krijuar për herë të parë “embrione sintetike&r...
Scholz GJERMANI- Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë E-maile të kancelarit të sotëm, O...
Zelenskyy UKRAINË- Vendet perëndimore duhet të mbyllin kufijtë e tyre për të gjithë rusët, tha presidenti ukrainas ...