Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Familjarët e Andy Huynh, 27-vjeçar dhe Alexander Drueke, 39-vjeçar, të dy nga Allabama, kanë thënë se 15 qershori ka qenë dita e fundit kur kanë kontaktuar me ta
Dy veteranë amerikanë, të cilët kanë qenë duke iu ndihmuar forcave të armatosura ukrainase në luftën kundër Rusisë, është raportuar të jenë zhdukur në rajonin lindor ukrainas të Harkivit, dhe besohet se janë zënë nga trupat ushtarake ruse.
Familjarët e Andy Huynh, 27-vjeçar dhe Alexander Drueke, 39-vjeçar, të dy nga Allabama, kanë thënë se 15 qershori ka qenë dita e fundit kur kanë kontaktuar me ta.
Familjarët dhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se ende nuk është konfirmuar dyshimi nëse dy burrat janë në duart e forcave ruse. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë më 16 qershor se Uashingtoni nuk e ka kontaktuar Moskën sa u përket dy shtetasve amerikanë.
Nëse Huynh dhe Drueke janë zënë, ata do të bëhen dy rastet e para të konfirmuara të shtetasve amerikanë që janë zënë nga forcat ruse, prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se nëse raportimet konfirmohen, Uashingtoni do të bëjë “gjithçka që mundet për të kthyer dy burrat”.
Javën e kaluar, dy britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, si dhe një shtetas maroken, Saaudun Brahim, janë dënuar me vdekje nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, për shkak të “aktiviteteve mercenare”.
Të tre kanë qenë duke shërbyer për ushtrinë ukrainase, kur janë zënë nga separatistët pro-rusë. Britania e Madhe, Kombet e Bashkuara, Ukraina dhe Gjermania, kanë dënuar këto vendime.
Familja e Aslinit, ka thënë se ai dhe Pinner, kanë qenë duke jetuar në Ukrainë kur ka shpërthyer lufta në muajin shkurt dhe “si anëtarë të forcave të armatosura ukrainase, ata duhet të trajtohen me respekt, sikurse të burgosurit e luftës”.
Babai i Saaudun Brahim, ka thënë më 13 qershor se djali i tij ka pasur po ashtu shtetësi ukrainase, andaj duhet të trajtohet siç e meriton.
Marrë nga REL
Siri SIRI- Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të thonë se kanë kapur një udhëheqës të lartë t&eum...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të diskutojnë zgjatje...
Foto ilustruese UKRAINË-Tre liderët e Gjermanisë, Italisë dhe Francës ndodhen tani në Irpinë duke parë nga afë...
Perparim Rama KOSOVË-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në një konferencë për media...
Policia e Kosoves KOSOVË- Një nga veteranët e UÇK-së që po protestojnë në oborrin e Kuvendit, i ka vendosur n&eum...
Protesta ne Kosove KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërpreu seancën dhe e shtyu për në orën 13:00 pas tensioneve mes ...
Foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Një institut me bazë në SHBA, ka njoftuar se Koreja e Veriut duket se po zgjeron punën n&eum...
Protesta e veteraneve te UÇK-se KOSOVË- Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën e cila po mbahet nga vetera...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pjesë e seancës së sotme të Kuvendit dhe kamer&eu...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Ka nisur dhe po vijon me debate dhe tensione seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku kryetari i grupit parlamentar...