LIVE UPDATES
Bota

DW: Shqetësim për përhapjen e luftës së Ukrainës në perëndim

Varshava kritikon ashpër Bjellorusinë. Në Poloni është rritur shqetësimi për përhapjen e luftës në Ukrainë pas njoftimit të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko për njësi ushtarake të përbashkët me Rusinë.

17 Tetor 2022, 08:12 Nga I.A
DW: Shqetësim për përhapjen e luftës së Ukrainës
Aleksander Lukashenko dhe Vladimir Putin

UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën kufitare pranë Bjellorusisë. Sipas regjistrimive filmike të agjencive Reuters dhe AP shihen ushtarë ukrainas që përgatiten në rast të një sulmi nga veriu. Rreziku është realist, është i mendimit komandanti i njësive ushtarake ukrainase, Serhiy Naev. Nuk duhet harruar që Bjellorusia është aleate e Rusisë në agresionin kundër Ukrainës. "Ne llogarisim me një spektër të gjerë të kërcënimeve dhe bëjmë gjithçka që këto kërcënime të mos bëhen realitet."

Njësi ushtarake me Rusinë

Vetëm para pak ditësh, Lukashenko bëri të ditur, se do të krijiohet një njësi e përbashkët ushtarake ruse-bjelloruse. Ai e argumentoi këtë me ashpërsimin e gjendjes në kufirin perëndimor të Bjellorusisë. Krijimi i forcave të armatosura të përbashkëta ka filluar, u shpreh Lukashenko në një takim me ushtarakë të lartë në vend. "Udhëheqja ushtarake e NATO-s dhe disa shtete europiane e mendojnë hapur mundësinë e një agresioni kundër vendit tonë deri në një sulm atomik. Përmes kanaleve jozyrtare ne jemi paralajmëruar, se është planifikuar një sulm në territorin tonë, sipas modelit të sulmit në urën e Krimesë."

Vullnetarë bjellorusë, kundërshtarë të Lukashenkos ushtrojnë me armë para se të luftojnë në Ukrainë
Këto zhvillime në Bjellorusi kanë rritur së tepërmi shqetësimin në Poloni nga një zgjerim i luftës drejt perëndimit. Zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz tha para televizionit polak, TVP se perëndimi duhet të bëjë gjithçka që të pengojë një hyrje të drejtpërdrejtë të Bjellorusisë në luftë kundër Ukrainës. "Lukashenko ka filluar aksione të ndryshme në kufirin me Ukrainën, për të tërhequr pjesë të forcave të armatosura ukrainase në kufirin me Bjellorusinë që ato të mungojnë në frontin jugor. Shtetet perëndimore duhet t'ia bëjnë shumë të qartë qeverisë në Bjellorusi, se çfarë pasojash do të kishte kjo, nëse Bjellorusia merr pjesë aktive në këtë luftë."

Tichanovskaja nuk beson në ndërhyrjen direkte të Bjellorusisë

Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave bjelloruse nuk e shikon si mundësi reale drejtuesja e opozitës bjelloruse në ekzil, Svetlana Tichanovskaja. Ushtria e vendit të saj nuk është e gatshme për këtë, tha ajo në një fjalim para Parlamentit Europian këtë javë. "Unë dyshoj, se ushtarët bjellorusë do të merrnin pjesë në këtë luftë. Por Lukashenko po krijon situatën e kërcënimit, ai flet për një kërcënim nga ana e Ukrainës, nga armiqtë e jashtëm dhe se Bjellorusia duhet të mbrohet. Por populli në Bjellorusi e kupton shumë mirë, se nuk ka asnjë rrezik nga Polonia, Lituania apo ndonjë vend tjetër demokratik në Europë. Lukashenko përmbush vetëm dëshirën e bosit të tij, Putinit."

Në fillim të luftës në Ukrainë në shkurt, ushtarët rusë depërtuan nga Bjellorusia në Ukrainë deri në zonat rreth Kievit. Nëse ushtarët rusë do të zhvendoseshin sërish në Bjellorusi, do të ketë rezistencë në vend, tha Tichanovskaja në "Forumin e Sigurisë së Varshavës" në fillim të muajit. "Ka shenja, se sërish trupat ruse do të zhvendosen në Bjellorusi. Partizanët tanë përgatiten për një rast të tillë, edhe pse për akte të tilla sabotazhi dënimi është me vdekje. Por bëhet fjalë edhe për të ardhmen tonë. Pa një Ukrainë të lirë, nuk do të ketë Bjellorusi të lirë."

serhiy naev lufta ukraine-rusi svetlana tichanovskaja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet