LIVE UPDATES
Bota

DW: Punëson AfD në Bundestag ekstremistë të djathtë?

Gazetarët raportojnë se në një zyrë të një godine të Bundestagut është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD. Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime të BR.

18 Mars 2024, 08:49 Nga h.k
DW: Punëson AfD në Bundestag ekstremistë të djathtë?
Foto ilustruese

GJERMANI-Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayerischen Rundfunks" (BR) në Gjermani nxorrën në dritë, se në Bundestag janë të punësuar persona që janë të angazhuar në organizata ekstremiste të djathta, apo që konsiderohen si ekstremistë të djathtë dhe vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Kjo i ka shqetësuar shumë deputetët dhe punonjësit e Bundestagut.

Gazetarët raportojnë se në një zyrë të një godine të Bundestagut është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD. Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime të BR.

Më shumë se 100 punonjës që kategorizen me qëndrime armiqësore kushtetuese

Sipas hulumtimeve të radios publike gjermane, BR, AfD ka punësuar në parlament më shumë se 100 persona që kategorizohen nga Mbrojtja Kushtetuese si ekstremistë të djathtë. AfD e ka hedhur poshtë këtë raportim, dhe kryetarja e grupit parlamentar, Alice Weidel u shpreh këtë javë se, "kjo është kaq qesharake dhe aspak me gjasa." Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, SPD, megjithatë do të verifikojë, nëse janë të nevojshme rregullore sigurie më të ashpra. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt bëri fjalë për një rrezik për demokracinë parlamentare.

Kush do të punojë në parlamentin gjerman ka nevojë për një dokument hyrjeje. Për këtë autoritetet përkatëse i kalojnë të dhënat e aplikuesit për "një verifikim besueshmërie" tek policia. Nga viti i kaluar kjo procedurë mund të përsëritet njëherë në vit. Nevojitet edhe një dëshmi nga policia. Nëse aty ka të dhëna informohet punëdhënësi i drejtpërdrejtë. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Yvone Magwas, CDU thotë se "qëllimi duhet të jetë që të qëndrojnë jashtë parlamentit punonjës që vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Bundestagu në rast dyshimi duhet të ketë mundësinë të pyesë të Mbrojtja Kushtetuese."

Nga marshimi me neonazistët tek një zyrë në Bundestag?

Personat, për të cilat bëhet fjalë punojnë ose në Bundestag ose në zyrat e qarqeve zgjedhore të deputetëve të AfD-së në të gjithë Gjermaninë. Sipas BR, mes tyre ka edhe nga ata që përmenden me emër nga Mbrojtja Kushtetuese, ose që kanë pozicione drejtuese në organizatat e vëzhguara. Madje, sipas kësaj medie, BR, në kolegiumin e AfD-së gjen edhe punonjës që kanë marrë pjesë në marshimet e neonazistëve në Kemnic, Dortmund, Drezden, MAgebdurg dhe Cvikau. Disa persona dalin me lidhje me grupimin, Qytetarët e Rajhut (Reichsbürger) të cilët nuk e njohin shtetin gjerman. Konkluzioni i hulumtimeve: Më shumë se gjysma e deputetëve të AfD-së punëson persona që janë aktive në organizata, që kategorizohen si ekstremiste të djathta nga Mbrojtja Kushtetuese. Edhe Alice Weidel dhe Tino Chrupalla kanë persona të tillë në radhët e të punësuarve të tyre

Politikani i CDU: Fjalimet e AfD-së të kujtojnë zëdhënësin e Kremlinit

Një nga tiparet e grupimeve ekstremiste të djathta apo armiqësore kushtetuese është afërsia me propagandën e presidentit rus, Vladimir Putin. Eksperti i CDU-së, për çështjet e jashtme, Jürgen Hardt tha për Deutsche Wellen, se "disa nga formulimet e AfD-së këtu në Bundestag tingëllojnë si ato që dëgjojmë nga Kremlini. Këto fjalime janë shkruar nga njerëz që janë shumë pranë me përfaqësuesit e radikalëve të djathtë dhe persona që shpërndajnë idetë e Putinit këtu në Gjermani."

Për të Gjelbrit dhe kryetaren e grupit të tyre parlamentar, Britta Haßelmann rasti i një ish-deputeti dhe sot me gjasë i një punonjësi, si Pasemann është veçanërisht i rrezikshëm. "Hulumtimi është alarmues në lidhje me atë që AfD nga njëra an liron nga detyra njerëz nga spektri i partisë dhe në të njëjtën kohë me gjasë i punëson si punonjëse apo punonjës në Bundestagun gjerman."

Hulumtimet e BR të kujtojnë zhvillimet e nëntorit 2020. Në kulmin e pandemisë së Coronës politikanët u ngacmuan brenda Bundestagut nga vizitorët, u filmuan dhe fyen. Mes tyre edhe ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Këta persona filmuan, se si ministri Altmeier ngacmohej para një ashensori dhe e vendosën në internet. Nga një raport sigurie i policisë së Bundestagut del, se katër vizitorë agresivë ishin ftuar nga tre deputetë të Bundestagut. Alice Weidel që atëherë ishte kryetare e grupit parlamentar, tha se shpreh keqardhje për incidentin. Kundër tre personave agresivë u vendos ndalimi i hyrjes në Bundestag dhe një gjobë prej 800 eurosh./DW

ekstremi i djathte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet