LIVE UPDATES
Bota

DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u

Të shuash llogarinë tënde në Facebook është një ide e mirë për shumë arsye. Ditët e fundit është diskutuar sërish shumë për lirinë e shtypit, sepse miliarderi, Elon Musk do të blejë Twitter-in. Por për ndërlidhjen e plotë të gazetarisë me facebook-un ka vite që nuk ka asnjë indinjim i madh. Pse?

11 Qershor 2022, 09:36 Nga A.B

DW: Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u

Të largohesh nga Facebook-u, tingëllon si gjë e thjeshtë, por nuk është e tillë. Kur është momenti i duhur për gazetarinë që të shpallë pavarësinë dhe të shkëputet nga Facebook-u?

Të shuash llogarinë tënde në Facebook është një ide e mirë për shumë arsye. Ditët e fundit është diskutuar sërish shumë për lirinë e shtypit, sepse miliarderi, Elon Musk do të blejë Twitter-in. Por për ndërlidhjen e plotë të gazetarisë me facebook-un ka vite që nuk ka asnjë indinjim i madh. Pse?

Rrjeti social Facebook ka kohë që është kthyer në pjesë të pandarë të jetës sonë të përditshme. Unë marr rregullisht e-mailë nga drejtuesit e redaksisë me shifra që tregojnë klikimet në Facebook të artikujve më të suksesshëm. Kjo është një mënyrë për motivimin e gazetarëve. Motivim për çfarë? Kur pikërisht ndodhi që klikimet në këtë platformë sociale të kthehen në një nga treguesit e rëndësishëm për gazetarinë? Aq i rëndësishëm, saqë unë nuk jam më e sigurt nëse mund ta përballoj nga pikëpamja profesionale shuarjen e llogarisë që kam në facebook. Çfarë do të ndodhte me rrjetet e ngritura në vite, me grupet e panumërta ku kalojnë temat e rëndësishme, të pafundme? Dhe çfarë do të vinte më pas? Cila është alternativa për shpërndarjen e përmbajtjeve, të cilat unë mendoj se kanë rëndësi shoqërore dhe dua t’i shpërndaj, siç kam mësuar të bëj për vite me radhë në Facebook? Nëse unë nuk kam më akses tek kjo platformë, a ka mundësi që vazhdoj të ekzistoj?

Shuarja e llogarisë duket në momentin e parë shumë e bezdisshme. Do të ishte shumë më e lehtë po të besosh dhe të bindesh, se FB është për gazetarët vetëm një mjet shpërndarës i prodhimeve gazetareske.

Dhe meqenëse ne gazetaret dhe gazetarët gjetëm rehat-rehat strehë tek facebook-u, Koncerni Meta ka provuar të hedhë një hap më tutje. Në projektin Meta Journalism mësojmë “të tregojmë histori që kanë rëndësi”. Tani na duhet të mësojmë që të tregojmë histori, që u pëlqejnë algoritmeve në mënyrë që reklamat që bashkangjiten të përshtaten mirë me Content-in, përmbajtjen, që vjen nga redaksitë.

Një rrugë alternative do të ishte natyrisht, që Meta më në fund të ndalojë së prezantuari njësoj, ose më mirë të themi më poshtë si Contentin professional gazetaresk, ashtu edhe fjalimet që nxisin urrejtjen, fake-news dhe shprehjet emocionale të mendimit. Por kjo as që shtrohet për diskutim.

Në vend që të bëjë këtë Facebook-u preferon të vazhdojë me blerjet: në vitin 2019 për gazetarinë lokale në botë u dha një ndihmë prej 300 milionë dollarësh. Paratë u dhanë për programet e lajmeve, për parneritetet dhe përmbajtjet. Për Koncernin e Facebook-ut këto para janë para xhepi, por për gazetarinë e financuar vazhdimisht keq dhe për të rinjtë e talentuar, të cilët duhet të mësojnë që në fillim të bëjnë storytelling sipas linjave të platformës dhe jo sipas mënyrës gazetareske të punës, ato para janë shumë.

Më në fund thonë përkrahësit e modelit, sektori i mediave ka vënë nën kontroll humbjet e krijuara gjatë shpërndarjes, humbje për të cilat frikësohet marketingu. Por unë mendoj, se në të njëjtin moment që ndodh kjo ne i japim lamtumirën integritetit tonë gazetaresk.

Prandaj ne duhet të ndahemi nga Facebook-u. Edhe nëse në momentin e parë kjo shkakton dhimbje. Ne duhet të shkëputemi nga imazhi që kemi në kokë, nga fillimi i romancës sonë, kur i festuam mediat sociale si demokratizim i informacionit dhe duke qenë të infektuar ishim të gatshëm të injoronim rreziqet.

Së fundmi gjatë sulmit ndaj Capitolit në Uashington në fillim të vitit 2021, ne të gjithëve duhet të na jetë bërë e qartë se mediat sociale duhet të marrin përgjegjësinë. Shtrirja e Fake News dhe e dezinformimit, të cilat mund të përhapen pa pengesë, ishte më e rëndësishme se sa turbullimi i shkaktuar tek miliona njerëz, turbullim që u përshkallëzua në dhunë.

Koncerni mund të verë nën kontroll shpërndarjen e propagandës, vetëm se kjo do të kushtonte shumë më shumë para. Meta nuk është e detyruar ta bëjë këtë, sepse Meta është një koncern dhe punon sipas principeve të ekonomisë së stregut. Përfitimi është në plan të parë. Por cila është arsyeja për ne gazetarët, që të vazhdojmë të kontribuojmë në dominimin e informacionit nga ky koncern? Kur arrin momenti i duhur për redaksitë e kësaj bote, për të ruajtur pavarësinë e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj gjëje?

Një lajm të mirë e kemi megjithatë: Pavarësia është vetëm iluzion. Ne lëkundemi duke besuar se Facebook-u edhe sot do të na garantojë një shtrirje të mirë. Por ndërkohë e dimë shumë mirë që kjo gjë nuk është e vërtetë. Sepse ndërkohë algoritmi kujdeset që ne të mos e arrijmë kurrë shtrirjen e dëshiruar ose të ëndërruar, sepse ne nuk luajmë me rregullat e Storytelling të platformës ose sepse thjesht, ne nuk paguajmë për shtrirjen e përmbajtjeve tona.

Ka ardhur koha për gazetarinë që të ecë në rrugën e vet dhe t’i marrë vetë në dorë zhvillimet në shpërndarjen e informacioneve digjitale. Gazetari e pavarur do të thotë edhe që të paktën ne të përpiqemi që të krijojmë platformat tona, të krijojmë vendet që përmbushin kërkesat dhe prezantojnë “Safe Spaces” për ata që kërkojnë informacion të besueshëm dhe të sigurt. Dhe një ide tjetër këtu: Gazetarët duhet të bëjnë gazetari në kohën që punojnë. Marketingu është tjetër gjë.

Llogaria ime në Facebook është deaktivizuar ndërkohë. Për të lexuar dhe ndjekur artikujt e kolegëve të mi, unë kam shkarkuar aplikacionin e Deutsche Welles. Është shumë këndshëm që të lexosh artikujt pa u ndërprerë nga videot shokuese dhe fjalimet që nxisin urrejtjen.

Prandaj trendi dhe Hashtagu im i preferuar për vitin 2022 është #leavefacebook. Dhe nëse kjo gjë nuk është kthyer ende në trend, duhet të kthehet menjëherë. Sepse në gjithë preferencat për të diskutuar modelet e biznesit në sektorin e mediave, ne duhet të kthehemi mbrapsht tek vlerat tona: Informacioni i vlefshëm është e drejtë njeriu. Pushteti mbi informacionin, dizajnimi i informacionit, vendet në të cilat duhet të përgatitet dhe shpërndahet informacioni, të gjitha këto kanë aktualisht të njëjtën vlerë me pushtetin për interpretimin e realitetit.

Ne ose largohemi nga Facebook ose ia lemë në të ardhem Meta-s marrjen e vendimeve dhe interpretimin se çfarë duhet të mendojnë njerëzit se është e vërtetë. Ky është çmimi që paguan gazetaria për shtrirje më të madhe tek e vërteta./dw

gazetari facebook

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës