LIVE UPDATES
Bota

DW: Plani i Gjermanisë për tërheqjen e punëtorëve nga jashtë, ja masat lehtësuese

Për të tërhequr punëtorë nga jashtë, qeveria gjermane planifikon të vendosë stimuj tatimorë për ta. Ka dhe masa të tjera lehtësuese.

28 Korrik 2024, 09:04 Nga r.ll
DW: Plani i Gjermanisë për tërheqjen e punëtorëve nga
foto ilustruese

GJERMANI- Si pjesë e "iniciativës së saj të rritjes", qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto. Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive mbi të ardhurat në masën prej 14 për qind deri në maksimum 45 për qind, varësisht nga të ardhurat.

Ndërsa përkrahësit e kësaj mase për punëtorët e huajduan ta bëjnë tregun gjerman të punës sa më tërheqës financiarisht për punëtorët e huaj të kualifikuar, ata kundërshtohen ashpër nga përfaqësuesit e sindikatave. Sindikatat i frikësohen një "sistemi të taksimit të dyfishtë".

Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck, nga ana tjetër, thekson se ekspertët preferojnë të shkojnë në vende të tjera, për shembull në Skandinavi, për shkak të kushteve më të mira tatimore dhe beson se "ia vlen të provohet kjo masë dhe të sjellë njerëz në Gjermani në këtë mënyrë."

Ministri Federal i Financave Christian Lindner u referohet rregullave të ngjashme që ekzistojnë në shumë vende të tjera evropiane.

Ja si duket në disa prej tyre.

Portugalia

Vendet e Evropës Jugore po përpiqen veçanërisht të tërheqin ekspertë me stimuj tatimorë. Gazeta Süddeutsche Zeitung e hetoi këtë në shembullin e Portugalisë. Atje, personat me të ardhura të larta dhe përkthyes të pavarur, të cilët mund të punojnë nga kudo në botë, do të joshen nga një normë të thjeshtë tatimesh mbi të ardhurat prej 20 për qind e vlefshme për dhjetë vjet. Normalisht, në këtë vend punonjësit paguajnë një taksë progresive prej 14.5 deri në 48 për qind.

Kushti për aplikimin e normës 20 për qind është që punëtorët të kalojnë më shumë se gjysmën e vitit në Portugali dhe të punojnë atje. Ky rregull nuk zbatohet për pensionet, të ardhurat nga kapitali apo dividendat. Kjo shkaktoi pakënaqësi në vendet e BE-së me taksa të larta mbi kapitalin, pasi pensionistët e pasur filluan të shpërngulen në Portugali.

Kjo është vetëm një nga dhjetëra masat reformuese që Portugalia dëshiron të nxisë ekonominë e saj. Kështu, për shembull, masa e tatimit mbi fitimin synohet të ulet gradualisht nga 21 në 15 për qind.

Sipas të dhënave nga agjencia Reuters, gjithsej 74.000 persona kanë përdorur normën e taksave preferenciale në vitin 2022. Rregulli 20 për qind ekziston në një formë të modifikuar që nga viti 2009 dhe synohej si një nga masat e shumta për të rritur produktivitetin e vendit nën ndikimin e krizës financiare.

Spanja

Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar - a do të ketë lehtësime?Fotografi: picture alliance/dpa/dpa-Zentralbild
Në Spanjën fqinje, ka gjithashtu një normë të reduktuar tatimore për punëtorët e huaj. Kjo "normë tatimore për të huajt” është më e lartë se në Portugali. Këtu zbatohet rregulli, sipas të cilit profesionistët mund të presin një normë tatimore prej rreth 24 për qind.

Italia

Rregullat në Itali janë shumë të ndërlikuara dhe varen nga shumë detaje: sa kohë keni qenë në vend, sa fitoni, varet nga numri i fëmijëve dhe mosha e fëmijëve në familje. Sipas blogut Itaxa (një shërbim online që reklamon "rregullat ndërkombëtare tatimore me fjalë të thjeshta"), deri në 90 për qind të të ardhurave mund të jenë pa taksa - por vetëm në kushte optimale dhe për këtë arsye rrallë.

Suedia

Vendet e Evropës Veriore japin gjithashtu lehtësira tatimore. Një studim i Qendrës së Informacionit të Leibniz për Ekonominë i vlerësoi këto lehtësime tatimore si efektive, por gjithashtu paralajmëroi për efektet negative për vendet e origjinës, pasi ato mund të nxisin një ikje të trurit.

Në Suedi, 25 për qind e të ardhurave janë të përjashtuara nga taksat. Sipas firmës konsulente Ernst & Young, vendi madje rriti stimujt tatimorë në vitin 2024. Punonjësit josuedezë të kualifikuar me të ardhura rreth 10.000 euro në muaj tani duhet të tatojnë vetëm 75 për qind të të ardhurave të tyre për shtatë vjet në vend të pesë vitesh sa ka qenë deri tani.

Danimarka

Në Danimarkë, veçanërisht ekspertë të kualifikuar, për shembull shkencëtarët, paguajnë vetëm 27 për qind të tatimit mbi të ardhurat për shtatë vjet - plus kontributet sociale. Punonjësit e tjerë me një pagë mujore prej rreth 10.000 € paguajnë vetëm një normë tatimore prej 32.84 për qind - edhe pse shkalla më e lartë tatimore në Danimarkë është në fakt 53 për qind.

Holanda

Edhe në Holandë, ekspertët e kërkuar mund të kursejnë ndjeshëm taksat. Aty zbatohet "rregulli 30 për qind” (që do të thotë se pothuajse një e treta e të ardhurave janë pa taksa), që është tërheqëse, por edhe e diskutueshme dhe vazhdimisht në ndryshim.

Rregulli është një mënyrë për të arritur "drejtësinë tatimore", pasi ka shumë opsione për deklarata tatimore individuale me shumë mundësi për zbritje të taksave.

Nga rregullat komplekse shihet se ky nuk është një lehtësim masiv tatimor - as një "bujaritet" i qëllimshëm për të mbushur boshllëqet me emigrantët. Rregulli synon të transferojë sistemin e lehtësirave pa taksa për një periudhë të caktuar te të huajt në Holandë në mënyrë që të lehtësojë përshtatjen e tyre. Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në krahasim me diskutimin që po zhvillohet në Gjermani./DW

gjermani

Sondazh

Poll
Bota 28 Korrik 2024, 08:21 r.ll

Pse është Berlini kryeqyteti i fesë?

berlini BERLIN- Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kryeqyteti gjerman është qyteti më i madh në...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale