LIVE UPDATES
Bota

Planet e Gjermanisë për të ndërtuar bunkerë të rinj lufte, çfarë rëndësie kanë ato

Qytetet gjermane po kërkojnë ndërtimin e bunkerëve të rinj për të mbrojtur popullsinë në kohë lufte. Por kritikët ngrenë pyetjen çfarë rëndësie kanë ato.

28 Korrik 2024, 08:24 Nga r.ll
Planet e Gjermanisë për të ndërtuar bunkerë të
foto ilustruese

GJERMANI- Nuk ka mënyrë më të mirë për të matur zemërimin e një vendi se sa mënyra e hedhjes së vështrimit tek kompanitë që merren me ndërtimin e dhomave ku shkohet për të shpëtuar, të ashtuquajturat dhoma paniku dhe bunkerëve privatë.

Biznesi nuk ka qenë shumë i mirë kohët e fundit për ndërmarrjen Mbrojtja BSSD, kompani private me seli në Berlin, e cila merret me ngritjen e "sistemeve të dhomave të mbrojtjes” për aplikues nga biznesi dhe ushtria.

Përveç pajisjeve të sigurisë së shtëpive, kompania ofron çdo gjë që nga "dhomat e shpëtimit" që kushtojnë rreth 20 000 euro ($21,400 dollarë) deri tek bunkerët e vërtetë që kushtojnë 200 000 euro.

Drejtori teknik i BSSD, Mario Piejde thotë se kompania ka pasur vitet e fundit më shumë kërkesa nga qytetarë privatë, shërbimi i zjarrfikseve, dhe këshillat lokalë, duke shënuar një rritje gjatë pandemisë së COVID-it dhe një kulm që u arrit kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

"Kërkesat dhe interesimi janë në rritje sepse kompanitë që ofrojnë këtë shërbim nuk janë të shumta,” thotë Piejde për DW. "Askush nuk e priste që do të guxohej sërish të hapej një luftë konvencionale në Europë, por historia përsëritet, për fat të keq. Njerëzit që kanë menduar për këtë më parë, janë duke filluar aktualisht me zbatimin e planeve të tyre.”

Bunkerë jofunksionues

Kjo ndjenjë duket se ka kaluar kohët e fundit në rrethet politike: Në një konferencë të ministrave të Brendshëm të landeve, zhvilluar në Potsdam në fillim të qershorit, Ministria e Brendshme Federale prezantoi anën shtetërore me një "raport mbi gjendjen e zhvillimit të konceptit modern të mbrojtjes” për popullsinë gjermane.

Ky raport vjen tre muaj pasi Shoqata gjermane e qyteteve dhe komunave, e cila prezanton 14 mijë këshilla lokalë të vendit, i bëri thirrje qeverisë federale të investojë dhjetë vitet e ardhshme 10 miliardë dollarë për mbrojtjen civile dhe t'i përdorë paratë për të rivënë në punë 2000 bunkerët e periudhës së Luftës së Ftohtë.

Kjo nuk është ndërmarrje e vogël. Zyra Federale për mbrojtjen civile dhe ndihmën në raste katastrofash (BBK) i tha Deutsche Welles se vetëm 579 nga këta bunkerë janë ende të përcaktuar si vende publike mbrojtjeje, dhe ato kanë hapësirë për rreth 478 mijë vetë (ose 0,56 përqind të popullsisë gjermane). Dhe një numër i njëjtë bunkerësh janë "as funksionalë dhe as të gatshëm për t'u përdorur”, që kur sistemi i mëparshëm i mbrojtjes u la mënjanë në vitin 2007.

Një koncept i ri bunkerësh, thotë BBK, është duke u planifikuar të ndërtohet, por raporti i qeverisë federale, publikuar nga media të ndryshme gjermane, thotë se mbrojtja e gjithë popullsisë së vendit do të kërkonte ndërtimin e më shumë se 210 000 bunkerëve, gjë që do të kërkonte 25 vjet dhe do të kushtonte 140,02 miliardë euro.

"Ndërtimi i mbrojtjes së popullsisë është lënë pas dore në 35 vitet e fundit,” thotë Piejde, por rivënia në punë e bunkerëve është gjë e arritshme: "Në ndërtimin e bunkerëve nuk janë bërë ndryshime të mëdha 50 vitet e fundit. Ajo që kërkohet është fortësia e caktuar e mureve, trashësia e mureve dhe sistemet e filtrimit. Ajo që ka ndryshuar është furnizimi me energji dhe eficienca e baterive.”

Sa mund të mbrohesh nga një bunker?

Hans-Walter Borries, drejtor i Institutit për studimet ekonomike dhe të sigurisë, FIRMITAS në Universitetin e Witten-it në Gjermani, mendon po ashtu se çështja e mbrojtjes së popullsisë është lënë shumë pas dore.

Por ai shtron pyetjen se sa të nevojshme janë bunkerët aktualisht, duke pasur parasysh nivelin e fuqisë ushtarake që mund të përdoret në një luftë midis NATO-s dhe Rusisë (nëse ky është skenari për të cilin duhen bërë përgatitjet): Rusia, për shembull, ka tani raketa hipersonike që duke u hedhur nga Kaliningradi mund të arrijnë virtualisht çdo qytet europian brenda dy deri pesë minutash. "Nuk jemi si në Luftën e Dytë Botërore, kur alarmi i paralajmërimit të bombarduesve që fluturonin mbi Hanover në drejtim të Berlinit u jepte njerëzve 15 deri 20 minuta kohë të gjenin një bunker,” thotë Borries, një kolonel në rezervë i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, kur flet për Deutsche Wellen. "Koha e reagimit tani, nuk jep mundësi për të paralajmëruar popullsinë.”

Qeveria federale gjermane e njeh këtë problem. Në raste lufte, thotë raporti i qeverisë, bunkerët e mëdhenj qendrorë mund të jenë më pak të përdorshëm se sa sipërfaqet e decentralizuara mbrojtëse brenda për brenda ndërtesave të banimit. Për këtë arsye qeveria ka në plan t'i rekomandojë qytetarëve të marrin material ndërtimi të lirë dhe që mund të gjendet kollaj, për të ndërtuar dhoma sigurie në bodrumin e ndërtesave, në mënyrë që të mbrojnë veten. 

Paratë 'më mirë të shpenzohen për gjëra të tjera'

Borries nuk është i bindur, sidomos kur kihet parsysh se konflikte të tilla mund të kalojnë në luftë bërthamore, dhe sot armët bërthamore janë në mënyrë të pashpjegueshme më shkatërruese se ato të përdorura nga SHBA në fund të Luftës së Dytë Botërore.

"Ka kohë që efektet nuk janë më si ato të Hiroshimës dhe Nagasakit,” thotë ai. "Me armët moderne, e gjithë Republika Federale Gjermane mund të zhduket me 9 deri 12 raketa."

Bunkerët që mund t'i rezistojnë sulmeve të tilla, thotë ai, duhen ndërtuar mijëra metra thellë në Alpet e Zvicrës. "Mbas sulmeve të tilla, ju nuk do të donit të dilnit më jashtë bunkerit,” thotë ai.

Në vend që të investohen miliarda në ndërtimin e rrjetit të bunkerëve për mbrojtje në raste lufte, Borries thotë se qeveria duhet të këshillohet që të investojë në atë që ai e quan mbrojtje "normale” të popullsisë. Kjo ka të bëjë, thotë ai, me sistemin e paralajmërimit të hershëm, sidomos për katastrofat natyrore si përmbytjet që ka përjetuar Gjermania kohët e fundit, dhe zhvillimin e trajnimeve më të mira për organizatat që ndihmojnë në raste katastrofash.

"Kjo do të thotë më shumë para për trajnime, ushtrime dhe pajisje moderne,” përfundon Borries. "E gjithë kjo ka më shumë kuptim se sa imagjinimi i skenarëve të fundit të botës, kur ju faktikisht nuk keni mundësi të bëni asgjë për të shpëtuar.”/DW

bunkere ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 28 Korrik 2024, 08:21 r.ll

Pse është Berlini kryeqyteti i fesë?

berlini BERLIN- Me rreth 3.6 milionë banorë (të dhënat nga maji 2022), kryeqyteti gjerman është qyteti më i madh në...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale