LIVE UPDATES
Bota

DW: Nga Moska në Beograd one-way ticket

Nga Moska në Beograd one-way ticket Dhjetëra mijë rusë që nga fillimi i luftës së Putinit kundër Ukrainës janë vendosur në Serbi - ndonëse shumë serbë e mbështesin politikën e Moskës dhe qeveria në Beograd nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

13 Gusht 2022, 09:00 Nga d.a.
DW: Nga Moska në Beograd one-way ticket
vucic dhe Putin

SERBI- Qendra e fqinjësisë "Krov" ndodhet në një apartament të ngushtë nën çatinë e një ndërtese në qendër të Beogradit. Dhoma kryesore e veshur me dru të kujton një qilar party-sh si në vitet 1970 në Gjermaninë Perëndimore. Normalisht këtu takohen aktivistë të nismave kulturore në kryeqytetin serb. Sot këtu janë ulur rreth 30 gra e burra të rinj rus në karrike portative në një skenë të improvizuar. Flitet rusisht. E kush ka dëshirë i jepet një mikrofon dhe lejohet të këndojë.

"Unë kam ardhur këtu në prill nga Moska", thotë në bisedë për DW Ilya Piksner, i cili ka organizuar takimin "Open Mic". „Kam ardhur me një biletë me një drejtim, one-way ticket, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe macen." Bashkë me aktoret Illy menaxhon një studio inçizimesh, që prodhon materiale radifonike që nga muzika e deri tek reklamat. "Që nga sulmi ndaj Ukrainës më 24 shkurt situata në Rusi është bërë gjithnjë e më e padurueshme. Ne na u desh thjesht të largohemi."

Menjëherë pas invazionit Illy me shokët e kolegët ndihmonin nga studioja e tyre përmes Telegram dhe të tjerave shërbime messenger ukrainasit e kërcënuar që të largoheshin nga kryeqyteti rus. "Njëri prej nesh p.sh. ka ndihmuar përmes chat-it një vajzë të re, duke i mësuar asaj si të ngasë makinën, në mënyrë që ajo të mund të largonte familjen e vet nga zona e luftës. Nëna e saj kishte pësuar një atak paniku dhe nuk mund ta ngiste vetë makinën." Të tilla aktivitete konsiderohen si tradhëti në Rusinë e Putinit, dhe tradhëtarët kërcënohen me dënime disa vjeçare.

Megjithatë Ilya nuk mund të rrinte indiferent pa ndërmarrë asgjë kundër luftës në Ukrainë. "Ky konflikt është për mua shumë, shumë pranë", shpjegon ai,"shumë miq e kolegë të mi janë nga Ukraina, të afërmit e tyre jetojnë atje, disa madje kanë pasaporta ukrainase. Unë duhet t'i ndihmoj këta njerëz. Por pas pak javësh u bë e qartë, që aktivitete të tilla në Rusi janë me rrezik. "Frika, që dikur ndokush mund të na trokasë në derë, shtohej dita - ditës. Regjimi që pas aneksimit të Krimesë më 2014 është bërë gjithnjë e më agresiv. Eshtë e qartë, që tani që Putin po bën luftë, situata po bëhet edhe më keq."

Mbi 1000 rusë themelues firmash

Por përse zgjedhin ata pikërisht Serbinë? Qeveria në Beograd ndonëse e ka dënuar luftën sulmuese të Rusisë, nuk ka mbështetur vendosjen e sanksioneve kundër regjimit në Moskë. Një pjesë e madhe e opinionit serb ndihet e lidhur me Rusinë për shkak të gjuhës sllave dhe besimit të përbashkët ortodoks, e nuk është vetëm e djathta ekstreme në Ballkanin Perëndimor që e mbështet hapur luftën e Putinit.

Megjithatë që nga fundi i shkurtit vlerësohet se në Serbi janë vendosur 30.000 deri në 50.000 shtetas rusë. Të dhëna zyrtare nuk ka, por është e sigurtë, se që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës dhjetra mijëra rusë kanë hapur llogari bankare në Serbi. Po ashtu mbi 1000 firma, me pronarë që kanë pasaporta ruse, janë regjistruar pranë Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Serbisë, shumica e tyre në sektorin e Tekonologjisë së Informacionit.

Udhëtim pa vizë

"Unë vendosa të vij në Serbi, sepse është një ndër të paktët vende, ku rusët lejohen të udhëtojnë pa vizë", shpjegon Katya Khazina. "Por pavarësisht kësaj është paksa skizofreni, që kundërshtarët e Putinit vijnë pikërisht në vendin, ku shumë njerëz e mbështesin regjimin e Rusisë", thotë moskovitja 34-vjeçare. "Por unë e duroj këtë, sepse e di që kjo nuk është asgjë krahasuar me vështirësitë, që u duhet njerëzve të përballojnë për t'iu shpëtuar luftimeve në Ukrainë."

Në Rusi Katya punon në një shtëpi botuese që merret me problemet e gruas. Prej vitesh ajo ka protestuar rregullisht kundër regjimit të Putinit. Në Beograd aktivistja i është bashkuar organizatës joqeveritare „Gratë me të Zeza", që qysh nga vitet 1990 proteston kundër luftrave në Jugosllavi dhe që nga shkurti protestojnë edhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Edhe përkrahësit serbë të Putinit demonstrojnë rregullisht – për luftën e Moskës dhe një fitore të Rusisë.

"Mungesë njohurish për Rusinë"

"Raportet e serbëve ndaj Rusisë janë të çuditshme", shpjegon Katya. Faktikisht në Serbi shumë pak e mësojnë rusishten, pothuajse askush nuk ka qenë ndonjëherë në Rusi. "Serbët nuk i dinë as shumë paragjykime që kanë shumë rusë ndaj tyre, që p.sh. i përjetojnë ata si punëtorë shumë të ngadalshëm në furnizimin e ushqimit, apo që jetojnë në një standard shumë të ulët." Dashuria e shumë serbëve për Rusinë konsiston kryesisht tek „mungesa e njohurive për jetën në Rusi – pa folur këtu për represionin, brutalitetin, që ushtron regjimi rus jo vetëm në Ukrainë, por edhe kundër shtetasve të vet, e po ashtu se sa masive është propaganda".

Nga shumë bashkatdhetarë në Beograd Katya nuk pret ndonjë gjë. „Në protestat që ne organizojmë vijnë rregullisht rreth 50 apo maksimumi 100 rusë nga ata që jetojnë në Beograd", i tha ajo DW-së. "Shumica e rusëve kanë ardhur në Serbi, sepse atyre nuk u funksionon më Spotify dhe Netflix në shtëpi", shton ajo e zhgënjyer. „Ndër ta ka shumë njerëz apolitikë."

Jo të gjithë serbët i duan rusët

Faktikisht grupi i facebook-ut "rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët bashkë kundër luftës" ka vetëm 3624 anëtarë. "Megjithatë, shpjegon menaxhuesi i grupit Peter Nikitin, "shumica në grupin tonë vijnë ose nga Serbia ose nga vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor." Qëllimi i pranisë në facebook është në radhë të parë, që të informojë opinionin serb për aktivitetet me pjesëmarrjen edhe të rusëve kundër luftës në Ukrainë." Nikitin e quan këtë "Contra-Propaganda".

Opinioni serb e ka mjaft të nevojshme të ketë informacione për rusët dhe Rusinë, sepse krahas rusofilisë së përhapur në masë, në Beograd shpejt takon edhe njerëz që kanë një aversion të thellë kundër gjithçkaje që ka të bëjë me ish-Bashkimin Sovjetik. Kamarieri në restorantin "Mala Slavija" thotë, se i „urren njësoj si rusët edhe ukrainasit": "Ata nuk dinë të sillen dhe mendojnë, se meqënëse kanë shumë para mund t'i lejojnë vetes gjithçka që duan", thotë ai. Ai madje as që do ta besojë, se në Serbi ka edhe shumë nga shtetet post-sovjetike, të cilët nuk i përkasin kësaj kategorie njerëzish.

Shumë serbë gjithashtu nuk e pëlqejnë faktin, se të sapoardhurit nga Rusia po e ngarkojnë tregun e banimit. Serbia është vend i vogël krahasuar me Rusinë, shumica e serbëve pas fundit të „ekzistencës së socializmit real" i blenë banesat dhe banojnë vet në to. Që përpara fillimit të luftës në Ukrainë në Beograd qiratë kanë qenë të larta.

"A po pushtojnë rusët Beogradin?", pyeste në prill 2022 gazeta bulevardeske Blic. "Rusët po blejnë banesa dhe shtëpi pushimi dhe as që duan t'ia dinë për çmimet", shkruhet në artikullin e Blic. Sekserët e pasurive të patundshme në Beograd janë dyfishuar që pas sulmit rus ndaj Ukrainës./DW/

 

marredheniet serbi-rusi ilya piksner

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës