LIVE UPDATES
Bota

DW: Ndryshimi i klimës ndikon në turizmin e Europës Juglindore

Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë

17 Gusht 2023, 10:31 Nga a.l
DW: Ndryshimi i klimës ndikon në turizmin e Europës Juglindore
Foto ilustruese

Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha thatësire, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali.“Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës,” thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling, nga Universiteti i Linnaeus-it në Kalmar të Suedisë, i cili merret me temën e ndryshimit të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vendet e Mesdheut ende të preferuara

Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë. Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, edhe këtë vit vendet mesdhetare janë destinacionet më të kërkuara nga gjermanët. Prognozat e fundit të European Travel Commission, Komisionit Europian të Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara europiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zenë vendin e pestë dhe të gjashtë.

“Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e çështjeve të së ardhmes në Hamburg. Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse. “Prandaj edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t’i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit.”

Megjithatë ekspertët janë të një mendjeje se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare.

Preferenca për Evropën Juglindore në rënie

“Do të ketë ndryshime graduale,” thotë Profesor Gössling. Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore “do të konfrontohen me rënie të turizmit”. Atrakiviteti i Europës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Europa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët.

Kështu mendon edhe studiuesi i çështjeve të së ardhmes, Ulrich Reinhardt. Destinacionet veriore patën që vitin e kaluar rritje kërkese. “Megjithatë turistët edhe në 20 deri 50 vitet e ardhshme nuk do të duan t’i kalojnë pushimet e verës në Skandinavi,” thotë ai.

“Kjo edhe sepse këto vende as nuk janë orientuar as nuk duan të orientohen nga turizmi masiv.”

Prandaj boom do të kenë destinacionet turistike që edhe sot janë orientuar tek udhëtimet, si përshembull Deti i Veriut dhe Deti Baltik, në Evropë pritet të ketë kthim të turizmit alpin dhe rritje e popullaritetit për vendet e Europës Lindore.

Male në vend të detit, Talini në vend të Athinës

Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare. “Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t’i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann,” thotë i sigurt Reinhardt. Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet “punë strategjike përshtatjeje” e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore, thotë studiuesi i turizmit, Stefan Gössling. Për këtë kërkohet menjëherë të bëhet diversifikimi i ofertave turistike. “Në vendet mesdhetare turizmi prej kohësh përqëndrohet tek dielli dhe deti.”

Kjo temë duket të mos jetë prioritare për shembull për Spanjën. Në raportin aktual të shoqatës më të rëndësishme të këtij sektori, Exceltur, fjala “ndryshimi klimës” nuk shfaqet kurrkund. “Shumë hotele reagojnë sipas motos “kondicionerë kundër ndryshimit të klimës”, gjë që i përgjigjet turistëve për momentin, por që nga pikëpamja energjetike ka drejtimin e gabuar”, thotë Reinhardt. Përpjekje të mëdha kërkohen për shembull për mbrojtjen nga përmbytjet, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.

Hapat e parë për të bërë përshtatjen

“Përparimet janë më të ngadalta se duhet,” thotë profesor Jorge Olcina, gjeograf dhe ekspert për ndryshimin e klimës në Universitetin e Alicantes, të Spanjës Jugore. “Por të paktën janë duke u hedhur hapat e parë.”

Kështu në Spanjë është nxjerrë në vitin 2021 ligji për ndryshimin e klimës dhe shumë qytete dhe rajone kanë bërë planet për përshtatjen me kushtet e ndryshuara. Kështu për shembull ka bërë edhe Benidorm, një vend i rëndësishëm turistik në Costa Blanca. Atje në të ardhmen përqëndrimi do të bëhet në sezonet e tjera. Sepse temperatuat në rritje kanë bërë që rrymat e turistëve të ndryshojnë, thuhet në një dokument përkatës. Pushuesit mund të preferojnë në të ardhmen destinacione turistike me klimë më të butë. Por këtë verë kjo gjë nuk ndihet: Shoqata lokale e hoteleve pret që gjatë muajit gusht 90 përqind e dhomave të zihen. /DW

ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet